Nga Keti Bazhdari*
Thonjzat tek “Obelisku i demokracisë” në Kavajë dhe pamja e kësaj shprehje artistike të shcentruar me një si tip kahje te hallakatur nga injoranca ekstreme, mjaftojnë për të kuptuar mjerimin e kauzës së ditës së opozitës.
Kur jeton në këtë vend është e dhimbshme çdo gjë, dita, orët, vitet, kauzat, mjerë ata e mjerë ne, shkon deri aty sa të përballesh edhe me situata fitoreje të demokracisë kavajse e simbolizimit me gjeso pozitivin e humbëtirës së trurit të cdo injoranti lagjeje që mund ta kishte mirëme kryetarin e bashkisë.
Imagjinoni pak, statuja e lirisë shqiptare, kavajse, diçka mes një kërmilli gjigand te mbetur pa zhguall dhe një karkaleci are që i kanë prerëkëmbët gjatë kositjes, dicka horrible, se pershkruaj ndryshe, një inestetizëm budall i formës dhe i përmbajtjes që ka zaptuar qendrën e njëqyteti dhe dënuar qytetarët e tij të jetojnë pa shije dhe të kundrojnë këtë që është vetquajtur simbol i të ardhmes së një vendi të sapo dalë nga diktatura dhe simbol i protestave të një opozite!
Për të mos mbetur vetëm në monolog a ka njeri që se kupton metamorfozen e ëndrrave shqiptare të viteve 90 imponuar nga këta personazhe me të tilla vizione dhe që ende kanë stomak të venerojnë një hardall me njolla balte, te ngulur mes Kavajes në momente euforie e rrokullisje shoqërore?
Dhe jo vetem, por ta kthejnë në kauzën e protestave të opozitës së shqiptarëve të sotëm?!
Me sa kuptoj une, këtyre jo vetem su vjen turp dhe në vend që ta fshehin at vepër , që me figurë tregon shthurjen e mbretërisë së shqiptarëve, përndjekjen e tyre për të marrë rrugët e botës , denatyralizimin , varfërimin, lënjen pa shtëpi, pa shkollë, pa shpresa si ai kërmilli i obeliskut, por u bie ndërmend ta përdorin edhe si kauzë të drejtë ashtu sic duhet të ishin gjithmonë kauzat e opozitës në një vend normal. Ky ështëdegjenerimi final që mund t’i bëhet kauzave të opozitës nga vete ajo sa të ngrihen kauza për objekte që edhe vetë media ka turp t’i shfaqi dhe e gjithë bota po të kishte rast t’i shikonte do tallej me ne.
Nuk di se si ta shpreh, por në Shkoder do i kishim thane at obeliskun me ia thy per kry, meqë ky asht akt dhune, t’paktën për shqup!
*Autorja eshte pjestare e nje familje te persektuar gjate regjimit komunist. Babai i saj eshte denuar me 17 vite burg, akuzuar se ka tentuar te ringjal revolucionin hungarez ne Shqiperi.