Te Xhozi si kecër!

0
50

Vargje nga Arben Duka

Të gjithë kot së koti,
I biem legenit,
U bë dhe PS-ja,
Është pjesë e sistemit!

Është pjesë e sistemit,
Që vjedh e që shtyp,
Tani s’duron dot,
Që është opozitë!

Tash që fati ynë,
U mblodh u bë gogël,
E shohim PS-në,
Të keqe të vogël!

Populli PS-në,
Ka mbështetur shumë,
Po i gjithë mundimi,
I shkoi në lumë!

Populli i shkretë,
Ka derdhur dhe gjak,
Po këta besëprerë,
S’e kishin për hak!

Këtu tok me njerëzit,
Dhe ëndrrat po vdesin,
Djemtë e PS-së,
kuvendin po presin!

Të venë e të thonë,
Fjalë të mëdha,
Populli të dalë,
Të vritet për ta!

Ç’e doni Kuvendin,
Pika që s’u bie,
Aty ju kanë sharë,
Me libër shtëpie!

Vetëm mund të shkoni,
Për pak bolori,
Se për votën tuaj,
Nuk pjerdh asnjeri!

Dëliri i Kuvendit,
Fort ju ka rrëmbyer,
Të jini për Salën,
Një fasadë e dhier!

T’ju numërojë Xhozi,
Një nga një si kecër,
Me kohë ju kam thënë,
Se jeni burrecër!

Me rrënjë e me degë,
Do t’ju shajë harbuti,
Me kohë ju kam thënë,
Jini burra muti!