VRASJA SHPIRTËRORE E LIDHJES SË PRIZRENIT

0
33

Me keqardhje shumë të madhe morem lajmin e zymtë për vendimin antishqiptar, antidemokratik dhe antihistorik të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës me të cilin vendosi që të hiqet stema e qytetit historik të Prizrenit, sepse ajo emblemë, si duket, po ua vret syrin atyre që para 11 vitesh e dogjen deri në themel tempullin e shqiparizmes së vërtetë. Sepse, ata menduan se, e tërë Kosova do të serbizohet. Nuk do të kanë vend askund simbolet e atyre që nuk ju përulen as Nemaniçëve, as Karagjorgjeviçëve, as Drazhistëve dhe as titistëve, por që ballëlartë ngriten Flamurin e lirisë për pavarësi e vetëvendosje. Jo për zhdukjen e identitetit të 89% të banorëve të Kosovës, që as me Kushtetutë mos me pasë të drejtë me u quajt shqiptar, dhe, se REPUBLIKA E KOSOVËS me u quajt shtet i SHQIPTARËVE dhe i disa pakicave minoren, që gjithsejtë nuk përbejnë as 11% të totalit të banorëve të kësaj treve DARDANE, jo kurrsesi “Kosovë e Metohi” – por KOSOVË DARDANE!
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare e ngritë zërin e saj të fuqishem kundër kësaj padrejtësie apo nonsensi juridik, dhe apelon të GJYKATA KUSHTETUESE e KOSOVËS që, menjëhere të tërhjeki këtë vendim të nxituar dhe t’u kërkoj falje, jo vetëm banorëve të qytetit dhe Rrethit të Prizrenit, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë e që kanë derdhë gjak për ekzistimin e asaj EMBLEME mbarëkombëtare, e cila në asnjë mënyrë nuk cenon e as denigron asnjë nga banorët e Kosovës, kushdo qofshin ata. Atyre që u pengojnë simbolet kombëtare shqiptare u porosisim që, të shkojnë atje ku i kanë reliktet e tyre të Shën Savës apo kujdoqoft tjetër. B.K.D.SH. apelon në Asamblenë Komunale të Prizrenit që, të ngritë zërin e saj fuqishem kundra kësaj padrejtësije flagrante dhe t’u drejtohet të gjitha organeve kompetente në Kosovë për anulimin e vendimit antishqiptar dhe kthimin e AMBLEMESË së PRIZRENIT në të gjitha aktet zyrtare si dhe në ndërtesën e Këshillit Komunal të Prizrenit.
Në rast se organët kompetente, për hir të “miqësisë” dhe “bashkëjetesës” me ata që dojnë me na i zhdukur gjitha simbolet kombëtare shqiptare nuk pranojnë anulimin e atij Vendimi plotësisht ANTISHQIPTAR, atëherë i ftojme qytetarët e Prizrenit dhe të mbarë Kosovës në DEMONSTRATA TË VAZHDUESHME DERI NE RIVENDIKIMIN E ATIJ VENDIMI kaq makaber e ofendues. Në asnjë mënyrë nuk guxojmë të pranojmë në heshtje heqjen e amblemës së Prizrenit. Përkundrazi, duhet t’i përdorim të gjitha masat e nevojshme, që kërkesat legjitime të aprovohen. Zoti u mëshiroftë or gjykatës të gjorë, po çka ju shtyri në këtë akt tradhëtie ?

Për BESËLIDHJEN KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE,
Emin FAZLIJA, kryetar

Adresa:
emin.fazlija@gmail.com