Nuk merr vizën futja e fesë në shkolla

0
41

Prishtinë, 29 gusht – Plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për arsimin parauniversitar kanë zgjuar debat ndër ligjvënës, në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën po shqyrtohen 14 projektligje në lexim të dytë. Bëhet fjalë për përpjekjen që në shkolla të futet mësimi fetar, i cili u refuzua nga shumica e deputetëve.

Kryeministri Thaçi ne seancën e Kuvendit ka deklaruar se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të prezantohen të arriturat në Kosovë kohët e fundit. “Nga Këshilli i Sigurimit presim mbështetje për rend dhe ligj në Kosovë”, ka theksuar kryeministri.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputeti të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për bisedimet të cilat do të mbahen më 2 shtator, kreu i ekzekutivit ka thënë se Kosova nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu. Sipas tij, Kosova është në pozitë shumë më të favorshme se Serbia dhe ka shtuar se është demaskuar plotësisht ideja e Beogradit për ndarjen e Kosovës. “Kemi marrë reagime nga BE-ja dhe SHBA-ja për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës”, ka deklaruar kreu i qeverisë.

Thaçi ka reaguar dhe për dy ligje që kanë të bëjnë me qendrën historike e kulturore të Prizrenit dhe të fshatit Hoçë e Madhe, duke thënë se nuk është aspak i befasuar me kundërshtimin e Vetëvendosjes për këto ligje. Por ka theksuar se është i befasuar nga ata deputetë që kanë qenë pjesëmarrës në negociatat e Vjenës për statusin dhe të cilët kanë kundërshtuar. “Këta deputetë po bëjnë zhurmë që kinse po krijohet një mini shtet brenda Kosovës dhe se po ndahet Kosova, por praktika e ka dëshmuar të kundërtën deri tashti”, ka theksuar Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t”i miratojnë projektligjet që dalin nga pakoja e Ahtrisarit duke iu thënë se kundërshtimet për këto ligje bëhen për motive politike.

Kryeministri Hashim Thaçi u tha deputetëve të Kuvendit se kundërshtimet që po i bëhen projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit, bëhen për motive politike. Shefi i ekzekutivit tha se është e pandershme të kundërshtohen këto projektligje nga ana e disa deputetëve të cilët kanë marrë pjesë në bisedimet e Vjenës dhe e kanë mbështetur propozimin gjithëpërfshirës për statusin.

Kryeministri tha se kemi obligime ndërkombëtare dhe duhet të sillemi si shtet serioz, pasi e kemi pasur dhe vazhdojmë ta gëzojmë mbështetjen nga miqtë ndërkombëtarë. Thaçi tha se kundërshtimi i projektligjeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit shkojnë në dëm të shtetit të Kosovës. Ai potencoi se Kosova nuk rrezikohet nga qytetarët e saj serbë por nga retorika e së kaluarës.

Kreu i Qeverisë në adresimin para deputeteve foli edhe për bisedimet në Bruksel. Ai tha se Kosova nuk ka arsye të zmbrapset nga dialogu dhe se institucionet e vendit janë të gatshme të ulën në tryezën e bisedimeve për të rikonfirmuar konsolidimin e shtetësisë.

Kuvendi po shqyrton 14 projektligje në lexim të dytë, ndërsa Vetëvendosja ka paralajmëruar se do ta lëshojë seancën dhe nuk do të jetë pjesë në miratimin e këtyre projektligjeve.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sapo refuzuan propozimin për futjen në Ligj të obligimit të mësimit të edukatës fetare nëpër institucionet shkollore. Kundër futjes së mësimit të dukatës fetare në shkolla votuan 64 deputetë të Parlamentit të Kosovës, 1 deputet ka abstenuar nga votimi, kurse vetëm 18 deputetë e kanë mbështetur.