Poeti Lulash Brigja me disa poezi

1
29

Ky esht poeti Lulash Brigja.
Dërgoi për publikim, Gjin Musa

Kur dielli puth lulet

Kur dielli puth lulet
pranvera s’vonon

Kur dielli puth lulet
një ditë e re fillon

Kur dielli puth lulet
është një çast meditimi

Kur dielli puth lulet
është një libër i imi

Kur dielli puth lulet
është vetëm fillimi…!

Portret malësori

I vështirë për ta kuptuar
si pikturë antike
I kthjellt në shikim
si një rreze drite
I lagur nga bora
nën arnat e këmishës
I ngrohur pranë vatrës
nën tymin e pishës
I djersur pas parmendës
që pa gdhirë
I ngopur me misra të zier
dhe shllirë
I tharë nga era
që fryn në Alpe
I çlodhur në mbrëmje
mbi një dyshek kashte
I rritur në halle
në kohë të vështirë
I qullur në balte
por gjithmonë i dlirë
I etur si sythi
kur vonon pranvera
I frigur si shkëmbi
kur e sulmon era
I heshtur dhe i menduar
si flokët e bardhë
I zemëruar me pleqërin
që e sheh duke ardhë!

Kurbetit

Kurbet o sëmundje e keqe
të gjitha na i more kaq shpejt
na i more djemt e ri
na e more buzëqeshjen krejt.

Ta fala dritën e hënës
veç sillja djalin nënës
T’i fala lulet e fushës
veç sillja dhëndrin nuses
Ta fala freskun e mbrëmjes
veç sillma të dashurin e zemrës
Ta fali edhe rininë time
veç sillju babën fëmijëve!

E çka ka me të fal i shkreti plak?
Rrin duke të mallku e i duket pak
Unë po ta fali edhe këtë fundshekull
Vetëm ik……….
………… ik e mos hajde tjetër!

Shkodër, në lulishte

Mbrëmja po afron
Lamtumirë thotë dielli
Plot me njerëz lulishtja
Plot me yje qielli
Pranë meje dy vajza
Qeshin me të madhe
Një plak i moshuar
Tymos një cigare
Ja një grup fëmijësh
Lozin me litar
Një çift i fejuar
Janë ulur mbi bar
Nja dy-tri studente
Kapur dorë për dore
Dikush na shet misra
E dikush akullore

Ja një fotograf
Që shkrep aparatin
Një djalë i mërzitur
Vetëm sheh sahatin
Disa meditojnë
E disa bëjnë gallatë
Kalojnë disa vajza
Duke bërë sfilitë
Një makinë te rruga
E ka ngrit muzikën

Erdhën disa djem
E disa plaka ikën
Unë jam në një stol
Përbri shatërvanit
Shënoj dy-tri vargje
Në paket të duhanit
Gruaja rrin e thotë
Edhe sa po rrimë
Vajza edhe djali
Lozin me makinë
Dikush vjen e lyp
Se është fukara
Shkodër në lulishte
Gjithçka ke me pa!

Çadra e vetmise

Ti je shtrirë në çadrën tënde
detin e kaltër
në qetësi sodis
Shikimi im si një valë deti
vjen lehtë-lehtë
dhe të gudulis

Me syçkat e qeshur
si një pulbardhë
larg në thellësi
diçka kërkon
Dashurinë e ke
krejt afër…
vallë nuk e din..?
apo nuk don..??

Unë jam murlani i jetës tënde
që do ta prish
çadrën e qetësis
Do të largoj nga bregu i heshtjes,
të notojme bashkë,
në detin e dashurise..

Me gurë…!

Me gurë njerëzit e ndezën zjarrin
Me gurë majmunët rrëzojnë fruta
Me gurë u bë parmenda dhe thika
Me gurë bluhet në mulli buka.

Me gurë i vrisnin gratë e përdala
Me gurë u bënë faltoret dhe shtëpitë
Me gurë bëhen burgjet dhe varret
Me gurë është shkolla ku mësoj përditë.

Me gurë janë bërë kështjella e piramida
Me gurë ndërtohen statuja e shkallë
Me gurë i ndajnë njerëzit kufijtë
Me gurë pran vetes të vdekur e të gjallë.

Me gurë gjithe jetën
Në gurë gjithmone
Njerëz zemërgurë
Kot nuk na thonë…??!

Kanuni

Ai erdhi nga larg
Ai erdhi nga historia
Ai ndihej i lodhur
Ai flokët i kishte me thinja

I mblodhi burrat e mençur
I thirri këtu në qytet
I ftoj priftin dhe hoxhën
I lajmëroj shkrimtare dhe poetë

“Unë jam historia
ju ndodheni në mes
jeta ecën përpara.
Ju lutëm me lini të vdes “..!

Kur të pash sot

Kur të pash sot
u shkri akulli i mungesës
nga malli
syri pikoj lot.

Kur të pash sot
në zemrën time u ndez
një zjarr
që se shuaj dot.

Pse……….????

Mike ……….
e dashur mike
Sot u bëre nuse
dhe ike.

Unë s`po e kuptoj
qan atë që vjen
apo atë që shkoj..??

1 COMMENT

  1. Poetet dhe krijuesit e shkrimtaret duhet te thonë dy fjale per Dukagjinin, qe po ju mohohet e drejta para syve.
    Dukagjinin politika po e neperkembe.
    Dukagjinin po e heqin nga harta e Shqiperisë.
    Dukagjinit po ia mohojn poltikisht disa te drejta qe i takojne.
    Pra vete Dukagjinasit duhet t’i dalin zot treves vete me fjale dhe me vepra.
    Me gjithe rrespektin per Z. Lulash Brigja dy fjale s’ja kushton Dukagjinit po dashurisë, pra duhet shkruar ma shumë per vendlindjen tonë.

Comments are closed.