10 aforizmat e Nënë Terezës

0
67

ResPublica.al, 6 shtator 2012

15 vjet më parë, në 5 shtator 1997 iku nga kjo botë në moshën 87- vjeçare Anjezë Gonxhe Bojaxhi – Nënë Tereza. Një njeri jo i zakonshëm që ka lënë pas një trashëgimi të madhe në lëndën e dashurisë dhe sakrificës njerëzore. Veç të tjerave, ajo është autore e shumë aforizmave. Më poshtë, 10 prej tyre shkëputur nga një artikull i Time:

1 – E djeshmja iku. E nesërmja akoma s’ka ardhur. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia fillojmë!

2 – Të uriturin për dashuri është më e vështirë ta largosh, se sa të uriturin për të ngrënë.

3 – Perëndia nuk kërkon që të kemi sukses, ai kërkon vetëm qe ju ta provoni njëherë

4 – Më mirë te gëzohesh nga një buzëqeshje e trishtuar; sesa te trishtohesh ngaqë s’di të buzëqeshësh.

5 – Veprat e dashurisë janë vepra të paqes. Sa herë do ndash dashuri me dikë do vësh re paqen që arrin mes teje dhe tij.

6 – Nuk e krijoi Zoti varfërinë, ai na krijoi vetëm neve

7 – Nëse vërtet dëshirojmë të duam, duhet të mësojmë të falim

8 – Nëse ndalesh të gjykosh nuk do të gjesh më kohë të duash.

9 – Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

10- Jezusi tha: Duajeni njëri – tjetrin; Ai nuk tha duajeni gjithë botën.