85 vjet më parë në Pragë për Ceno Bej Kryeziun

0
51

Fatmir Terziu, 01.02.2013

Kur hakmarrja shqiptare kalon kufijtë

Si sot 85 vjet më parë u ekzekutua me plumb në sallën e Gjyqit në Pragë të Cekosllovakisë studenti shqiptar, Algiveab Bebi. Studenti Bebi i akuzuar për vrasjen e Ceno Bej Kryeziut, Ministrit Shqiptar të asaj kohe në Cekosllovaki, dhe ishte duke u gjyluar nga Gjyqi Kriminal. Ai akuzohej se kishte vrarë Kryeziun më 14 Tetor 1927-të.

Gjatë intervalit të seancave një burrë rreth të 35-tave e tërhoqi nga pas ku ai ishte ulur dhe zbrazi mbi të shtatë të shtëna revolveri. Katër plumba e morrën në kokë studentin Bebi, në atë kohë i burgosur, dhe ai ndërroi jetë.

Në castin e shkrepjes së revoles mbi studentin Bebi, një gazetar italian që ndodhej aty, pikërisht gazetari Adriano Vechio, gati ra pa ndjenja. Kështu paniku në sallë i dha mundësi atentatorit të zhdukej. Gazetari pas rrënies në dysheme pësoi dëmtime dhe u transportua në spitalin e Pragës.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë. Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk. Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.

Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Marrë nga www.fjalaelire.com