NJE HISTORI JASHTE KONTEKSTIT

0
93

kurator Alberto Zanchetta
ne bashkpunim me ; The Promenade Gallery | Vlorë Albania
Artistet; Cristian Chironi, Igor Eškinja, Ardian Isufi, Dacia Manto,
Anahita Razmi, Artan Shabani, Enkelejd Zonja

25 gusht – 19 shtator 2011

Galeria Promenade në Vlorë është e kënaqur të prezantoje ekspozitën “Një
Histori jashtë kontekstit” me vepra nga Cristian Chironi, Igor Eškinja, Ardian
Isufi, Dacia Manto, Anahita Razmi, Artan Shabani, Enkelejd Zonja


Anahita Razmi, Video (4.55 min), Februar 2004 ”How your veil can help you in the case of an earthquake”

Nga Alberto Zanchetta

Artistët e ekspozitës e shmangin kontekstinp për të krijuar një hapësirë dhe një histori krejtësisht të ndryshme. Çdo situatë (e nxjerrë, e copëzuar dhe e propozuar në vende të tjera), merr ne fakt një kuptim krejt ndryshe, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në galeritë e artit dhe muzeumet, ku dhomat e ftohta të çojnë në një dalje nga konteksti dhe njëkohësisht në një riinterpretim të fakteve.

Me këtë mekanizëm të ndryshimit dhe modifikimit të realitetit, artistët dalin nga konteksti – dmth nga fjalimi origjinal – për të arritur procesin e kundërt të artikulimit të botës duke na lejuar ti shohim gjërat me një sy shumë të pazakontë.


Cristian Chironi Gap #3, 2008, inkjet print from scanned negative d-bond, edition of 4 + p.d.a. in different format

Leon Battista Alberti ishte ndër të parët që mbështeste idenë se piktura duhet të bazohet në një “tregim”, për t’i dhënë formë objekteve. Zakonisht trajta në pikturë është sinonim i narracionit pra i tregimit, por në pikturat e Zonjës dhe Isufit imazhet janë të shkëputura nga një mesazh i paracaktuar, duke propozuar “aksidente figurative” që përziejnë realitetin me imagjinatën.

Enkelejd Zonja ndërton pikturat e tij pa “asnjë synim për të treguar një histori të veçantë”, në mos duke përshkruar “paradokset dhe konfuzionin e një kulture e cila është në tranzicion.” Në punën e Ardian Isufit, që daton në vitet tetëdhjetë, ka një mendim ironik delikat, celebral, i cili përmbys rendin e kohës për ti kthyer traditës së pikturës një qëndrim rrebel.


Ardian Isufi: “Pa titull ne Kohe”, 40 x 30 cm mixed media on papers 1984-89″

Te krijosh një raport dhe një reaksion në mes të kaluarës dhe të tashmes është ajo që ndodh në punën e Cristian Chironi. Duke përdorur imazhet e Vittorio Vialli fotograf – i cili dokumentoi jetën në kampet e përqëndrimit në Gjermani – artisti luan rolin e një futbollisti (pasioni për futbollin mishëron dëshirën e zjarrtë për liri me anë të së cilës të burgosurit përballonin mizoritë e luftës).

Edhe pse nuk ka marrë pjesë në atë histori personalisht, vetë Chironi bëhet pjesë e memories vizuale të asaj historie.


Dacia Manto, Asterina, 2009, video, 15’

Mund të dalësh jashtë kontekstit, ose mund të hysh në kontekst për ta ndryshuar vetë atë. Në videon Asterina, vizatimet e Dasia Manto gërshetohen me elemente natyrore,duke u shkrirë në “peisazhe”, vende të pastra dhe të sinqerta ku mund të mpleksen marrëdhëniet midis asaj që është e natyrshme dhe asaj që është artificiale. Artisti pastaj krijon një zonë që është jashtë kontrollit të njeriut dhe të Natyrës Nënë.


Artan Shabani, “A History out Of Context”, installation 2011, variable dimension, Courtesy The Promenade Gallery

Në tetë leksionet e dhëna nga video

“Si velloja juaj mund t’ju ndihmojë në rastin e një tërmeti”, Anahita Razma na tregon se si të përdorim chador-in (vellon e grave myslimane) në rast të një tërmeti. Duke përdorur një fjalor didaktik ‘ artistja transformon vellon – e cila nga simbol fetar zvogëlohet / përkthehet në një objekt të thjeshtë – për të na mësuar se si mund t’ju shpëtojmë jetën njerëzve.


Igor Eškinja PANEL DISCUSSION (in basement), 2010 Lambda print, 60x120cm Courtesy Federico Luger Gallery

Duke stilizuar pa humbur forcën apo pasurinë konceptuale, Igor Eškinja arrin një abstragim, teknika e të cilit krijon një iluzion optik që i lejon atij të hetojë shikimin dhe hapësirën.Vetëm duke ju afruar botës dy-dimensionale të Eškinja shikuesit do të zbulojnë mashtrimin që artisti ka krijuar. Megjithatë, mundësia për ta izoluar, jo gjithmonë tenton që ta përjashtojë realitetin, i cili në të vërtetë buron nga brenda.

Artan Shabani paraqet këtu disa grumbuj të kalasë së vjetër të Vlorës, mbetje të një kujtese antike të cilat janë humbur gjatë njëzet viteve të fundit, gjatë shkatërrimit dhe rindërtimit të qytetit. Palafitet jetojne jashtë ujit, dmth jashtë kontekstit të tyre origjinal (i cili tashmë ka vdekur), por ruajnë kujtimin e një kulture të përmbytur nga ngjarjet.


Enkelejd Zonja, “Miss Patty” – 100×70 oil on canvas, 2010 Courtesy The Promenade Gallery

Duke e vënë veten përtej kronikës së ngjarjes dhe kronologjisë, këto vepra propozojnë histori krejt të ndryshme nga realiteti që njohim, sepse janë jashtë kontekstit dhe modeleve.

Dhe është e sigurtë se ato nuk janë më pak të vërteta apo të besueshme.

THE PROMENADE GALLERY
Bulevardi Skele Uji i Ftohte
AL 9401 Vlorë
A L B A N I A
00355 69 29 12 759 (AL)
0039 347 728 62 03 (IT)
www.thepromenadegallery.org