8 marsi Shqiptar

0
87

Mitat Shuli

8 marsi është festa e gruas. Kjo datë njihet si festa e gruas në gjithë botën . E megjithatë kjo datë ka brenda këtë thyerje e perplasje qysh në emër, faktin që ne quajme feste një datë që duhet të na kujtojë një masakër.Ky dyzim i sjellë deri në ditët e sotme duke lënë mënjanë trasgresionin e disave dhe xhiron e shtuar nga festa të luleshitësve e të restoranteve duhet të na çojë të masim e mendojmë gjëndjen e gruas sot.

E dimë të gjithë që një grua duhet të sakrifikojë a të lodhet më shumë se një burrë në mes impenjimit e detyrimeve shtepiake e familjare dhe aspiratave për afirmim në artin ,shkencën apo profesionin e zgjedhur.

8 marsi duhet të na kujtojë sakrificën e 126 grave në grevë, të djegura brenda fabrikës ku punonin,ngjarje e mjaft viteve më parë në një fabrikë tekstili në Amerikë,por edhe përpjekjet e sakrificat e grave në histori për punë,barazi gjinore të drejtën për tu arsimuar dhe ushtruar profesione ,por edhe të drejtën për të votuar.Nga atëhere ka kaluar mbi një shekull shumë është bërë për të ju siguruar grave të drejta e barazi me burrat por shumë ngelet akoma për të bërë. Mjafton të kujtojmë se në Itali gruatë votuan për herë të parë në 1946,në Francë më 1945 e në USA në 1920.Gratë shqiptare morën pjesë aktive në luftën nacional çlirimtare,fituan të drejtën e arsimimit të punës e të votës.I çmuar ishte kontributi i tyre edhe në vitet 90-të.

Edhe pse sot me keqardhje kostatojmë se Çiljeta e Xhozi kanë zëvëndësuar Natasha Lakon e Marjeta Ljarjen.Këto njëzet vjet kanë qënë vite ndryshimesh e sakrificash në radhë të parë për gruan e jo gjithmonë në krahun e duhur.Mentaliteti i trashëguar mbi gruan dhe konsumizmi me reklamat,modelet dhe fëlliqsia televizive e këtyre viteve ia kanë shtuar barrën dhe prishur ekuilibrin gruas shqiptare në rrugën drejt barazisë.
Kja datë përkujtimore në Shqipëri do jetë një ditë proteste kundër pushtetit maskilist e fyerjeve që Kryeministri ju bën vazhdimish grave të vendit,por në të njëjtin moment kjo protestë është edhe një lloj feste një lloj rilindjeje e rifillimi.E kjo lloj rilindjeje nuk mund të vijë veçse e nëpërmjet tyre.

Ato janë gjysma e popullsisë por ne nuk kemi gjysmën e parlamentit gra,nuk kemi gjysmen e ministreve gra si përshembull në Spanje,Norvegji apo diku tjetër. Dua të mendoj që nëse do kishim gjysmën e parlamentit gra vendi nuk do ishte ne krizën istitucionale ku jemi sepse ato me kohë do i kishin hequr mbështetjen një kryeministri vrasës e një qeverie të korruptuar. Gratë janë ilaci i degjenerimit moral të politikës shqiptare.

Sfida e se majtes shqiptare fitohet duke u bërë edhe partia e shpresave të grave e vajzave të vendit. Protesta e grave shqiptare në 8 mars na kujton atë të grave italiane më 13 shkurt për dinjitetin e gruas në erën Berluskoniane.Le të vazhdojmë me krahasimin duke përmendur që Rosy Bindi është Presidentja e Partisë Demokratike Italiane,partia më e madhe e majtë në Itali , Kryetarja e CGIL-sindakata më e madhe në Itali është grua,në krye të konfederatës së industrialëve është një grua e me radhë, e ndërkohë Bersani lider i opozitës premtoi një qeveri me gjysmën e ministrave gra.

Së shpejti në Francë do kemi në krye të shtetit një grua.
Brazili nje vend me 193 milion banorë ka ne krye nje grua,Gjermania ka per kryeministre një grua ,në vendet skandinave gratë janë shpesh kryeministre apo presidente e dua te mendoj qe gratë kanë një tjetër ndjenjë përgjegjësie ndaj detyrës,me pak të prirura drejt korrupsionit dhe larg logjikës ushtarake në politikë.Faktet e mësipërme duket sikur lidhin fort rolin e së majtës modernizatriçe me luftën e grave për emancipim e barazi të plotë me burrat.
Gratë shqiptare duhet të pretendojnë duke qënë të bindura se kjo betejë është e tyre dhe pse rezultatet do të jenë të të gjithëve.Shoqeria shqiptare nuk mund të ngrihet në nivelet bashkëkohore pa pjesëmarrjen dhe kontributin e gjysmës së saj.

Mendoj shifrat e një statistike ideale me të dhënat mbi krimin dhe korrupsionin ndarë sipas gjinive.Ne meshkujt do dilnim shumë keq nga kjo statistikë.Mendoj që gratë janë të prira ti shohin ndryshe problemet por edhe rrugëzgjidhjet.

Të investosh tek gratë do të thotë të investosh në të ardhmen thotë një deklaratë e OKB-së.Programe shkollimi e punësimi për gratë do të thotë e ardhme më e mirë sepse ato ato janë të prirura më shumë se burrat ta harxhojnë kapitalin financiar për ushqimin,veshjen e shkollimin e fëmijëve.

Grate sot i gjejme kryeministre dhe presidente shkencëtare dhe artiste punojnë në shtëpi dhe jashtë saj ,i gjejmë me Nobël por edhe prostituta.. dhe shqiptaret sot ndoshta duhet të percillen njëherë para se një gruaje a burri të panjohur jashtë vendit e në një gjuhë të huaj ti tregojn se vijnë nga vendi i shqipeve.

Sidoqoftë mendoj se sado të thuhet a shkruhet për rolin e grave asnjëherë nuk ka për tu thënë a shkruar mjaftueshëm.Asnjëherë nuk mund të përshkruhet me fjalë dashuria e nënës,për të gjithë është jetike si dielli.Këto fjalë janë një lloj falenderimi për ato që kemi afër e më pas për gjithë gratë e tjera.Të impenjuara apo jo,të njohura apo jo.Sa shumë kanë bërë pa bujë e famë mbrapa perdes shoqërorë apo mureve të shtëpisë. Ky 8 mars le të jëtë një tjetër shkallë drejt mundësisë për të zgjedhur e harmonizuar impenjimin publik e shoqëror e atë shtëpiak e familjar. Liria në fjalë kalon përmes punësimit,pavarësisë ekonomike e një shoqerie që edukon.Me kusht që zgjedhja të mos jetë e imponuar.