2 KORRIKU 1990, ISHTE BETEJA E PARË POLITIKE

0
23

Manifestim me rastin e „2 Korrikut 1990“!

Në Meinisberg/BE, nënë udhëheqjen e Qamil Çekajt,
Dega e LDK-së në Zvicër, mbajti një manifestim me rastin e
25 Vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Tubimin e hapi kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, shkrimtari Shefqet Dibrani, i cili pos tjerash tha se sot jemi tubuar këtu për ta shënuar 25 Vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, datë dhe ngjarje historike kjo që përkon me ditët e para të aktivitetit politik të LDK-së për të cilën askush nuk ka punuar më shumë se sa LDK-ja dhe kryetari i saj historik dr. Ibrahim Rugova. Po ashtu “2 Korriku 1990”, në kujtesen e popullit është ngulitur si fillimet e një rezistence paqësore e cila si Lëvizje Politike i ka dhënë Kosovës konceptin Evropian të paqës dhe tolerancës, pa të cilën kahja e zhvillimeve politike në Kosovë nuk do ta kishte efektin dhe rezultatet që i arriti.

Më pas z. Dibrani u përqendrua në zgjedhjet politike brenda LDK-së për të cilat u shpreh se janë përcjellur me mjaftë vërejtje të cilat kanë reflektuar një klimë jo aq të pritur, pasojat e së cilës janë ndjerë dhe përjetuar thellë edhe në Degën e LDK-së në Zvicër. Por ajo që më brengos tha ai, është e dhëna se lidershipi i LDK-së në krye me Isa Mustafa kanë një tendencë për të muhuar një proces të mirë, transparent dhe plotësisht në harmoni me Rregulloren për Zgjedhje dhe statusin e LDK-së, por jo vetëm kaq është një tendencë e hapur për t’i shuar krejtësisht Degët e LDK-së në Diasporë, e bashkë me të për ta mohuar, injoruar e anashkaluar tërë kontributin e mërgatës shqiptare në diasporë, veçmas të aytre që janë në LDK-së dhe të rreshtuar pas filozofisë rugoviane.

Më pasi ai i uroi mirëseardhje prof. Rexhep Gjergjit, njërit nga Themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. U tha se prof. Gjergji ka qenë njëri nga hartuesit e shumë platformave, shkrues i shumë peticioneve dhe referateve politike që janë lexuar në demonstrata e protesta të organizuara nga Dega e LDK-së në Zvicër dhe më gjerë. Por këtë personalitet e bënë më të veçantë e dhëna se prof. Gjergji është personaliteti më i lartë i LDK-së së asaj kohe, i cili bashkë me Enver Malokun dhe Ilaz Bylykbashin, kanë patur guximin të shkojnë në Prekazin Historik, dhe me duart e tyre t’i kthejnë mbarë, dhe t’ua kryejnë ritualin mortor duke u rënë për fytyrë, viktimave të Familjes Jashari, pra edhe komandantit Adem Jashari.

Më pas kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, z. Dibrani falënderoi Kryesinë e Degës në Zvicër për mbështetjen e vazhdueshme që i japin atij dhe proceseve në përgjithësi, fjala ishte për ato që ndodhën në prag të Kuvendit të VIII-të Zgjedhor në Prishtinë, me që rast ai veçoi kontributin e z. Musa Sylejmani për aspektin mediatik, z. Prek Buzhalla i cili e kishte shoqëruar në Prishtinë, pastaj i falënderoi Nëndegët e shumta të LDK-së që dolën me deklarat publike, Kryesinë e Zgjeruar të Degës, si dhe veprimtarët dhe individet e shumtë, me të cilët tha se e obligojnë këtë kryesi të Degës të LDK-së, të jetë e përgjegjshme përballë sfidave të shumta që i kemi para vetes.

Ndërsa ing. Nazmi Peci tha se më 2 Korrik të këtij viti, do të mbushet plotë një çerek shekulli kur filozofisë dhe vizionit të dr. Ibrahim Rugovës për liri dhe pavarësi, me përkrahje të prof. dr. Fehmi Aganit, akademik Gazmend Zajmit si dhe të intelektualëve të tjerë u vu guri i themelit për Pavarësinë e Kosovës. Kur në horizontet e asaj kohe shpërbërja e ish Jugosllavisë shihej si e pashmangshme, akti politiko – juridik i shpalljes së pavarësisë, përveç që ishte shprehje e aspiratave të kahëmotshme të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, njëherit ishte edhe fillimi i realizimit konkret të programit të LDK-së dhe i vizionit të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Aprovimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, ishte beteja e parë politike e diplomatike e konfliktit shekullor Kosovë – Serbi. Pas këtij akti juridik Serbia do ta drejtojë në Kosovë tërë aparatin policor e ushtrak i cili pas disa vitesh u përshkallëzua me luftë të hapur pasojat e së cilës tashmë i dimë të gjithë, pos të tjerash u shpreh ing. Nazmi Peci.

Prof. dr. Rexhep Gjergji pasi falënderoi organizatorin tha se pas kaq e kaq vitesh përseri po takojë, miq, veprimtar dhe aktivist të LDK-së. Vet fakti që ju jeni kaq mirë të organizuar e meritoni respektin e të tjerëve dhe të Kryesisë Qendrore në Prishtinë, pasi angazhimi juaj për Kosovën ishte angazhimë për jetën dhe për ta ruajtur substancën njerëzore në Kosovë. Nuk ka sferë e jetës në Kosovë e cila gjat viteve 1990 -1999, që të mos ketë pasur ndihmen tuaj u shpreh pos të terash ai.

Më pas moderatori z. Qamil Çekaj tregoi se SHH „Salih Çekaj“ në Zvicër ka shpall anëtarë nderi të kësaj shoqate, prof. dr. Rexhep Gjergjin për të cilin tha se përveç meritave akademike dhe në kuadër të LDK-së, z. Gjergji ka qenë edhe njëri nga bashkëpuntorët më të afërm të Salih Çekajt. Në çastin kur kryetari i Shoqatës z. Saim Tahiraj ia dorëzoi librezën e anëtarit të nderit, të pranishmit u emocionuan, prandaj edhe u ngriten në këmbë duke e shoqëruar duartrokitje të gjata frenetike.

Tubimin në emër të Degës së LDK-së në Gjermani e përshëndeti Fazli Hajdaraj i cili i solli edhe urimet e Donikë Gërvallës. Po ashtu në emër të PSHDK-së përshëndetje bëri edhe Shenasi Aliu, kurse kryesuesi i falënderoi për pjesmarrje: Shpend Shalën, Emrush Çekajn, Reshat Muratin, Alush Zeçirajn, Lush Canaj, Riza Sheqiraj, si dhe dr. Naim Gjergjin e publicistin Mustafë Shabani të cilët bashkë me Fazli Hajdarajn kishin ardhur nga Gjermania. Me këtë rast u përshendet edhe prof. Rami Miftari, përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare „Salih Çekaj“ me kryetar Saim Tahirajn, ShH „Agim Kukleci“ me kryetar dr. Shaqir Shalën e ndonjë tjetër?!

Telegrame përshëndetëse kishin dërguar: Prof. dr. Vjosa Osmani, prof. Halil Gecaj nga Llausha e Drenicës, kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla, prof. Sylejmon D. Lokaj, Fetah Bakija veprimtar i LDK-së në Gjakovë, kurse në emër të PDKI në Zvicër zotëri Nue Kaqinari.

Në pjesën artistike, të pranishmit i argëtuan Vëllezërit Alimus.

Meinisberg/BE, 28.06.2015.
Komisioni për Informim (KI-LDK Zvicër).