10 VDEKJET kanceroze & misterioze të PD-së

0
177

TemA e nxehtë e së shtunës

Kurdoherë dhe në çdo rrethanë vdekja është e rëndë. Le pas hijen e kujtimeve dhe lëndon shpirtin. Nuk ke mundësi ta prekësh më, ti ndjesh frymën njeriun tënd të dashur ndërsa ngushëllimi i vetëm mbeten miqtë dhe të afërmit të cilët për një fare kohe janë me ty. Sapo largohen, dhimbja të kaplon dyfish. Fashitja e vdekjes të bren dalëngadalë derisa thahen sytë e lotosur, por nëse njeriu yt që u largua nga kjo jetë është paksa i njohur dhe publik, atëherë duket sikur përjetimet e dhimbjes shpërndahen mes të tjerëve.

Ndryshe nga Partia Socialiste e opozitës, e cila megjithëse trashëgoi mëkatet e vjetra të PPSH-së dhe ka qeverisur 8 vjet në demokraci, ka hasur në më pak drama brenda shtëpisë me bijtë e saj. Në memorien e elektoratit kujtohet vetëm vdekja natyrale e atentatorit hasian Gafur Mazreku, i cili ngriti pushkë kundër Azem Hajdarit në parlament dhe vrasja misterioze e deputetit fierak Fatmir Xhindi, e cila është ende e pazbardhur.
Në oborrin dhe brenda shtëpisë së demokratëve këto dy dekadat e fundit është bërë kërdia në lindje, martesa, krushqira, vdekje…

Megjithëse parti e re pa hijen e së kaluarës komuniste, demokratët e Berishës regjistrojnë në ditarin e vakive të tyre mjaft emra dhe personalitete që e filluan me yrysh karrierën në politikë, por ikën nga kjo botë në mënyra të çuditshme dhe askush nuk kujtohet më për ta.

Pse kaq shumë të targetuar nga mortja këta demokratët ndërsa socialistët duken më komodë e më jetëgjatë? Ndoshta ngaqë PD ka 11 vjet që qeveris dhe vuajtjet për këtë popull e kanë bërë të drobitet e sëmuret. Megjithatë urojmë që Kryetarin ta kenë mirë me shëndet sepse për të tjerët… ec se folim, rregullohemi!

Me sugjerimin e lexuesit të gazetës sonë Banush Ahmeti, në rubrikën (argëtuese!) e së shtunës po kthejmë në retrospektivë disa nga vdekjet kanceroze e misterioze të kampit blu. Duke u kërkuar ndjesë familjarëve dhe të afërmve të të ndjerëve lusim Zotin t’i ketë çuar qetësisht në parajsë (nëse nuk kanë mëkatuar jashtë limiteve natyrisht).

1-Arben Broci
Studenti shkodran, një nga themeluesit e lëvizjes antikomuniste u largua shumë herët nga kjo botë. Me ëndrrat e një të riu për një Shqipëri liberale evropiane, studenti 21 vjeçar u vra në mënyrë misterioze në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991 së bashku me Bujar Bishanakun, Besnik Cekan dhe Nazmi Kryeziun gjatë një proteste masive në qytetin më të madh verior të vendit. Shumë enigma janë ngritur mbi këtë tragjedi duke fantazuar me eliminimet e kundërshtarëve brenda PD-së, por deri tani nuk është zbuluar vrasësi dhe gjithçka ka mbetur në arkivat e legjendave folklorike të kohës.

2-Ali Spahia
Një tjetër shkodran, mjeku dhe politikani Ali Spahia vdiq në Pavia të Italisë gjatë vitit 2000 nga një sëmundje e rëndë. Lindi ne Shkodër me 23 Janar 1935. Me fillimin e levizjeve demokratike u be anetar i Partise Demokratike te Shqiperise dhe u zgjodh anetar i kryesise se PD ne Shkoder. Ne zgjedhjet e para demokratike ne mars te vitit 1991 u zgjodh deputet ne radhet e PD ne qytetin e Shkodres. Ne zgjedhjet e reja te 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet ne Shkoder e deri ne vitin 1997 me Berishen president mbuloi funksionin e nenkryetarit te PD dhe kryetarit te grupit parlamentar te PD. Ishte edhe anetar i komisionit te jashtem parlamentar te Shqiperise. Gjate kesaj periudhe shërbeu si kryetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes ne Strasburg. Pas ardhjes në pushtet të PS-së, u zgjodh anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe kryetar i Departamentit te te Drejtave te Njeriut të kësaj partie.

3-Pjetër Arbnori
Emblema më e spikatur antikomuniste, një nga politikanët më aktivë të së djathtës, më racionali dhe më pragmatisti.
Pjeter Arbnori lindi me 18 janar 1935 ne Durres.
Ne vitin 1961 u denua me vdekje, per perpjekjen e themelimit te nje grupi Socialdemokrat. Denimi u shnderrua me vone ne burgim te gjate. Arbnori i kaloi 28 vjet ne burgun e Burrelit. Aty ne kushtet me te veshtira shkroi nje pjese te madhe te vepres letrare te tij.

Ne gusht te vitit 1989 u lirua nga burgu. Ne janar te 1990 mori pjese ne Shkoder ne demonstratat kunder pushtetit komunist. Po ne te njejtin vit ishte bashke-themelues i Partise Demokratike. Prej vitit 1991 deri me 2001 i takonte parlamentit shqiptar, te cilin edhe udhehoqi prej vitit 1992 deri me vitin 1997.

Para dhe pas fitores së vitit 2005 në mënyrë poshtëruese dhe arrogante, ikona dhe përfaqësuesi i të persekuturave politikë shqipëtarë u abandonua nga partia dhe drejtuesit e saj duke e shtyrë drejt harresës dhe vdekjes së pashmangshme. Mbylli sytë i brengosur dhe në vetmi më 8 korrik 2006 në një spital provincial napolitan në Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 2 femijë.

4-Bashkim Gazidede
Mbani frymën. Në legjendat urbane të këtij vendi, emri i të lartpërmendurit përgojohet shpesh si mëkatari më i madh pas Berishës dhe Bashës. Njëri prej personazheve më të komplikuar të periudhës pluraliste, shefi i parë i shërbimit informativ të kohës demokratike, krahu i djathtë i Presidentit të djeshëm dhe Kryeministrit të sotshëm, i detyruar të jetojë në ekzil për shumë vite, 56-vjeçari Gazidede nuk e jetoi jetën si një matematikan. Bashkim Gazidede ishte shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në një kohë mjaft të trazuar për Shqipërinë.

Ai ishte një nga protagonistët e “luftës jo-civile” që përfshiu Shqipërinë në vitin ’97, i quajtur si arkitekti i trazirave dhe katalizatori i dhunës zyrtare policore mbi opozitën dhe njerëzit e thjeshtë gjatë protestave anti-Berisha ’96-’97. Vdekja e tij shtoi më tepër dozën e pluhurit mbi ngjarjet e këtyre viteve, po kështu mbi rolin e Presidentit të atëhershëm Berisha në dhunën shtetërore. Por përpos kësaj, Gazidede mori me vete mjaft të vërteta. Matematikani 56-vjeçar mori me vete edhe përgjigjet e pyetjeve të tjera: Pse Presidenti Sali Berisha nuk i mbështeste, madje i luftonte tentativat e grupeve kosovare për t’u armatosur dhe për të nisur një lëvizje çlirimtare në Kosovë?

Cili është roli i Berishës në përplasjet mes liderëve të LDK-së, ç’di ai për qindra milionë dojç-marka që diaspora kosovare dhuroi për luftën? Torturimin kanibalesk dhe zhdukjen misterioze të aktivistit nacionalist Remzi Hoxha. Bashkim Gazidede mori me vete të vërtetën mbi dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Berisha, mjaft terroristëve nga vendet arabe që vizituan Shqipërinë në mesin e viteve ’90 dhe e bënë atë oazin financiar të grupeve terroriste islamike. Muslimani dibran Gazidede mendohet se vdiq i brengosur nga mëkatet dhe shpërdorimi që i bëri Berisha për gati 15 vite rresht.

5-Safet Zhulali
Ish ministri i parë i Mbrojtjes së Shqipërisë post komuniste, mësuesi i matematikës gjirokastriti Zhulali kishte krijuar brenda PD-së dhe politikës shqiptare në përgjithësi profilin e një intelektuali me personalitet. Nga të paktët njerëz që nuk iu përul asnjëherë shantazheve dhe presioneve të Berishës, të cilin e braktisi gjatë pranverës anarkike të 1997-ës. U akuzua shpesh edhe nga ndërkombëtarët për tregtimin e armëve, veçanërisht me vende afrikane në konflikt. Pas 1997 u rikthye sërish në vend dhe nuk u përzie më me politikë, por u rropat me hetime, arrestime dhe gjyqe që e akuzonin për shkërmoqjen e ushtrisë shqiptare. Vdiq edhe ky i frustruar nga përgjegjësia që ndjente para opinionit publik. Fatmirësisht tradhtitë e tij ndaj PD u harruan tani që një nga vajzat e të ndjerit u martua me Aldo Bumçin, i cili si çdo ‘zagar sulmues” e ka me shumicë besnikërinë ndaj Berishës.

6-Ferit Hoti
Mjeku tjetër shkodran Ferid R. Hoti lindi më 1943. Vdiq papritur në moshën 64 vjeçare nga një sëmundje e rëndë në tetor 2007.
Për një periudhë prej 4 vitesh, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Malajzi, Indonezi, Brunei, Tailandë dhe Vietnam.
Flitet se Hoti, shoku i periudhës studentore me Berishën u përdor nga ky i fundit si një eminent i lidhjeve underground me orientin dhe veçanërisht botës arabe.
Jo shumë i ekspozuar në PD, por një besnik i palëkundur i Atij (jo i Allahut, i Berishës).

7-Azem Hajdari
Themeluesi, kryetari i parë i PD-së, politikani kontravers, djathtisti ekstremist dhe kundërshtari më i frikshëm jo vetëm i opozitës por edhe i vetë tropojanit Berisha. Dukej se eliminimi fizik i tij u bë i pashmangshëm duke u finalizuar pas disa atentatesh në shtator të 1998. Vdekja e tij për pak sa nuk u kthye në një grusht shteti të mirëfilltë, por falë ndërhyrjes ndërkombëtare në kohë, Shqipëria iu kthye normalitetit. PD-ja i ngriti një lapidar të shëmtuar në oborrin e saj duke e vrarë dyfish dhe zyrtarët e saj kujtohen vetëm njëherë në vit pavarësisht Hajdari mbetet heroi i vërtetë i pluralizmës. Mendohet se vajza e tij Rudina Hajdari do të jetë pasardhësja e denjë për ta zëvendësuar në politikë, por impakti i fuqishëm që mund të çlirojë ajo në elektorat dhe parti e trembin shumë kryeministrin aktual.

8-Gramoz Pashko
Mbetet statura e liberalit shqiptar, ekonomistit dhe politikanit qytetar, akademikut konsekuent. Vdekja tragjike e profesor Pashkos la me të vërtetë një boshllëk të parikuperueshëm në klubin elitar të Tiranës. Mik dhe kundërshtar i hershëm i Berishës, zoti Pashko megjithëse vinte nga një familje e kastës bolshevike mundi t’ia thyejë hundët regjimit të arnuar monist dhe priu me elokuencë dhe finesë të paparë Shqipërinë drejt ndryshimesh radikale tepër të buta. Konfident dhe vanitoz për kapacitetet e tij intelektuale, i ndjeri Pashko diti t’i mbijetojë çdo qeverisjeje në këtë vend. Vdiq në një aksident ajror bashkë me të tjerë dhe djalin e tij të vetëm Rubin Pashko dhe sot e kësaj dite ende nuk ka një varr. Ky vend siç duket nuk i përshtatej dot një njeriu kaq ndryshe nga të tjerët.

9-Besnik Jaçelli
Anonim deri në momentin e fundit. Hyri në politikë pa bujë dhe u largua nga jeta po pa bujë. U zgjodh deputet i Pogradecit pas 7 vjet pune si kryetar komune i Starovës. Vdekja aksidentale e tij duket se theu moralin fallco të partisë blu, pasi sipas policisë i ndjeri ishte i dehur, ngiste automjetin me 170 km/orë dhe ndodhej në automjet me një ish shoqen e tij të vjetër të fakultetit.

10-Gëzim Dibra
vdekja më e fundit e kampit blu është ajo e biznesmenit dhe deputetit të Shkodrës Gëzim Dibra. U nda nga jeta në muajin gusht të këtij viti dhe njihej si klan i kryeparlamentares katolike Jozefina Topalli. Vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk mundi t’i bëjë dot ballë edhe pas kurimeve të shumta.

(c)campusALBANIA&TemA/2011