Racizmi Grek ndaj emigranteve shqiptarë vazhdon të hajë jetë !

1
45

> Qeverit Shqiptare heshtin, nji heshtje qe do nji pergjigje…

SELANIK, Greqi – Tetë rojet e burgut grek u akuzuan të martën per torturimin me vdekje te një te dënuar shqiptar të akuzuar përplagosjen dhe vdekjen e një roje në një burg , pasi u refuzua lirimin e përkohshëm për të vizituar nënën e tij të sëmurë. Prokurori Nikos Antonarakis, në qytetin qendror të Amfissa, ka lëshuar urdhër-arreste për rojet, të cilët punojnë në Burgun verior Nigrita ku Ilia Kareli, u gjet i plagosur për vdekje në qelinë e tij, javën e kaluar.

Kareli u dërgua në Nigrita ”për sigurinë e tij”, dy ditë pas sulmit fatal të një roje në burgun Malandrino, Greqinë qendrore, dhe të vënë në një qeli e vetme monitoruar nga kamera vëzhgimi. Por hetuesit pretendojnë se para se të hyjnë në këtë qeli, ai ka kaluar më shumë se dy orë në një pjesë tjetër të burgut, pa kamera, ku rojet e sulmuan atë. Nëse eshte provuar, akuzat e torturës të kryera jepet një dënim maksimal me burg të përjetshëm. Prokurori ka gjetur se Kareli ishte goditur në kokë dhe në trup, dhe pësoi lëndime në kraharor, që çuan në vdekjen e tij nga dështimi i zemrës.

Ai gjithashtu vuri në dukje shenjat që ai kishte qenë i rrahur në thembra të këmbëve të tij dhe rryma elektrike. Ministria e Drejtësisë sekretari i përgjithshëm Marinos Skandamis tha se rojet ishin të angazhuar në ”akte brutale, çnjerëzore dhe të turpshme… që i përkasin kohëve më të errëta të historisë njerëzore”. Kareli ishte duke vuajtur një dënim 20 – vjeçar për tentativë vrasje, grabitje dhe drogës. Autoritetet gjyqësore gjithashtu do të hetojne rojet në Nigrita ose burgun Malandrino, si dhe oficerët e policisë, të cilët transferuan Karelin nga njëri burg në tjetrin, te cilet do të përballen me akuza.

Greqia është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave për kushtet në burgjet e saj të mbipopulluara dhe të pamjaftueshëm, të cilat janë të dizajnuara për 9,300 të burgosur dhe kanë një popullsi prej 12,700 mije banore… Pra, kjo eshte nder ngjarjet me kriminale te ndodhur keto vite ne shtetin Grek, ku nje qytetar qe kryen nje veper penale ne vend qe te gjykohet nga Drejtesia dhe gjykata dhe te marre denimin! Në Greqi ndodh ndryshe sepse je i pushkatuar dhe i denuar me vdekje pa hetime dhe pa gjyq!

Edhe nga ekspertiza qe ju be ne qytetin e Fierit nga specialiste te Tiranes, rezultoi se Ilia Kareli kishte thyerje ne kraharorin dhe lendime te shumta ne trup!… Ne Shqiptaret nuk e kemi mohuar kurre mirënjohjen tone ndaj popullit Grek, sepse per 20 vite jetojne 1 milion Shqiptare ketu ne shtetin Helen Grek, por edhe populli Grek duhet ta dijë dhe te jete mirnjohes sepse per 20 vite Shqiptaret ndertuan Greqine e re, duke punuar nate e dite per te bere nje jete me te mire dhe duke shpresuar per dite me te mira, dhe sot pas 20 vitesh ja ku jemi ne shqiptaret qytetaret me te pa mbrojtur ne bote dhe me te varfer se kurre, me te pa trajtuar si qytetare te BE se dhe te dhunuar ne te drejtat tona ne çdo aspekt.

Shumica e qytetareve ne Greqi ka punuar me gjak e me shpirt dhe ndershmeri, ndersa nje pjese tjeter te infiltruar nga vete politikanet e Shqiperise kane 20 vite qe merren me trafikun e droges, ku te implikuara jane te dyja shtetet ku mafia e droges i kalon doganat pa problem dhe i dorezon ne mes te Athines furgonat dhe makinat me droge, ndersa qytetaret e thjeshte trajtohen si kafshe ne doganat tona dhe greke per nje firme te munguar ne dokumenta, apo gjoja per nje gabim ne pashaporte dhe familjaret flene ne makine me nga 7 dite, duke pritur zgjidhje nga dy shtetet, por zgjidhje s’ka per qytetaret, por vetem per mafien politike, qe luan bixhoz me Shqiptaret per 20 vite, dhe vete politika me sekseret e tyre sot i kanë vene Shqiperise njollen me te zeze nder vite, ku vendi yne sot renditet si Kolombia dhe Kuba, nder vendet kryesore qe trafikon drogen ne Ballkan.

Po si ka mundesi qe ky popull te trafikoje droge kur sot 25% e Shqiptareve hane buke me liste! Si ka mundesi qe ne sot trajtohemi si te pa zot, si kriminele, si te pa integruar dhe qytetruar, dhe kjo e ka pergjigjen. Kete trafik e ben vetem politika qe kemi ne krye, ku jemi i vetmi vend ne BE per 20 vite qe nuk shohim nje politikan te denuar, por vetem mbejne pushtetin dhe mbajne popullin nen diktakt dhe mashtrime, duke vrare çdo konkurent qe i del para ne politike dhe çdo denoncues per pislliqet e tyre,..

Sot jane me qindra te burgosur shqiptare ne burgjet e Greqise dhe çdo qytetar shqiptar sot duhet ta mendoje se ne çfare situate ndodhen bashkombasit e tyre, ku polici qe paguhet te të mbroje, vjen e te vret nga semundja e tij rraciste, kur te gjithe Shqiptaret ketu e provuan per 20 vite dhe e dine mire qendrimin e policise Greke, ku diten mbajne uniformen e Shtetit, dhe naten vishen si grupi ekstremist.. Xrish Augh… Agimi i Arte… duke goditur emigrantet me nje dhune te paimagjinueshme, qe per çudi BE dhe shume te tjere nuk po binden akoma!

Kur sot rezultojne mbi 4700 denoncime tek te Drejtat e Njeriut ne Strazbourg, per shkeljet e padrejta te Greqise ndaj emigranteve, a mund te kete apo te egzistoje me e padrejte se kjo, qe ndodhi sot, ku ai qe te merr ne mbrojtje te vret vete,.. Ku sot prokuroria Greke per te zbutur situaten perballe presioneve te BE se nxjerr flet arrest per 10 gardiane!! por Shqiptaret kane 20 vite qe shikojne kete shou arrestimesh, qe nuk jane gje tjeter veçse mashtrime.

A ka sot me turp e me pabesi ndaj nesh, kur e gjithe politika Shqiptare rrin sot para kesaj ngjarje, qe shokoi Europen si nje pule e lagur dhe luan vetem shou mediatik, sepse ajo si gjithmone nuk e ka problem jeten e nje shqiptari por ka merak vilat e blera me leket e popullit ne ishujt Grek, sepse deri sot kemi 190 shqiptare te vrare ne kete menyre dhe politika jone dhe politikanet vetem kane hedhe nga nje grusht dhe!…

Shqiptaret sot duhet te ndergjegjsohen me shume se kurre dhe te denojne çdo krim dhe çdo shkelje, te mos krijojne urrejte popull me popull, por urrejtje ndaj atyre qe e futen me qellim kete perçarje. Popullit Grek duhet t’ju kopjojme disa te mira, se ata dalin ne sheshe per ekonomi dhe kush ju shkel te drejtat, apo ndonje padrejtesi tjeter… ne mengjes kur degjon gazetat te gjitha godasin kudo pa dallim ngjyrimi politik!!! Keto ne nuk i kemi dhe kjo na ka çuar ne degradim dhe të gjumosur, ndersa Greket duhet te marrin shembull nga ne, se ne nuk i marrim tokat e grabitura çame me lufte dhe me dhune, por presim qe BE, PE, KiE, SHBA te jap vertiktin e vet per kete çeshtje madhore Kombetare te pashmangshme dhe te tradhtuar nga politika Shqiptare.

Sot çdo qytetar shqiptar duhet te bashkohet kunder mafies politike dhe te behet Zot ne shpine e vet, duke i thene jo grupeve Islamike, tani te paguara per t’ia nxirë faqen Shqiperise, duhet te bashkohen edhe njehere me zerin e tyre “E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA”… duhet te bashkohen kudo ne Itali, Greqi, Gjermani, SHBA, per t’i treguar botes, se Shqiperia nuk eshte e PD-se apo PS-se, por se Shqiperia ka burra e Zot, ka Çerçiz Topull, e Avni Rustema, ka Gjergj Fishta, e Isa Boletina, se Shqiptaret kujtojne Rugoven dhe Jasharin, Arber Xhaferrin dhe Azem Hajdarin, te ndergjeqsohemi se ka ardh koha te marrim shembullin e Italise, per fytyra te reja dhe politikan te rinj, jemi nje popull qe kemi gjet zgjidhje emigrimin por jo perfundimin, te levizim dhe te tregojme se jemi gjalle dhe te dime te luftojme, per veten tone e te drejtat tona kunder racizmit dhe kunder mafies politike, te kerkojme te drejten e djalit tone, qe na e vrane padrejtesisht, se Ismail Qemali tha… NJE POPULL QE FLE ..VDES!…

Shikoni sot se çfare ndodh me ne, lufte Presidence – Qeveri… dhe kjo behet me qellim nga politika qe te mos marrim statusin per ne BE sepse nuk duan t’i dorezojne pasurite marramendese dhe llogarite bankare sepse nuk duan te dalin perpara drejtesise, sepse nuk duan qe populli te degjohet, sepse nuk duan shtet… Sot te dy partite e medha qe mbajne peng Shqiperine per 20 vite i kane bere njera tjetres akuza nder me te rendat ,por deri me sot skemi drejtesi por vetem akuza brenda familjeve te krimit politik,… dhe ne fund ka pyetje, mos kemi nevoje si Kosova per EULEX, mos kemi nevoje per Tribunalin e Hages?!….

MARJAN GRYKA
Presidenti i shoqates mbare kombetare AZEM HAJDARI
Dergoi per publikim publikim: GJIN MUSA

1 COMMENT

  1. PER CKA SHKRUAN NE ARTIKULL TE MBESHTES MARJAN GRYKA …POR S’E KUPTOJ, KA 20 VJET QE PO LEHIM SI QENTE DHE ASNJERI NUK PO JA VAR SHQIPTARIT …PERVEC DISA QE KANE LEPIRE NDONJE KOCKE DHE DISA NDA PARTITE DHE SHOQETAT QE JANE BERE BYTH E BREKE ME DREJTUSIT E DEMOSHKERDHACISE 23-24 VJECARE… DHE ME E KEQJA ESHTE SE DHE NE KOMENTUSAT NDAC ME SHKRIME NE DAC ME MOMENTE, I KEMI BERE PROBLEMET SHQIPTARE UJEM …SEPSE NUK I KEMI DHENE CDO NJERIU GABIMIN QE KA BERE DHE QE DUHET TE JAPI LLOGARI, POR GJITHE SHKATERRIMET DHE VRASJET JA KEMI VESHUR SI SALES ASHTU DHE RAMES, VETEM E VETEM QE TE CORODITIM POPULLIN E VARFER
    …SALA VODHI DHE VRAU PER 8 VJET – NE E BARAZOJME ME RAMEN QE KA 7-8 MUAJ NE QEVERISJE …NUK DUA TE MBROJ ASNJI POR JO TE FLITET PARA KOHE …LERJANI MENDJES TE FLASI PARA GOJES …LERENI POPULLIN TE JETOJE JETEN SI DESHIRON AI VETE DHE JO T’JA IMPONOJNE POLITIKANET TANE QE DERI TANI KANE PUNUAR, POR JO AQ SA DUHET …SA PER HYRJEN NE EUROPE E KAM THAN DHE PRAP E THEM, SE ATA QE DESHIROJNE DESTABILIZIMIN E VENDIT NUK DUAN QE NE TE BEHEMI PJESE NE FAMILJEN EUROPIANE
    …PRANDAJ DEPUTETET E KRAHUT TE DJATHTE SHKOJNE NE PARLAMENT THERASIN E BUCASIN KUR VJEN KOHA E VOTIMIT OSE DICKA TJETER JEP URDHER SALA DHE JO PALOKA QE TE BOJKOTOJNE DHE LARGOHEN… ATEHERE KUSH KA FAJ NE KETE MES POPULLI, QE PRET LAJME TE MIRA NE QERSHOR, APO DEPUTETET QE ZIREN SI QENTE …DHE UNE I JAP TE DREJTE SE VENE ATY DHE TALLIN BYTHEN ME POPULLIN DHE MARIN ATO 1.500-2.000 MILJON LEKË, KURSE SHQIPTARËT QE I PAGUAJËN KETA PALO DEPUTETE, ME TAKSAT E TYRE DHE VETE VUAN PER BUKEN E GOJES…
    MOS O SHQIPTARE MOS BINI KAQ POSHTE DHE MOS DEGJONI NJERZIT, QE FUT QEVERITE PER T’JU BLERE ME NJE THES MIELL, SE DIJE SE KE PER TA PAGUAR, DUKE U HEQUR ZVARRE PAS MASKARENJVE DHJETE FISH ATE THES MIELL …SHQIPERISE NUK I KA ARDHUR E KEQJA NGA SHQIPTARET, POR NGA ATA QE KA VENE NE KRYE PER TE DREJTUAR …PER TE VJEDHUR DHE PER TE VRARE. JA SA I DHIMBSESH, O SHQIPTAR, EGERSIRAVE QE TI I ZGJEDH …VETEM PER TE KEQEN TENDE… ZGJOHU SA NUK ESHTE VONË ZGJOHU DHE THUAJ TE LIGUT “STOP”, SE S’KA ME FALJE PER JU O SHUSHUNJA, O HIJENAT E NATES NE ERRESIRA…

Comments are closed.