Deklaratë :
Me rastin e tentimit të vizitës së Ministrit të Diasporës z. Ibrahim Makolli, që është kthyer në kufi.
Vizita herën tjetër, krerët nga Tirana dhe Prishtina ta bëjn bashkërisht të shoqëruar edhe nga ndërkombëtarët
Duhet përshëndetur këtë nismë që të vizitohemi, që për herë të parë nga një Ministër i qeverisë së Kosovës. Të bëhen përpjekje që në një të ardhme të afërt të vizitohemi nga ajo që kemi kërkuar një javë më herët nga krerët më të lartë të Tiranës dhe Prishtinës.
* * *
Atë që e kërkon Beogradi për serbëtë lokal të Kosovës na moho neve shqiptarëve nga kjo Krahinë që të na vizitojn krerët shtetëror nga Tirana dhe Prishtina.
* * *
Ne grupi i Intelektualëvë kërkesën publike që ua bëm për një vizitë nga krerëve shtetëror që të vizitohemi ne shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë duhet të realizohet nën përcjellje edhe të ndërkombëtare e jo të mbetët vetëm një propozim. të ngrisin një Agjencion për integrime për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë dhe ata në Malë të Zi.
12.01.2012
Refik Hasani, nga fshati Zarbicë, Komuna e Bujanocit.