“E SHKUERA ARKIVON DHEMJEN NJERZORE, POR THERRET QË MBI DHEMJE KOHET SHTATZANA DO PJELLIN VETEM DASHURI”
ZEF MULAJ
KUTIA ME ESHTRA NJERËZISH
Në rrënjët e lisave kocka e koka
Njerëzish që përtypnin shikimin
Ngjyrën e gjelbër thellë në heshtjeLisat numëronin rreshta njerëzish
Të fshehur e të strukur pa frymë
Në tokën e tyre nga rridhnin burime gjaku
Në vend të ujit të botës e të limfës lisore
Në vend të lëkurës së lisave e freskisë
Në vend të luleve e cicërimave të zogjve
Nga horizonti pikonte ngjyra e gjakutKocka dhëmbë e gjymtyrë si rrënjë lisash
Mbështillnin pyllin me një varrezë masive
Të gjithë bashkë fëmijë pleq e gra pa emra
Që si të gjithë njerëzit e mbarë e botës
Kërkonin vetëm të jenë të lirë dhe liriKutia me eshtra njerëzish të kësaj kohe
Zef Mulaj
Bukur shumë Zef Mulaj, me kete poezi, vertete nje histori me gjak shqipetaresh ne te gjitha kohet. Pena juaj nje ze i fuqishem atdhetari, me dhemje e dashuri. Ndigjova edhe vidion e prezantuar në gjuhen italiane ne Itali. Zeri juaj prej poeti, shkrimtari dhe shkencetari tash me permasa ne gjuhe dhe vende te ndryshme te evropes e me gjere. Me te vertete jam i emocionuar me këte poezi tragjike, por edhe e thellë poetike.
Ju uroj nga zemra Sokoli
Comments are closed.