85 VITE E PRITËM KËTË DITË !

0
28

Gjin Musa

Plote 85 vite u deshen qe kombetarja e Rep, se Shqiperis te shkruante historinë.
Djelmoshat Kuq e Zi dje pasdreke firmosen udhtimin drejt Frances ne 2016.
Nji fitore dinjitoze, nji rezultat i paster, 3-0 ndaj skuadres kombetare te Armenis, nuk ka se ku te shkoj ma bukur e ma mire, ato dy humbje ne minuta shtes na kishin frigesuar edhe per kete ndeshje! Portugalia mori hakun e vete ne shtepin tonë, asgja per tu habitur, Portugalia eshte Portogali…

Ndeshja me Serbin per fatin e keq te kombetares tone mori nji ndeshkim te pa merituar, u mundem kur duhet te fitonim, po nuk thon kot qe ne futbolle vendos shum edhe fati. Ajo qe po bie ne sy keto dite eshte politizimi i ndeshjes, akuza deri edhe te turpsheme, “e shiti Edi Rama”.

Pse kjo politike e ç’frenuar kerkon te depertoj edhe ne futboll? Ma e moralshem per ne ishte humbja se sa te gjakosej stadiumi, pasi Serbet ishin te pregaditur per incidente.
Jemi deshmitar te asaj qe ndolli gjat rruges nga Rinasi per ne Tiranë, nji adolishen leshon nji gur ne drejtim te autobizit qe udhtonin futbollistet e kombetares Serbe, autoritet Serbe me nji here note proteste shtetit Shqiptar! ç’fare do thot kjo?ase ma pake dhe ase ma shum se nji provokim politik, po ambasadori i jone ne Beograd diti ti thot jo notes protest, ministria e jashteme e rep. se Shqiperis u tregue ne nivelin e saj diplomatik, qeveria ne lartesin e saje.

Humbja ishte krejtesisht e pa pritur ne dy minuta dy gola,po gjera qe ndodhin e zakonisht ne jemi ndeshkuar shpesh ne minutat e fundit apo shtes.

Politizimi i duhet dikujt per suport politik, po eshte e pa vlere,vetem si vesa perpara diellit.
Po le te kethehemi aty kue e filluam, Armenia do ta mbaj mende gjate kete humbje te kombetares se vet, po djelmoshat kuq e zi do ta shenojn ne kalendar se bashku me nji foto te ketij stadiumi qe pase 85 vitesh pritje na sodhi realizimin e anrres se shume disheruar, prerjen e biletes per ne Europianin 2016,Serbia le te na shofi me dylbi,po ashte edhe Danimarka e priti me trishtim kete fitore te kuq e zive Shqiptar te cilet perfundimishte jan te dytet ne renditjen perfundimtare ne grup.

Mbremë Shqiperia ishte ne fest nga jugu ne veri,nga bregdeti deri ne majat e alpeve Shqiptare, ase shiu dhe as te ftohtit nuk e ndaluan festen e sportit, kanga, vallja dhe banderolat e flamujt kuq e zi kane pushtur ç’do qender qyteti ne mbare trojet Shqiptare, urime vine nga shqiptaret e Kanadas, te Amerikes dhe te Australis, nga çdo vend ku ka shqiptar, ne Itali gezimi eshte i pranishem tek çdo shqiptar, vete Italianet na urojn “Auguri Albania” kenaqesia nuk ka kufi, sot kombetarja e tranjerit Italian De Biazi, e kapitenit Lorik Cana, komtarja e djemve nga Kosova, po komtarja jon ka nji portier model, aktualisht portieri i skuadres se Laciosketu ne Romë, ky eshte Berisha, cilin nga kuqe zit e kombetares do te mundesh te veçosh? Asnjerin, te gjithe sote jane “Nderi i Kombit” medalje e akorduar nga Presidenti i rep.Bujar Nishani, pritja e ngrohet nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministria Nikolla ne ajroportin “Nana Tereza”flete qarte per vleresimin maksimal ndaj djelmoshave Kuq e Zi.
Shqiperia ne feste, kanga dhe vallja Shqiptare ka pushtuar ç’do cep te Shqiperis.”O sa mire me kene Shqiptar”eshte thirrja lajmotiv qe buçet kudo.

Plejadat e futbollisteve Shqiptare qe kane luajtur per ngjyrat e Rep. se Shqiperis sote nduhen krenar, po te ishte gjadhe i madhi Panajot Pano e Medin Zhega e dhjetra te tjere do madhengjeheshin, do ju rrjedhnin pika loti ashtu si kapitenit kuq e zi z. Lorik Cana, nji anerre qe pritej prej 85 vjetesh sonte u ba realitet, jemi te emocionuar jashte mase, po do shkojm ne Franc-2016 me objektiva per ta nderuar flamurin kuq e zi dhe shkaben dy krenare.

Franca do te provoje brohorutjetet stuhi te tifozeve kuq e zi:O SA MIRE ME KENE SHQIPTAR”…
Urime kombetares dhe federates se futbollit me president z.Armando Duka, bac anrra u realizue, mire u pashim ne Fracë-2016…

Shënim: Fitorja kundër serbëve ishte kredo morale, dhe ajo ndeshje Serbisë nuk i vlente për asgjë, vetëm për të treguar se ne na rrafin edhe hu, si në Beograd, por edhe me top si në Elbasan. Kështu që nuk është punë fati, por punë zanati. Ndjenja e inferioritetit dhe e fajit që Rama deshi të impononte mbi shoqërinë tonë për shkak të serbëve, nuk është e rekomandueshme, dhe qetësinë e rendin e kishim ne shqiptarët në dorë, se serbët nuk kishin nga të shkaktonin asnjë incident. Kështu që Rama, bën mirë të mos përzieje fenë me shtetin e as futbollin me politikën. /AÇ