“ARTISTI I MERITUAR”, RAPSODI SALI MANI NE KERKIM TE DJALIT TE HUMBUR

0
61

(Video… në AlbDreams.net)

Rush DRAGU – AlbDreams, 26 Tetor 2009

Sali Mani

Përfundimisht SFAELT (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet që nga data 27 ose 28 qershor 2004.

“Artisti i Merituar”, rapsodi Sali Mani, jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Ai sot është në gjëndje jo të mirë shendetesore,nga një semundje e rëndë dhe është duke u mjekuar në spitalet e shtetit të Michiganit në SHBA.

E vizituam në spital dhe na tregoj historine e të birit Sfaelt (EDI) Sali Mani dhe na u lut që të kontaktojmë më Aida Shtino drejtuese e emisionit “Njerëz të humbur” në TVKLan për ta futë në axhenden e punës së tyre.

Për të ndihmuar edhe ne menduam që të njoftojmë historinë e djalit të Artistit Sali Mani në revistën tonë online ALBDREAMS.

SFALET SALI MANI ( E therrasin EDI)

Sfalet (Edi) Sali Mani

Datëlindja 26 dhjetor 1969

Vëndelindja : Koplik

Punuar në Gjermani 1998 -2002

Emigruar në SHBA 2002, ku dhe bashkohet me prinderit. Jeton ne shtetin e Michiganit 2002-2004.

Ne vitin 2004, Zyra Federale e Emigracionit Amerikan i refuzon leje qendrimin në SHBA dhe e kthen në Shqiperi me 26 qershor 2004. Në aeroportin e Rinasit ne Tiranë e pret një kusheri i tij nga Vrakë e rrethit Malësi e Madhe, me të cilin udheton atë ditë me qellim edhe për “Të shndosh kryet” për axhe te Tij të vdekur, njekohësisht edhe babai i atij që e ka pritë.

Sipas thënjeve të djalit të axhes se Edit (Sfaeltit) i quajtur Riza Imeri, ata kanë arritë në Vrakë dhe pasi kanë pi kafe ,Edi ju është lutur për ta çua në Shkoder, në Lagjen Kiras tek djali i halles së tij ,Çel Shabani.Kanë arritë në Kiras rreth orës 21:00 të asaj natë.

Atë natë kishte një ndeshje te rendësishme të kampionatit evropian të fotbollit dhe në shtëpinë e Çel Shabanit po e ndiqnin shoqërisht; familjarë dhe të afërm të tyre.

I kanë thënë që të shohin bashkërisht ndeshjen por ai e ka refuazuar duke thënë:

– Sikur ndeshja të luhet mbas shtëpisë së hallës nuk dal me pa – dhe është larguar nga shtëpia vetun.

Keto që po ju them unë, na tha ne Sali Mani, mi kanë thënë, Rizaja dhe Çela.

Mendohet se është larguar për Tiranë që sipas Sali Manit, ai (Edi) ka pasë gjithmonë dëshirë për të jetua dhe punua atje.

Bile thotë Saliu se nganjeherë i kishte shpreh edhe në Amerike se është mirë të jëtosh në Tiranë, por prinderit ja kishin refuzuar, duke i thënë: “Nuk mund të jetohet atje (Tiranë)”.

Ndërsa Edi ua kishte kthye: -Atje jetojnë mbi një milion njerëz e si nuk mund të jetoj unë.

Perfundimisht SFAELT (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet që nga data 27 ose 28 qershor 2004.

I bëjmë thirrje të gjithë atyre që e kanë pa në këtë kufi kohor të telefonojnë në numrin e celularit të Sali Manit +1 248 925 7550