Ngatërrestarët shtjerakeqë…

0
78

Nga Sokol Demaku

Eh, koha sa shpejtë kalon, si marramendja, fluturonë dhe nuk e ndjenë farë. Por cfarë të bëjme, koha është kohë, e kohën duhet ta jetojmë. Duhet apo nuk duhet është një fillozi në vete e cila filozofi ngërthen shumë gjëra të cilat edhe pse jo nganjëherë por shumë herë janë tregua jo tamam ashtu si ne i kemi mendua. Kanë qenë gjëra për të cilat njeru ka pasur bindje se janë pozitive, sepse kanë ardhur nga njerëz me zë, njerëz me… njerëz intelektual.

Por, mjerisht, duhet thenë mjerisht pra se ashtu qenka dhe paska qenë por nuk e paskemi marrë vesht sa dhe si duhet edhe më herët, por që edhe sot shpesh herë nuk po kuptojmë sa mirë dhe sa duhet dhe prap jemi me atë të vjetrën.
S’ka dyshim që dyfytyrësia është ndër vetitë më të rrezikshme të njerëzve. Përmes kësaj vetie, syresh shfaqin sa për sy e faqe besimin, duke fshehur brenda zemrës mllefin dhe pabesinë.
Eh shtjerakeqi nuk di tjetër jo, vetëm këtë, pra ky është ky.

E përkrahim atë.
Por është sa interensant se sa të errëta janë ato mendje që kërcnimin e tillë e kanë metodë pune për të arritur një qëllim.
Sa primitiv dhe qyqarë janë ata të cilët besojnë se do të funksionojë kjo metodë e qelburë e ndjelljes së frikës?
Kurrë deri më tani kërcnimi, forca apo shantazhi nuk kanë sjellë sukses tek ata që i praktikojnë. Në të kundërten, ju kanë kthyer mbrapsht dhe në një mënyrë ose tjetër, vetë janë dëmtuar nga metodat e tyre qyqare.

Fatkeqësisht, ne mund ti njohim fëtyrat qyqare të paidentitet që fshihen prapa erësirës së natës, përfitimit personal dhe karakterit monstruoz.
Të errët do mbeten gjithmonë pa guxim të shohin dritën e Diellit apo funksionimin e lirisë.
S’ka gjë më të urrejtshme për natyrën e pastër njerëzore të mendosh ndryshe e të thuash ndryshe; të thuash ndryshe e të veprosh ndryshe; e të besosh ndryshe e të shprehesh ndryshe; të ndjesh ndryshe e të sillesh ndryshe!

E s’ka gjë më të dënuar në shpalljen hyjnore se sa të jesh hipokrit, gërgasë, shtjerakeq, pishvenë, intrigant po edhe më e keqja mynafik!
Hipokrizia.

Kjo veti e shëmtuar, njeriut zemrën ia prish, shpirtin ia shkatërron, jetën ia nxin! Nuk ka padrejtësi më të madhe ndaj vetvetes se sa të jesh dyfytyrësh, mynafik, intrigant!
Nuk mund ta kuptoj ndërgjegja e pastër se si një njeri mund të tradhtojë vetveten, duke e mashtruar atë. Po, njeriu hipokrit është njeri i humbur në hipokrizinë e tij!

Mjerë pra, për ata njerëz, të cilët me zemrat e tyre, fjalët e tyre, veprat e tyre, rrejnë, mashtrojnë, tradhtojnë! Këta njerëz, hipokritë, kur shtiren, e ndjejnë ftohjen e zemrave të tyre, por mendja e tyre është e dehur, e nuk e ndjejnë mashtrimin dhe tradhtinë që vetvetes po ia bëjnë. Sikur përpiqen t’u hapin kurthe të tjerëve, por si nuk e kuptojnë se nuk i hapin kujt kurth veçse vetvetes.

Kur njeriu është dyfytyrësh, nuk di pra të jetë i pastër. Jeton në ndyrësirë, në mëkatim, në errësirë. Zemrat u prishen nga shtirja, gënjeshtra dhe prirja për keq! Ky lloj njerëzish, sa qyqarë: kur rrinë me miqtë e tyre hipokritë tregojnë zemrat e tyre të prishura, ndërsa kur janë me njerëz të tjerë, flasin ndryshe, sikur janë më të mirët. Po, nuk janë të sigurt nëse janë të gjallë a të vdekur, pasi brendia e tyre është plot errësirë. E errësira e zemrës, është verbërim i ndërgjegjes, është mbulim i mendjes së pastër.

Nuk dëgjojnë. E kur dëgjojnë, nuk respektojnë. E kur respektojnë, shtiren. Po edhe nuk logjikojnë, e as nuk arsyetojnë. Si ndjenjat e çiltërsisë, të urtësisë, e të mëshirës, po vdekkan! Jo, zemrat i kanë të prishura. Gjaku është i helmuar me padituri, me mendjemadhësi, me kokëfortësi, me fodullëk! E kur ky gjaku shkon në zemër, zemra me gjakun e prishur, prishet! Çfarë gjendje mjerimi!

Eu gërgasë more gërgasë, po pse more burrë kështu, athua mendon me kokë apo si. Eh shtjerakeqi nuk di tjetër jo, vetëm këtë, pra ky është ky. More përzisë he pishvenë, po pra ai je ti e jo tjetër. Një intirgant i pabesë ishe dhe edhe këtu qenke mu ai, si spaske ndërrua fare more i pabesë. Nuk kanë qenë budallenjë të moçmit kur kanë thenë ”Mynafiku rrëzon kalanë”, por edhe tjetra kur të mocmit thonë ”Mynafikët tek do janë, ç`kan e gjeçin belanë”! Por fatkeqësisht se jo nuk e gjenë dotë belan jo, ata jetojnë siç thotë fjala e vjetër ”Si pleshti në dhjam” pse e si as nuk mund ta merr me mendje njeriu.

Por është shumë interesante se sado që të mbyllur, të mbuluar të jenë ata hetohen, shihen dhe zbulohen dhe u del të flliqtit për jashta. Kjo është ajo e mira, kjo është ajo që të benë të ndjehesh mirë dhe mos të biesh pre e një shtjerakeqi e një të pafytyri. Eu pra njeri i pabesë, njeri që të besuan shumë e ti nuk paske pasur far besë në shpirt e as në trup, po je një i cili të çon dam mundin ose të fikë tue të bërë të këqia të rënda.

Fjala munafik rrjedh nga folja arabe “nefeka”, që do të thotë: të paraqesësh në anën e jashtme diçka që nuk e ke apo nuk e beson në anën e saj të brendshme.

S’ka dyshim që dyfytyrësia është ndër vetitë më të rrezikshme të njerëzve. Përmes kësaj vetie, syresh shfaqin sa për sy e faqe besimin, duke fshehur brenda zemrës mllefin dhe pabesinë. Për këtë arsye, dyfytyrësia, sa herë përmendet nga dijetarët, jepet e lidhur me besimin. Ndokush që mbart brenda vetes një veti të këtillë, jo vetëm që është përçarës, por, çka është me e rëndësishme dhe më e keqja, është shumë më i rrezikshëm sesa përçarësit që ne mendojmë.
Nuk ka dyshim se këto vese gjenden edhe tek disa “intelektual”, bile të gjitha këto cilësi i kishin edhe disa analfabetë të tillë sikur këta “intelektual” të sotëm. Por fatkeqësisht sot edhe kemi shpernda këte farë të keqe te këtyre “intelektualëve”.

Dergoi per botim: Gjin Musa