Ramë Thaçi – poezi
Amaneti i gjyshit
Gjyshi na e la amanet
ruajeni këtë vend të shenjt,
duane fort këtë dhe
ku plisi i bardhë ka lindë.Amanet po ua lë,
bëni roje rrethojës së shtëpisë
sepse çdo pëllëmbë këtu,
u la në gjak…Amanet po ua lë,
mësoni për trojet etnike,
për gurët piramidë
që më forcë na i gjymtuan.Amanet po ua lë,
mësojeni këtë në odë e në shkollë,
të dini mirë historinë e popullit tonë.Saradran, 1970
Bariu dhe baresha
Bariu dhe baresha
i lëshojnë delet herët në mëngjes
në male e në ara,
deleve të veta duke iu thënë:
Ju dhashtë e mbara!Bariu iu prinë deleve i pari,
ogiqi me kumonë në qafë pas tijn hn
shkon duke kullotur
happas-hapi.Bariu në krah mbanë karrabinën e gjatë
një trastë me bukë misri,
djath e qumështin në tas.
Derisa në brez mban një fyell e kavall.Baresha në njerën dorë ka një shkop,
strajcën me gjypnerë,
çorapë punon.Bariu kur i bje kavallit
me ata gishyërinjë të trashë,
dëgjohet nga tëbani në tëbanë
bjeshkatarët duke i kënaqë.Zëri i kavallit dhe melodia
ndihet nga bjeshka në bjeshkë.Blegërima e qengjave thuase është muzikë
e lojëra e deshve në dy luftim,
është kënaqësi për bareshën
dhe bariun.Rugovë, 1968.
Dick Marty
Dick Marty, ai burrë zvicëran,
në Parlamentin Europian,
i emëruar për hetuesi
ndër kriminelë e mafi.Detyrë të rëndë ti ke marrë
për me krye këtë mision…
O Dick Marty i hetuesisë
ngutu e shko në Serbi
në varrezat masive të shqiptarëve
në Batajnicë!
Aty është çerdhja e kriminelëve dhe mafisë.Femrat shqiptare se pari i dhunuan,
pastaj i vranë e i masakruan…
Në spitale e klinika të Beogradit,
gjakun ua morën dhe organet ua nxorën…
Në Batajnicë e Rudnicë,
ti do të gjesh eshtra shqiptarësh.Zoti i madh mirë e di
se shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë ,
pët të ruajtur gra e pleq
dhe fëmijët duke fjetur në djep.Kriminelët e Serbisë,
vranë edhe fëmijën në prehrin e nënës…Istog, 2012
Drini i Bardhë
Atë që e falë zoti
dhe e krijoi natyra,
është më e mira!Burimi i Drinit të Bardhë,
në natyrë paraqet fenomen të rrall
Buron rrezë malit të Ruselisë,
nga gurra afër shpellës së mrekullisë,
në 586 metra të lartësisë.Ujëvara është bukuri e rrallë
e Drinit të Bardhë.
Dallgët e ujit me shkumbë të bardhë
lart shkojnë,
ujëvarë të bukur ato krijojnë.Gryka e ujëvarës ushton
në dy shpatije,
deri në Fierzë dëgjohet.Ujëvarës së Drinit , zoti ia fali të mirat
për me pa ç’është natyra!Ujëvara nga lartësia tridhjetë metra
bie poshtë deri në rrafsh,
përshëndet bukuritë
që i mbesin pas.Përshëndet gurrën dhe shpellën,
lamtumirë i thot bjeshkës!
Ushqen florën e faunën,
Dukagjinit i jep jetë!Vizitorët vijnë kolonë
me e shijue këtë vend madhështor,
me u freskua në flladin e ujëvarës.Në Radac të Drini i Bardhë
mrekullinë për të parë,
vizitorët vijnë nga Shqipëria,
Kosova, dhe nga Bota.Ujë të burimit për të pirë
ajër të pastër për të thithë.
Uji i ftohtë që të bje në ballë,
duke e pirë duhet me u ndalë.Drini i Bardhë s’ka kufi,
shtratit të vet duke gjarpëruar
nëpër gryka e qafa malesh,
del në Shqipëri.Afër Kukësit bashkohët me Dri të Zi,
sëbashku shtojnë fuqinë…
Nga Dardania dhe Ilirida bashkohen në Arbani.Detit Adriatik ia mësyjnë me krenari ,
emrin nuk e ka më Drini i Bardhë
as Drini i Zi,
por lumi Dri.Prishtinë, 1972
Lulexhevahir
( Fadil Ferati )Një pip i njomëz më tre -katër sytha
e me gjethe të bleruara,
u shkëput nga një degëz e një degë të lisit të gjatë,
nga trungu i lashtë, rrënjët në Iliri,
nga Gruemiri i Shkodrës -në Jabllanicë të Pejës
erdhi familja Ferati, në Gurrakoc, në Dardani.Në gjirin e tyre familjarë,
zoti fali djalë!
Lulexhevahir,
Kulla u gëzua!U rrite në gjirin e nënës
ujë ke pirë në Gurrën e Kocit,
thithe ajrin e pastër të Dardanisë
nga bjeshkët e Istogut.Në fytyrën e Lulexhevahirit vërehet
si kandil digjet,
popullit i duhet dritë
në terr nuk mund të rritën!Frymëzimet dhe udhëzimet
i thithe nga i Madhi President,
i barte në Istog
po në këtë Kuvend.Koha e territ ka ikur
nga barbarët të shkelur përherë ,
popull, gëzone Lirinë -Pavarësinë,
lirshëm jetoni nën këtë qiell!Lulexhevahir,populli t’a dha besimin
i pari me dhëheqë vallën ,
në dorë flamurin shqiponjë
për të parin e Kuvendit.Por një ditë janari, ditë acari,
larg në dhe të huaj
një rreze dielli u shua.
Lulexhevahiri!Veprat tuaja mbetën në histori
dhe damarë gjaku në Trojet Shqiptare.Istog, 2010
Fjala besë
Ai që shkelë fjalën besë
bjeshkën e rrënon,
detin e tundë
me re të zeza qiellin e mbulon.Ai që e shkelë fjalën besë,
nuk ka mbështetje as në tokë e as në qiell.
I vetmuar mbetët,
pasqyrë e shemtuar.Jetim para zotit ka për të shkuar,
fytyrën e zezë e ka; denim të merituar!
Qe moti kan pas thënë:
Toka luhet e fjala Besë, mbetët përjetë!Gjermoni, gusht 1990
Jeta në fshatin tim
( Katër stinët )Jeta në fshatin tim bëhët për merak,
në çdo stinë punohet ngapak,
ku me shat, kosë e lopatë.Në pranverë lulet dalin,
shumë të mira i sjell behari.
Toka lavrohet dhe mbillet fara,
bujku krenohet për punë të mbara.Në verë gruri korret
dhe me kombajn shiret,
drithi futet në thasë
dhe qitet në hambar.Në vjeshtë misri korret,
për bagëti përgatitet ushqimi,
vilen frutat, mollë e dardhë
shumë të shijshme për t’i ngrënë.Kur vjen dimri stinë e ftoht,
fëmijët luajnë më dëborë n’oborr.
Babadimri sjell dhurata për fëmijë,
ua uron Vitin e Ri!Saradran, 1973
Lapidari
Lapidari është aty
ku është vrarë fëmia,
plaku dhe ushtari.Lapidari është aty
ku s’ka robëri
rrebeshe as stuhi.Lapidari është aty
ku nuk qajmë
por këndojmë
për luftën çlirimtare.Lapidari është aty
ku të vrarët
të gjallë janë!Istog, 2007
Loti i fëmijës
Loti i fëmijës rrjedhë lëkë
nga sytë,
e buron thellë
nga zemra.Loti i fëmijës
është më i kristalët
se pika e lotit
të stalaktitit.Loti i fëmijës
gurin e çanë.
Jetim ka mbetur
pa nënë e pa baba,
në luftë i zhdukën.Saradran, 1999
Më i madhi i yjeve
Një ditë kur moti sjelli stuhi të fortë
të shoqëruar me rrebeshe e furtunë të pandalshme,
Ylli i yjeve, si meteor zbriti nga qielli!
Në tokë ngjalli shpresë….Sot është në përjetësi, i qetë, në “Shtëpinë e vet”,
nën gurë të mermertë, në tokën Dardane.
I përjetshëm, i pavdekshëm,
u bë ikonë!Prishtinë, 2006
Milazim Mavraj
(Dëshmor i Kosharës)Kur Kosovës i vinte era tym e barot
Milazim Mavraj i doli zot!
Në zona të larta të Malësisë,
në vijë të zjarrtë të kufirit,
“krushk” ka ardhë Milazimi!Këndoi këngën e kushtrimit
për Kosovë në “dasëm” do të shkrihem!
Në Rrasë të Kosharës, në ato shkrepa, gurë e male,
istikam për Ushtrinë Çlirimtare.Sa herë në shenjë Milazimi,
shkaun e merrte,
syri i tij mirë shënjonte,
të gjallë s’e lëshonte!
Atje poshtë në lendina
shkijet mbesin si stërvina.Trim të rrept në luftë e kanë parë,
zemërmadh posi luan.Në radiolidhje me Naim Loshin
i kërkonte predha artilerie
që ai i quante “çaja të nxehtë,
se i përvluam shkijet krejt”!Në Rrasë të Zogut, në Koshare
ra dëshmor Milazimi,
në ftront, në vijën e parë,
me shkaun ballë-përballë!Aty ku u thye kufiri Shqiptaro-shqiptarë
sëbashku me strategët legjendar:
Sali Çekaj, Agim Ramadani …
gjithku ishte zemër luani!Në pranverë,
më lulet e njëzetetetë Prillit
përjetësia e Milazimit,
m’u tek guri i kufirit!Istog-Saradran, 1999
Natë e gjatë
Një natë e gjatë sa një jetë,
më shumë së një shekull.
Mesnatë është, retë mbulonin qiellin.
Shiu binte, moti bubullonte, vetëtima shkrepte!Terr, tmerr, frikë, vajë e lot…
Kur shkrepej drita, thika në fyt,
tyta e pushkës në gjoks.Malet shikonin nga lart
me kokë të përulur,
kur dëgjonin vajin, pshëretimën,
që vinte nga Bllaca.Çdo gjë e veshur me petkun e zisë.
Fati ynë në gojën e karpatit ujk, në rrugën e vdekjes!
Rrugët e lagura me lot e gjak,
në fusha e male në tokën Dardane.1999
Në një sy dy trashëgimi
Në hyrje të Grykës së Rugovës,
ku bjeshka përputhet me qiellin,
gjendet Patrikana e Pejës.Në oborr të Patrikanës është një pemë,
emrin e ka man.
Ilirët para shumë mote e mbollën,
akoma qëndron!Mani është krenarë, sepse rritet në vend të vet,
ilirishtën mirë e flet.
Mani është trashëgimi natyrore,
që e rritë kjo tokë Arbnore!Në disa libra hasim në legjenda plot gënjeshtra,
ku aspak s’është e vërteta,
se manin, gjoja, na e paskeshin mbjellë
njerëz të ardhur nga bjeshkët e egra.Mani flet në gjuhën e vet, duke thënë:
Mua me mbollën: Iliri, Arbnori, Dardani, në tokë të vet,
ku po rritëm që nëntëqind vjet.
Kurora e manit shumëshekullor,
shikon kah jugu në Baba Tomor.
Në diell, borë e furtunë,
mani muar formën flamur!Edhe Patrikana i përballon ndërrimet e kohërave,
mbi supe mban barrë të rëndë shekullore,
të gjuhëve të ashpëra njerëzore.Dielli, Hëna e Ylberi shumëngjyrësh
e shikojnë Patrikanën nga lartësia,
përmes grykës hyjnore,
si trashëgimi e jona historike e kulturore.Këto dy trashëgimi
jetë të gjatë kanë,
qe nga Bizanti
e këndej janë!Pejë, 2004
Në orët e vona
Gjithëherë frikësohesha
kur këthehesha vonë nga shkolla,
i vetmuar kaloja nëpër ” Malin e shkijeve “Osoja.Aty kishte ardhacakë
shpirtligj të Karpatëve,
sëpatën e mbajnë edhe natën në krah.Frika diçka më thoshte,
trupin ma rrënqethte
deri në palc,
thellë me prekte!Por bëhësha i fortë,
dhe merrja vetën në dorë!
Përmbahesha me forcë,
S’kisha ç’të bëja,rrugën e vazhdoja.Hëna e plotë më bëntë dritë,
për të kaluar zbathur
ujin e lumit të Drinit të Bardhë,
sikur të ishte ditë.Mesnatë ishte,
kur arrija në shtëpi,
nëna diltë
të dyertë më priste!Fenerin e mbante në njërën dorë,
kur iu afroja, me tjetrën dorë, nga malli fort më përqafonte.
Më thoshte më një zë të hollë:
“A muajte moj loke, me ardhë,
në këtë natë kaq vonë?
Zotit në dorë”!?Pejë, 1967
Në zemër të kam
( Kushtuar nënës loke – Dnorës )Elegji
Në zemër të kam nënë loke
prej lindjes se diellit deri kur përëndon,
edhe natën kur është terr
derisa të agon.Në zemër të kam
kur marrë ajër të pastër
në maje të bjeshkës,
dhe verës kur lahemi në valët e detit.Në zemër të kam
ditën në kopsht kur punoj
edhe natën kur bie në gjum
të pushoj.Në zemër të kam
kur shkruaj dhe lexoj,
nga mendja s’me largohesh
as kur çajë e këndoj!Në zemër të kam
në detin e pafund me anije kur lundroj,
dhe në qiellin e kaltërt
kur me aeroplan fluturoj.Në zemër të kam nënlokja ime,
edhe kur bletët prej luleve në lule shkojnë,
në Shtupeq të Madh të Rugovës
mjaltën në koshere e punojnë.E ti s’je e gjallë në Saradran,
shpirtin t’a ëmbëlsosh.Nënloke , para varrit përulem
vizitë kur të bëj
dhe të betohem, për së gjalli
kurr s’do të harroj!Saradran, 1997
Nipi e mbesa
(Poezi fëminore)Kam një nip të vogël
emrin e ka Ron
e mbesa më e vogël Bunë,
emrin e lumit mban.Jetojnë në qytetin e bukur të Pejës
rrëzë bjeshkëve të larta,
ajër të pastër thithin
dhe ujë Rugove pijnë.Nipi Ron është në parahkollorë
e Buna bukuroshe
në kopsht “Pëllumbat e paqes ”
shkon!Në park të gjelbëruar shëtisin
me moshatarët e vet,
luajnë me lojërat e tyre
kënaqën për çdo ditë.Pejë, 2013
Rrugë e largët
Rrugëtimi është i largët,
diku ka të ndalur.
Duhet të udhëtoj atje ku është Dielli.
Rrugëtimin fillova, natën udhëtoja.Hëna dhe yjëzit më bënin dritë.
Rrugës me shoqëronin
gjat tërë natës,
kur nëpër terr udhëtoja.Fusha, male e kodra i kalova
me dallëndyshen.
Bjeshkët në maje me të larta i pushtova,
Zoti me ndihmoi!Edhe lumenj, liqenj, detra e oqeane i kalova
pa mund e me shumë vullnet,
gjithësia me falte ngrohtësi
e shëndet.Kur më këmbë shkela në dhe të atij vendi,
qielli u hap.
Nata iku, dielli lindi, Parajsën e gjeta atje!
Me Diellin, Hënën dhe Plutonin u përqafova!Me zemër bujare e lule në dorë me pritnin, duke me thënë:
” Mirëseerdhe! Mirësëerdhe!
Zoti president! ”
Bijtë e Diellit me pritën!Letrat dhe brengat e mia i shpalosja.
– Tek ju erdha,
sepse kërkoj mbrojtje për popullin tim!Populli im jeton në tokën e vet,
vuajtje të mëdha kemi!
Stuhitë dhe bishat e egra e të tërbuara,
nuk po na lënë të mbesim gjallë!Gjakun po na e pijnë,
nga trojet tona stërgjyshore po na dëbojnë,
na rrahin, na vrasin e na masakrojnë!
Nga ju kërkoi : Ndihmë për shpëtimin e popullit tim!Prishtinë, 1994
O Diell !
O Diell, më lësho rrezë të ndriçimit,
largojeni robërinë!
Na e ndriçoni rrugën e lirisë,
vendit tim i duhet dritë!Po, po,Dielli do të shndëritë edhe atje.
Më gëzuan! Frymë tani marr lirshëm.
Ajri i pastër ma freskon ballin,
e rrezët e Diellit me diellin shpirtin po e kënaqin.Kënaqësi është kur kthehem në Dardani,
Flakadani shkon deri të UÇK -ja
në Alpet Shqiptare,
në majën e lartë në Gjeravicë,
në Rrasën e Zogut krenare në Koshare,
në Dukagjin,Llap,
dhe në Kullën e Qëndresës në Prekaz,
më Legjendarin, Adem Jashari!Istog, 1999
Rrëfim i gjatë i jetës së plakut shekullor
(Mixha im, baba Isuf)“Unë i kam njëqind pa dy vjet
kam historinë e kahmotshme të jetës.
Plot rrudha në ballë, në faqe e në duar,
mendjën e kam akoma të kthjellët,
derisa me sy e vesh mirë jam !Jetën e kalova me vuajtje, koha me preu si shpatë,
në luftë të Kacuberrit kundër çetnikëve
në dorën e majtë mora dy plagë.
Zoti më shpëtoj të jam i gjallë!Trupi m’u shkatërrua në burgje, në qeli të errëta,
me fajin tim pse isha shqiptar!
Në kokë mbaja plisin e bardhë
e në gji flamurin kuqezi.Tani unë në kët moshë e mjekërr të thinjur
po ju tregoj historinë time :
Përjetova kohëra të vështira me tortura të forta,
asnjëherë s’u dorëzova, burrë qëndrova!Më shka u vramë dhe gjithmonë u premë
se janë flliqana të pashpirt e të pabesë!Shqiptarët e Istogut me rrethinë
përjetuan t’merrin më të rëndë
në Kullë të Popit.
Çeta çetnike e Miliq Krstiqit
shumë i vranë, i dogjen, me thika i grinden
dhe më drunj i mbytën!
Pasurinë e grabitën!Vojvodën, Miliq Krstiqin,
dhe oficerët :Tomë Zhariqin, Gal Tërziqin, Ars Peroviqin…
Ministria ushtarake e Beogradit,me grada i rritte
së shqiptarët i mbytëshin.Aaahh!
Sa ç’njerëzi makabre bënë!
Uuuhh! U pikëllova.
Lotet po me rrjedhin, trupi po më dridhet!
Më shiqoni? Buzët më janë bërë shkrumb,
fryma po me ndalet.
Ëëëhh, ëëëhhëë!?
Mmëëzzii ppoo fflaaass.Por një ditë qershori me qershi e dredhëz,
Selmon Kadria e thirri Miliqin për të zënë peshqë!
Në fund të arave të fshatit Cërrcë ,
në lum të Istogut, të pusi kur kanë mbërri,
janë ulur për të pushu’.Trim mbitrim Selmon Kadria, sot më paska ardhur dita,
n’lul’ të ballit Miliqin e ka goditur,
në vend gjakpirësin e ka mbytur,
m’u të “Pusi i Miliqit “!
Më të shpejt largohet krenarë,
bjeshkës ia mësyen, të tëbanët ka mbërri,
për strehim.Populli shqiotarë, në çdo kohë ka patur trima
që luftuan s’i vetima!Çetnikët e Dobrushës në katërdhjetegjashtën
si shumë shqiptarëve
edhe toka jonë që i kishte tapitë, e kolonizuan!Shqiptarët histori të dhimbshme përjetuan
edhe në pesëdhjetëgjashtën, në diktaturën e Rankoviçit,
në aferën e dorëzimit të armeve dhe shpërnguljeve masive.Mua me rrahën më drunj, gadi më mbytën,
dy pushkë i dorëzova, ose shpirtin!
Më britmë të madhe me thonin :
“Bëhu gadi sa me shpejt për”Turska ” Turqi,të ikësh “!Eehh!
Shtëpinë tonë e “lëçitën ” (izoluan ),
pa drejt “gllase ” (vote ) se ishim armiq të Titos
dhe të kësaj ” drzhave ” (shteti ).Pasurinë e grabitën edhe dy kosha me misër i boshatisën.
“Lë të vdesin uni ( nga uria ),së dojnë më e bashkua
Kosovën e Metohinë më Allbaninë ” (Kosovën me Shqipërinë )Në shtëpinë tonë trokiti varfëria
e në shpirtë e zemër ndjehej krenaria!Im vëlla Beka, ishte në LNDSH-e
për Bashkimin e Trojeve Etnike.
Në pesëdhjetën sene (vit)
më pesë vjet burg të rëndë politikisht e denuan.Në vuajtje të denimit larg e çuan,
në burgun famkeq të Nishit.
Nga torturat fizike pa i mbushur të dyzetat ,
ndërroi jetë.Veç mos harroni baboo,
dëgjoni çka po u thot baba:
Sa herë shkaut me i ardhë dita,
të kallë, të vret dhe me zingi n’fyt të pret!Plaku i menqur na thot :
Do të vjen një kohë
që mbesat dhe nipat e mi
të rritën në liri e në shtëpitë e veta “.Saradran, 1996
Rugova – nuse e Alpeve Shqiptare
Rugova ka qiellin e kaltër,
ka shqiponjën krah-hapur.
Ka diellin që bën dritë,
ka hënën që shndëritë.Ka yjëzit tue valëvitë
natën përherë e bënë ditë,
ajri i pastër çdo gjë rritë.E ka florën dhe faunën
e tërë bota me këto kënaqet…E ka tokën të florinjtë
shkruan poeti me meritë,
për stolitë e bukuritë.Për një gjuhë që ka ky vend
e flet pastër fisi Kelmend.Ka ujëvara që nga shkëmbinjtë dalin,
Rugovasve ua freskon ballin
dhe në kokë era ua përkëdhelë
shallin.Ka Lumbardhin që rrjedh nëpër grykë,
ua shton jetën me muzikë .
Kanë melosin kanë traditën
Rugovasit më të rritën!A thua a është def e tupan
apo lahutë me kavall?
Dridhen telat e çiftelisë
vajza e nuse i bien sharkisë,Nëpër fusha, kodra male
tuj këndue gjithë Malësisë
për Ushtrinë Çlirimtare.Në këto gryka, bjeshkë e shpella guri
mbrojtën vendin dhe flamurin!
Lum Rugova ka djem trima
që luftuan si vetima!Edhe vallet dhe kostumet
janë shqiptare-Rugovase.
Luhet vallja:”Lufta për vajzën”
për Rugovën është krenare!Ty të lumtë oj Rugovë!
Me peizazh më të bukurin
në botë,
e mban emrin:Nuse kurorë!Rugovë, Shtupeq i Madh 2000
Shkollës Normale
Një ditë, fillim shtatori,
herët në mëngjes u zgjova.
Puhia e lehtë ma freskoj ballin.Dielli lindi…
Rrezët i lëshoj mbi bjeshkë,
shpate, gurra e në rrafsh.Një lule shumëngjyrëshe qeli petalet ,
aromë të këndshme liroi,shpirtin e kënaq.
Drita për mësues lulëzoi.Istogu u bë edhe me një peizazh më të bukur,
Zoti ia shtoi bukurinë me njëqind e sa pëllumba lara – lara.
Nga gëzimi fluturonin të përqafuar,
shkollës iu sulen me nxitim!Edhe gurgullima dhe valëzimet shkumbë të ujit të burimit,
i pastër si loti,
rrjedh me krenari nga shpati në rrafsh
tok me artdashësit e kësaj ane më arsimdashës.Istog, 1962
Trëndafil – Lule e ndarë
( Kushtuar babës tim, Bekë Tafili – Thaçi,
i burgosur politik në burgun famkeq të Nishit )Trëndafilin e mbiu kjo tokë Arbnore.
Trëndafili u rritë – siurritë,
në errësirë pa parë dritë.Diell kishte pakë
edhe më pakëz shkëlqim.
Qielli ngjyrë plumbi,
retë e zeza silleshin mbi Trëndafil.Shira të pandalura,
besa borë e akull.
Trëndafili pa ombrellë,
NDSH-en, shtëpi pata!Era fryente nga veriu
prente si shpat,
Lulen e ndanë në dy pjesë
unë shpëtova i gjallë!Trëndafili vetvetës I bën pyetje :
Pse Lulja e ndarë në dysh?
Lulja çanë për Lulen!
Unë i dua shumë Lulet, edhe natën i ëndërroj.E unë Trëndafil,
kujdesëm për Lulet e mia.
Jetë nuk kam pa Lulen,
nuk mund të jetoj!Përherë kujdesëm,
mos të vyshkën as të thahën.
Edhe pikën e fundit të gjakut nuk e kurseva për Lulen time.
Edhe jetën ia fala – e ujita me gjak!Një ditë era me barti në një rrugë të gjatë,
në dhe të huaj,
në Nishin famkeq,
në erëra të furishme dhe egërsi krymbash të zi.Rrugëtimi ishte i mundimshëm.
i tmerrshëm!
Me sakatosën e me ndrydhën pa mëshirë,
mëzi i përballova!Për Lulen më futën në kafaz,
kafazi ishte i ngushtë.
Një vrimë e kishte dhe një derë-paderë.
Pak dritë, pak ujë e më pak bukë.Në marimangë i rrjetuar.
Brenda kishte gjemba,
morriz e bagrema.Trëndafil hyra në kafaz.
Nuk u dorëzova, qëndrova dhe mbijetova
pesë pranvera pa Lulen!
Trëndafili kur u bë dyzet gjethesh, u tha -u shua.Trëndafili nuk është më, i etshëm shkoi
pa i parë Lulet e bashkuara.
Në tokë lëshoi shumë fara,
që mbinë dhe po rritën me Lulet erëmirë.Amaneti i Trëndafilit ishte:
Lulet të rritën në një kopsht të bashkuara…!?Pejë, 1968
Urë qëndresë mbi lumin Ibër
Një urë e ndarë në dysh.
Njëra pjesë e urës është në vëzhgim,
tjetra funksionon lirshëm
për çarkullimUra e punuar me hekura të fortë,
të qëndroj
në çdo kohë
qoftë me diell apo borë.Lumi Ibër mbetët i hutuar,
ndër urë rrjedh, urën e shikon,
një zë e lëshon
e ngadal kalon.A jemi ne fajtorë
se lindëm aty ku lindën dhe u rritën
të parët tanë?
Jo!Këtu djepi po na mbetët i shtruar përfundi me dyshek ari
e mbulesa jorgan guri,
mallshëm do të na pret!
Nënat që të këthehen në shtëpitë e veta
me i rritë fëmijët e vet.Para se na dëbuan përtej ure,
pashë njerëz të vrarë,
pasurinë e uzurpuan,
thesarin tonë e grabitën.Trojet tona na thërrasin,
këthehuni në votrat tuaja!
Buka e kripa në maxhe po u presin
kur me të shpejt ju larguan, këtu u mbetën.Shtëpitë tona i shikojmë
prej se largu duke u kallë
edhe qiellit lart po i shkon
tym e flakë.E mua kur me bje mallë
për të parë shtëpinë time të djegur
me shoqëron roja
e KFOR-it dhe EULEX-i.Nga vendlindja largohem:
Dje me gjak, sot me lot!Mitrovicë, 2002
Vetmia
Unë jam e vetmuar
në shtëpinë time,
shtëpinë e kam plot.Pa dyer pa dritare,
dritë kam.Pa diell e pa hënë,
rrezë të arta lëshojnë.Barot vjen era,
ajër të pastër marrë.Shi bien pa u ndalë,
lotët nuk më rrjedhin më.Hambar nuk kam në oborr,
bukë për jetë kam.Trualli im është pa krua,
ujë kam për të pirë.Në shtëpinë time kisha:
Burrin, djalin dhe vajzën.Ato nuk i kam,
ata i vranë!Burri e djali u vranë në front,
ballëpërballë me shkaun.Jo, jo, nuk vdiqën,
këta ranë dëshmorë!Paramilitarët ma vranë
edhe vajzën në oborr.Shtatë plumba ia lanë në trup,
oborri u mbulua me re të zeza
e lot dhembjeje.Bukë përgatite për të ngrënë,
për kolonat e njerëzve që vinin
nga të gjitha anët.Zemrën ma bënë shkrumb
me vrasjen e vajzës.Por kur mendoj se bukë ka dhënë për liri,
mos të vdes plak as fëmijë…Jam krenare për vajzën që pata,
Lirie e kishte emrin!Lirinë nuk e priti,
nuk e shijoj.Shtëpia e saj me lulëkuqe të njoma
përherë do të jetojë.Unë qëndroj grua dhe nënë
shumë e fortë.Lirinë po e gëzoj
në vetmi-nuk jetoj.Pejë, 2007
Ylli i sjellë dritë Dardanisë
Në sytë e Yllit dritë, me ide hyjnore
i mësoi në odën e kullës nga guri
si të kaloi mbi” Ylber ” përtej Atlantikut ,
ku bëri miqësi të largët
që bashkë me luftëtarët e lirisë
i larguan Korbat e zi
nga toka e Dardanisë.Istog, Saradran 1999
Në Podgur, Lulebardha shpërtheu!
Pse të nxirret e të mirret Lulebardha
që në pranverë shpërtheu më e para
në lulenajën e Podgurit?Pse stuhia aq e egër e veriut e rrëmbeu Lulebardhën
dhe e barti larg lulnajës?!…
Pse të këputet kurora e Lulebardhës më të lartë?
Pse të ndrydhen gjethet e Lulebardhës që freskonin ajrin?
Pse të thehen pipat e Lulebardhës me përplot sytha?
Pse të prishet Lulebardha që zoti e rriti ndër më të bukurën?
Pse të digjet Lulebardha që ishte më i bukur së abanozi?
Lulet tjera rrjedhin pika loti pa u ndalë për Lulebardhën.Bletët zbresin te Lulebardha
se aty gjejnë nektarë
që ëmbëlsohen përherë.Lulebardhë, i njomë mbetësh
që nuk vyshkësh as nuk thahesh!Lulebardhë, erëmirë rritesh me kohën,
më rrezët e diellit ,më dritën e hënës,
më ujin e gurrave,
me freskinë e aromës së këndshme
dhe më cicërimën e bukur të zogjëve
që vijnë nga bjeshkët e Moknës.Istog, gusht 2001
Vaji i fëmijës dhe i plakut
Vaji i fëmijës dhe i plakut
është më e rëndë se bjeshka,
për se gjalli
të shtje në tokë.Vaji i fëmijës dhe i plakut
është ndjenjë dhembjeje
që buron thellë
nga brendia e shpirtit.Vaji i fëmijës dhe i plakut
është mallëngjyes,
në rrugët e errta të natës,
ndihmë kërkojnë!O zot!
Na shpëto!
Falna dritën e hënës dhe ndriçimin e yjeve
në terr pa gjurmë mos të zhdukemi.Saradran, 1999
Pse?
Pse se thua të vërtetën
por merresh më gënjeshtra?
Pse se thua atë që e ka parë syri
por merresh me ëndërra
pas lindjes se diellit?!2007
Zogjëve mergimtarë
Zogjë mergimtarë
shumë kohë qëndruat larg vendit,
në shtëpi pa çati
dhe në fole pa strehë.Zogjë mergimtarë, kthehuni!
Foletë po ju presin më lulekuqe të njoma,
duam zogjtë të cicërojnë
zemrat tona t’i kujtoni!Zogjë mergimtarë, ejani në foletë tuaja
në këta lisa të gjatë, ku u lanë në gjak,
shqiponjat e mbrojtën trungun e lashtë!Zogjë mergimtarë, kthehuni në Kullën -Kala, në Prekaz!
Aty ku lindi DIELLI : Ishte shqiptaria, besa, familja, trimëria,
liria .. .
Thuajeni këngës dhe melodisë më të bukur
për dëshmorët e rënë,
me Komandantin, Adem Jashari,
Legjendë e gjallë!
Suedi, Krstianstad 2012
Mësuesit arkitekt -Salih LikaFjalët e mësuesit janë flori
na dhurojnë dituri,
orientimin na e tregon
të aftë të bëhëm për punën tonë.Mësuesi shpërndanë rreze jetë
sikur dielli i argjend,
të bukur të jemi
si ylberi shumëngjyrësh.Mësuesi është si lule në pranverë
mendjen tonë e freskon,
shpirtin tonë e mbushë me erë
Një komb një flamur!Mësuesi jonë, fjalët tuaja janë të arta
në kohë më të vështira na bëjnë dritë,
bashkë me ju arrijmë dije më të fortë
posi “Guri i Kërshit ” në Rugovë.Pejë,Shkolla Normale, viti 66 -klasa e 4/gjashtë
Terr dhe dritëKosovë, shumë mote ishe nën hijën e mjegullnajave,
në terr padritë.
Kullat e ngritura nga dheu dhe guri
i dogjen, nuk u rrëzuan, në këmbë qëndruan!
Dimrave të ashpër iu përballuan
duke mbrojtë vendin dhe flamurin.Gjethet e lisit të gjatë, era t’i fërëfëlloi në Apenine, Olimp,
Anadoll, Misir, e deri në Ande, Zelandë të Re,
përtej detrave e oqeaneve të pafund.E degët e lisit t’i thyen, t’i dogjën, i bënë thingi.
Derisa trungu ishte pikë për qitje më “shigjetë “.
Çivit e bënë!
Trungu dhe rrënjët mbijetuan.Udhën e shkonjave shqipe
që mësusit këmbëzbathur i kishin skalitur
nëpër shekuj e acar
tentonin t’i zhdukin,
brezat në çdo kohë i shkruan dhe i ruajtën.Edhe shtriga plakë, Tirçit e bardhë t’i preu me gërshërë
dhe t’i rrethoi me një e dymbëdhjetë gajtana të zinj,
Tierçit t’i shemtuan!?Kosovë, mbete në çati- paçati
dhe në srehë – pastrehë,
nën ombrellë të huaj,
kurr s’u m’poshte!Kosovë, një dritë lart po duket në qiell,
rreze dielli është.
Në tokë po zbret,
Shpresa jonë !Bashkë me burra e burrëresha
Odës iu sulen si zgalem,
Kuvendi i Kosovës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë!Kosovë!
“Oborri i shtëpisë “i rrethuar më” thupra druri”
u bë më themel gjuri,
Presidenti historik, i pari e vuri!
Arkivi i nëntokës i ruan.
Ehh, një ditë bishat e malit na hynë në shtëpi
më gojë të madhe e dhëmbë të mpreht na hëngrën,
e më brirë të gjatë na therën, na mbytën
edhe përtej oborrit na larguan.Por një ditë marsi, Dielli lindi në Prekaz.
Shqiponjat me tri shkonja UÇK – e, në ballë
i shpërndau në Dukagjin Kosovë, Shqipëri…Më armik luftuan ballpërballë,
shumë i vranë, të ” ngordhur ” mbetën.Dallëndyshet krahhapura na erdhën ndihmë nga larg
në sqep “mollë e dardhë “,
në kokë ua lëshonin “dhuratë”
Kosova u çlirua nga barbaret.Kosovë, terri iku, drita erdhi!
Duke kënduar retherrotull , vallën po e hedhim!Kosova sot gëzon lirinë,
më gjak të shkruar historinë.
Kosovë ejona je,
Kosovë emër të ëmbël ke!2005
Më emër e numër të gdhendur
Më emër e numër të gdhendur
kërkoi me shpirtë e zemër,
dritën e mëngjesit
dhe largimin e errësirës së natës!Më emër e numër të gdhendur
në guri
dhe gjerdan me lule i qendisur,
i gjallë është!Prishtinë, 2006
Ik more, ik!
Ik more ik, o bajloz i zi
në terr të natës,
shqiponjë fluturo krahhapur
në dritën e hënës.Ik more ik,
e zhduku në humnerë mori bushtër,
pëllumba lart fluturoni
në qiellin e kaltërt!Ik more ik! Karpat ardhacak,
të ndoqa si uragan me barut të thatë!
Bjeshka e lartë, guri kufi,
për mote na ndanë!Saradrna 1999
Katër tela kanë një shpirt
Teli “E”dritën e largët të diellit e kërkon!
Teli “A”ajër të pastër dua të thithi!
Teli “G”ujë të helmuar për të pirë nuk dua!
Teli “D”më bukë të ëmbël dua të ushqehem!Katër tela kanë një shpirtë
në violinë është,
liri kërkojnë!Istog, mars 1981