Dodaj Zef
Kosovë Shqipëri
Jan dy motra plaka t’vjetra.
Pak ma e re njena si tjetra.
Me bagti me u dhanë kullosë.
Në mes t’kodrave janë vendosë.
Mbrrijnë atje afër kufinit.
Ku i ndanë pjest e Dukagjinit.
Sa të vogla ishin nda.
Gjer atë ditë motrat pa u pa.
Jan bashkue e qenkan falë.
A ke thmi a ke ndonji djalë?
I kam thmin e kam shum nipa.
Shpejt na ndanë he ju raftë pika!
Kshtu biseda tu vazhdue.
Kur kufijt i kanë mbarue.
Andej mbeti nëna me motër.
Mbeta une veq me babë n’votër.
Amanet pra oj fisnike.
Mbasi kohen po e mbrrijke.
A ja dinë ti emrin motrës.
Qe ju ndanë n’at koh prej votrës.
Kosovë emrin motra e ka.
E mjera un po vdes pa e pa.
Krejt idhnimi kthehët n,gëzim.
Ësht ngritë motra fluturim.
Vaj e lotë e përqafim.
Kjoft e shejtë kjo ditë sa gëzim.
U përqafuen Kosovë Shqipëri.
E bëni zoti mrekulli.
Me u takue motrat n’pleqri.
T’lumët na për kët liri.
Bashk me u bë Kosovë Shqipëri.
Nji krijim vertet mbres lanes,falnderoj autorin Dodaj Zef nji krijues qe ne c’do koh na sjdhe krijime te reja dhe plot kuptim.
Krijime qe i kushtohen bashkimit kombetar,flamurit dhe realitetit ne te cilin po jetojm.
Pergezme miku im Dodaj Zef.
Gjin Musa
Ju falemnderit Gazetari i mirënjohur Gjin Musa.
Përveq punës së juaj si gazetarë më pëlqeu edhe gazeta e juaj Fjala e lirë,e cila ishte bukur e kompletuar me gazetarë dhe tituj të mirë dhe interesantë.Respekt dhe përshendetje nga unë Z.Dodaj
Comments are closed.