Në kujtim të aksidentit tragjik, ku humbi jetën Atjon Zhiti, djali i vetëm i shkrimtarit, dhe diplomatit, poetit dhe demokratit Visar Zhiti.
KU IKE ATJON ZHITI ?
……………………………Ku je? ku ike Atjon?
Te gjithe nuk duam ta besojmë
se ti ike kaq shpejt, u ndave nga ne
ike kete fund dhjetori
kur të gjithë do prisnim urimin tend
Visari dhe Eda e jote
të priten krahë hapur…
do festonin me ty Vitin e Ri.Atjon kush të thirri në atë mëngjes?
pse dole kaq herët?
ti ishte i qetë nga natyra
i dashur me të gjithë
Kush të thirri Atjon?
që vrapove aq shpejt, vdekja
ta ndërpreu rininë, jetën
ju ngrive në buzë prindëve buzëqeshjen
jua bëre akull jetën!
nji akull që s’do shkrihet kurrë…
sado që dielli të nxehë,
ky akull nuk mund të shkrihet,
sado vargje të thuren për ty
Visari dhe Eda, që të lindën ty
kanë ra në gjunjë, vështirë të çohen
kujt në këtë jetë, ma t’i gëzohen?…
Ku je Atjon, ku ike ti?
Gjin Musa, Romë: 23122014