TREPÇA ILIRIANE

0
50

TREPÇA ILIRIANE

Në Trepçë është palca Shqipërisë
qenia që të adhmen ma përcakton
le të çmenden të gjitha perënditë
Trepça Iliriane mua s´më mohon

Në të dielat e arit dhe t´ argjendit
në të hënat e shiut dhe metaleve
u vetëlindën plumbi, zinku, dhe ari
dhe kristalet e florinjta të Trepçës

Hapini ballinat e faqeve të tokës
të shihni feldspathet, manganin
në të reshurat…midis vullkaneve
u vetëlindë Trepça jonë dhe Opali

Qahen thëngjillet, floriret e tokës
qahen humuset, molibdeni blu
me gjunj të natës po m´i bien tokës
qahen pemët për degët kërcu

Fol gjuhë e lashtë e kësaj toke
Trepça e Kosovës prindin e di
Në Trepçë Kosova ka një emër
Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

Rrustem Geci – Dortmund, 2015