TemA e nxehtë e së shtunës
nga Bledi Mane, facebook.com/bledi.mane
– Nga miqësia e Fatmir Mediut me këngëtaren Eli Fara e duke vazhduar me vithet sexy të këngëtares Elvana Gjata apo ndërtimin e katedrales misterioze ortodokse-
“Tirana të mahnit me energjinë që çliron, Tirana është orientalizëm i pleksur me oksident, Tirana është qytet i njerëzve miqësorë dhe të çuditshëm, qytet i zhurmshëm plot ngjyra dhe jetë”, kështu shkruante fotografja amerikane Jennifer Higgins para pak kohësh në revistën Frizie.
Dhe ka të drejtë, kryeqyteti ynë qysh prej 11 vjetësh iu bashkëngjit hartës globale të metropoleve ku jetohet vrullshëm, shtrenjtë, plot stres dhe argëtime. Tirana herë- herë duket si Stambolli apo Napoli, si Kalkuta apo Barcelona, si Athina apo Zyrihu… e rëndësishme është që Tirana jonë josh këdo dhe të jetuarit këtu është eksperiencë e nevojshme. Kësaj here në kolonën time të së shtunës së bashku me klubin social studentor “campusALBANIA” po u sjell të botuar 11 ngjarjet më ekstravagante të këtij viti të metropolit shqiptar. Duke kërkuar mirëkuptimin e lexuesve të shumtë uroj që as unë, as studentët hartues të këtij rankimi interesant, as botuesi i gazetës TemA të mos paragjykohen dhe anatemohen jashtë çdo imagjinate siç ndodh rëndom në kryeqytetin tonë plot energji&intriga.
1.
– Top Fest
/Koncerti, show argëtues dhe televiziv më ekstravagant. Një nga prodhimet e pakta televizive shqiptare të standardeve hollivudiane. Sapo mbylli edicionin e tetë të tij si një fabrikë ku prodhohen dhe afirmohen këngëtarë dhe grupe të muzikës alternative vendase. Me një ceremoni pompoze dhe skenografi të përsosur artistikisht, Top Fest është një nga produksionet më të shtrenjta të televizionit Top Channel dhe kompanisë Top Media. Influenca dhe audienca e tij pësojnë vetëm rritje nga viti në vit, mbetet show muzikor më vital në gjithë hapësirën mbarëshqiptare.
2.
– Fasadat plot ngjyra të pallateve të Tiranës
/New york Times, Al Jazeera, The Guardian, Newsweek, Corriere della Sera, BBC, Le Monde, Yomiuri, New Yorkers, El Pais… nuk ka gazetë dhe revistë, televizion, site interneti apo radio me influencë nga të pestë kontinentet e këtij planeti pa shkruar për dy nga gjërat më të famshme që ka prodhuar Shqipëria post komuniste: krimi, mafia vendase dhe fasadat e çuditshme plot ngjyra të Tiranës. Sa herë është pyetur për këtë ndryshim simpatik që i ka bërë Tiranës, kryebashkiaku Edi Rama u ka dhënë gazetarëve japonezë, amerikanë, spanjollë, italianë, anglezë, koreanë të njëjtën përgjigje: “Kryeqyteti ynë ishte i gjithi një gri e frikshme gjigande që të merrte frymën, ishte i shëmtuar!!!”
3.
– Vithet sexy të këngëtares
Elvana Gjata
/Edhe në Amerikë çdo vit mediume të ndryshme të vlerësojnë edhe nga forma e bythës. Madje më 1995 këngëtari i famshëm rokeri Bon Jovi u shpall mashkulli me vithet më sexy, ndërsa këtë vit modelja Kim Kardashian dhe i fejuari i saj Reggie Bush listohen si çifti me bythët më joshëse. Në Tiranën tonë ku vapa e korrikut nuk ka lenë njeri pa zbuluar trupin, nuk është vështirë të joshësh dhe soditësh format e rrumbullakëta të vitheve nëpër pishina, nga blloku apo rrugëve ku plasin xhirot provokuese. Mirëpo ndryshe nga çfarë shikojmë, këngëtarja Elvana Gjata ka format më perfekte të të ndenjurave, forma të rrumbullakëta që i përshtaten çdo lloj veshjeje dhe eksitimi që çlirohet prej tyre tundon çdo mashkull a femër. Me gjokse të vogla dhe trup perfekt, vithet e Elvanës të bëra si nga duar skulptorësh helenë të antikitetit janë në Tiranën e sotme kulmi i vitheve që kërkon të ketë një femër perfekte.
4.
– Aba21, restoranti më i shtrenjtë
/Kujdes, nëse ke menduar që miqtë, familjarët apo të dashurit e tu do i ftosh për një darkë romantike dhe të veçantë, lexo me kujdes guidat e kryeqytetit ose pyet mirë se ku do të darkosh në Tiranën e mbushur me fast food-e dhe restorante të çuditshme. Shtrenjtësia ka kapluar kudo këtë qytet, por zyrtarisht restoranti më i shtrenjtë në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë është Aba 21 në kullën me të njëjtin emër pranë Stadiumit dhe Pallatit të Kongreseve. Me kuzhinë tradicionale italiane mesdhetare, ky restorant listohet më luksozi dhe më i shtrenjti ku menyja më e lirë me 3 pjata (përzgjedhja juaj) kushton rreth 70 euro e nëse do ta shoqëroni ngrënien me verë përgatituni për çmime që fillojnë nga 30 euro deri në 1500 euro/shishe. Për tu dhënë një pamje më të qartë, restoranti Aba21 është vendi nga ku Lulzim Basha bënte thirrje për ta votuar, është restoranti ku Luli na thoshte “Ju jeni të parët”! Në fakt klientela e restorantit në shumicë është familje e kryeministrit.
5.
– Përfolja nga media e miqësisë së Fatmir Mediut me këngëtaren Eli Fara
Në shkurtin e 2008, një gazetë javore me titullin e çuditshëm “V.F.L.P” kishte investiguar dhe më pas botuar një histori miqësie mes ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dhe këngëtares korçare Eli Fara. Lajmi nuk bëri shumë bujë sepse u mbyll me emergjencë, tirazhi i gazetës u ble i gjithi nga shoferët, stafi i ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtuesit lokalë të Partisë Republikane në mbarë vendin. Më pas gazetarët u munduan ta rishtypnin gazetën sepse lexuesit e thjeshtë e kërkonin, por njerëzit e afërt të Fatmir Mediut bënë presionet e zakonshme dhe askush nuk tentoi më të vepronte. Më pas edhe vetë gazeta u mbyll (!). Por qysh atëherë dhe deri tani ky skandal nuk është përgënjeshtruar as nga zoti Mediu as nga bukuroshja Fara. Këto kohë është pyetur edhe në zyrat e Ministrisë së Mjedisit ku titullar është vetë Fatmiri dhe kundërshtarët e tij kanë reaguar njëzëri: “është histori e vjetër kjo”..
6.
– Prostituta elbasanase dhe djali i saj minoren
/Luks dhe fukarrallëk, sufllaqe dhe diamante, kurvllëk dhe spitale private, kasolle dhe pishina të shtrenjta. Tirana ka çdo gjë që kërkon tregu, kërkesat dhe ofertat. Kërko çfarë të ka ënda dhe ke për ta gjetur këtu. Edhe ne kur e zbuluam mbetëm të shokuar, policisë nuk ia ndjen pavarësisht se ka dijeni. Ngjarja më ekstravagante e këtij metropoli është prostituta elbasanase Bardha M., e gjatë, bionde, rreth të tridhjetave kjo makinë seksi kryen biznesin e saj afër gropës së famshme të Sejdisë në lulishten e Sahatit përballë Bibliotekës Kombëtare. Fatbardhën nuk e kemi listuar për çmime të —
— shtrenjta sepse zonja në fjalë ofron seks oral(gojore) me 7 mijë lekë të vjetra seanca si dhe penetrim 5 minutësh kundrejt 10 mijë lekëve. Të gjitha këto me ndoshta 5-6 partnerë brenda natës kjo prostitutë i kryen në prani të djalit të saj 5 vjeçar. Qysh kur e ka lindur (babai nuk i dihet) e deri tani biri i kësaj femre perverse i qëndron të ëmës pranë dhe shikon pa pikën e problemit sesi nëna e tij pompohet e më pas me lekët që fitojnë hanë të dy ndonjë akullore për tu freskuar në këto ditë të nxehta.
7.
– We love expensive cars
Makina më e shtrenjtë e Tiranës është ajo e Samir Manes. Zoti Mane (ndoshta e kam kushëri nga mbiemri ) administratori i qendrave tregtare QTU, rrjetit të dyqaneve elektroshtëpiake Neptun si dhe ndërtues potent ka në pronësi automjetin veturë Bentley Mulsanne, 6750 kubik biturbo, 505 kuaj fuqi, motor me 8 cilindra, kontroll të veçuar të amortizatorëve, e cila ka kushtuar 330 mijë euro. Bentley është një nga makinat më të shtrenjta dhe autoritare britanike, prodhuar fillimisht në vitin e largët 1919. Më pas u konkurrua nga një tjetër makinë angleze Rolls-Royce, por mbetet ende emri më i spikatur i veturave të shtrenjta. Gjatë viti 1998 u ble nga kompania gjermane Volkswagen Group, por zyrat qendrore dhe planti i prodhimit janë dhe do të mbeten në Crewe Cheshire në veriperëndim të Anglisë atje ku lindi 90 vjet më parë.
8.
– Katedralja misterioze
Tirana nuk ka numër të madh qytetarësh të besimit ortodoks, por duke qenë kryeqendra e këtij vendi, nga këtu ushtron funksionin edhe Kryepiskopia Ortodokse Shqiptare me zyra te rruga e Kavajës. Pas ardhjes në vend të kryepeshkopit kontravers dhe shumë të debatuar teologut Anastas Janullatos, komuniteti ortodoks gjithmonë ka ditur të jetë në qendër të vëmendjes në një vend si Shqipëria ku feja vjen e …parafundit. Të bërë synet prej gati 5 shekujsh nga otomanët e djersitur të Stambollit, më pas të vetmit ateistë të Globit, shqiptarët nuk e rruajnë shumë se çfarë besimi fetar ka komshiu përballë dhe për këtë gjithmonë etiketohen si tolerantët e Evropës. Komunitetet fetare ende nuk luajnë rol të dorës së parë në ndërgjegjen kolektive tonën dhe gjithmonë kërkojnë të na tërheqin vëmendje me kutitë me ushqime, rrobat e përdorura, bursat studentore, ceremoni apo ndërtime ekstravagante kultesh. Xhamia më e madhe, teqeja më e rrumbullakët apo katedralja më pompoze?
Përgjigjen e gjeni në Tiranë, në ish lulishten mes godinave të Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes është në vitin e tretë të ndërtimit Katedralja “Ngjallja”. Një sipërmarrje gjigande e komunitetit ortodoks shqiptar dhe një financim që shkon deri në 5 milionë euro. Media vendase disa herë e ka atakuar ndërtimin e kësaj katedrale dhe duke i mpleksur edhe histori konspiracionesh e kanë misterizuar dhe mitologjizuar paksa shumë këtë ndërtim. Në një artikull të botuar në një të përditshme K.Myftari shkruan:”Katedralja ortodokse që po ndërtohet në qendër të Tiranës është dyfish misterioze, jo vetëm sa i përket misterit të ritit fetar, që është një gjë e natyrshme, por edhe një mister tjetër, laik.
Vendi ku po ndërtohet katedralja është zgjedhur jorastësisht në një pikë-kyç të rrjetit të tuneleve të ndërtuar në kohën e regjimit komunist, që mund të quhet versioni i metrosë të kohës së komunizmit. Territori nën katedralen ortodokse dhe përreth saj, në atë që do të jetë oborri i saj, është një nyje e vërtetë ku gjenden linjat e tuneleve që vijnë nga zona e ish-blloku i udhëheqjes dhe shkojnë në drejtim të Malit të Dajtit. Që nga kryqëzimi i tuneleve që gjendet poshtë ndërtesës së katedrales ortodokse, shkohet nëpërmjet rrjetit të tuneleve në selitë e ministrive, ndërtesën e Bankës së Shqipërisë, selinë e qeverisë, Kuvendit, presidencë, selinë e SHISH. Në fakt arsyet janë të shumta,mjafton e kaluar e marrëdhënieve tona me grekët dhe dritat e kuqe të alarmit ndizen menjëherë. Katedralja përsa kohë nuk hapet për publikun mbetet misterioze.
9.
– Vila hollivudiane e Tan Dulakut
E ndërtuar pranë kodrave të Liqenit të Thatë në periferi të Tiranës, vila më e madhe, më e bukur, më luksoze dhe më e shtrenjtë “made in Albania” është në pronësi të sipërmarrësit multimiliarder Artan Dulaku. Llogaritet të ketë një sipërfaqe totale prej 2300 metrash katrore, me shatërvane, pishina,kinema, sauna, park dhe gjelbërim tropikalo-mesdhetar, 23 dhoma, 7 banja dhe 7 parkingje makinash. E survejuar 24 orë me kamera për këtë ultra rezidencë kujdesen rreth 8 roje, lulishtarë, pastruese, kuzhinierë dhe punonjës të tjerë. E ndërtuar para 3 vjetësh, vlera e saj në tregun imobilar të vendit mund të shkojë rreth 3.2 milionë euro ndërsa në tregun real estate të Californisë pa frikë mund të shitet rreth 87 milionë dollarë.
10.
– Libri “Iluzione në sirtar” i shkrimtarit Fatos Kongoli
Nga muaji janar e deri tani nuk kanë shterur ende debatet rreth librit,rreth guximit të shkrimtarit për të rrëfyer në pleqëri mëkatin e rinisë. Debatohet kështu se ky vend është i mbushur me mëkatarë dhe pa dashur në faqet e romanit gjejmë veten dhe kujtojmë sesi pa teklif mëkatojmë me apo pa ndërgjegje. Një nga emrat e spikatur të letrave&përkthimeve shqiptare ish i dënuari politik Amik Kasoruho shprehet:-”Sot shkrimtari Fatos Kongoli kërkon një ndjesë publike përmes librit të tij. Ndjesë që ndau në dysh opinionin publik. Ndonëse jam ish i burgosur politik dhe vuajtës i diktaturës,unë jam “pro” Kongolit. “Ta vësh në shtyllën e turpit Kongolin për një gjest kaq të guximshëm, do të thotë të kesh frikë nga e vërteta dhe ta paragjykosh atë”. Romani “Iluzione në sirtar” botuar nga shtëpia botuese Toena/2010,372 faqe, ISBN: 978-99943-1-663-2, kushton 1 mijë lekë.
11.
– Club diskoteka Folie
Ibiza-New York-London-Santorini-Rimini-Amsterdam-Berlin-Tiranë… qejf o qejf o qerrata. Argëtimi është kthyer në industri të fuqishme, në nevojë dhe detyrim për organizmin e njeriut. Muzikë dhe dj të famshëm, alkool dhe koktejle fantastikë, flirtime dhe shumllojshmëri drogrash, njohje të reja dhe të vjetra, modë dhe stil i çmendur, banja luksoze dhe quick sex. Kudo nëpër diskotekat legjendare do të gjesh fenomene të tilla pa të cilat askush nuk do të vinte të argëtohej. Tirana nuk mbetet pas në kohë, argëtimi ekstrem dhe i kushtueshëm edhe këtu është bërë pjesë e axhendës sonë. Destinacioni më trendy i vitit mbetet sërish Club Folie pranë kinema Millennium dhe pallatit Mbretëror. Një ndërtim 3 katësh me interior të xhamtë ka momentalisht menaxhimin më të mirë dhe çmimet më të shtrenjta. Zgjeruar këtë verë edhe me diskotekën Folie Marine buzë detit Jon në Dhërmi.
(c)campusALBANIA&TemA/7.2011







