TAKTIKAT E VJETËRUARA TË SALIUT DHE RËNIA E PASHMANGSHME E PD-së

0
198
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Si njohës i mirë i taktikave të Saliut, e di se si vepron Saliu… Ylli Rakipi e Mero Baze e dinë, etj. e ndër ta edhe unë. Saliu e futë Nishanin si lehës, për të testuar situatën, ashtu si e futën kundër Romeo Gurakuqit, që e depersonalizuan. Lulit tani i shkon shurra. Nga ana tjetër Saliu e blen situatën, kush del realisht kundër Lulit, se Nishanin e ka si letër lakmuesi për të testuar.

Me këto taktika, që unë s’i pëlqej fare, Saliu në këto 30 vjet e ka mbajtur PD-në në fitore e humbje, por tani marria e popullit shqiptar ka ardhë duke u ulur disi, ka një alternativë më të mirë, PS-në dhe kjo ndihmon. Dhe Saliut i kanë rënë energjitë me moshën, dhe nuk gjen aq të marrë në Shqipëri sa PD të fitoijë.

Jashtë shtetit, në emigracion i ka disa, ende, ata mund të ndikojnë në fitoren e PD-së, po e lanë emigracionin të votojë. Dua të them se PD është në rënie… Dhe duhet pak tru, për ta organizuar elektoratin e djathtë përsëri, për të qenë një sfidë reale për PS-në e Edi Ramës, që është kthyer realisht në një makinë politike fitoreje.

A do të dalin njerëz me tru këto 4 vjet në PD, që ta sjellin PD-në në pushtet pas 4 vjetësh? Dyshoj. Por metodave të Saliut u ka ikur koha, kjo dihet. Prandaj pritet për një frymë të re lidershipi në PD, që do të ndeshet me Ramën terminator. Unë nuk jam optimist për PD-në. Ka shkuar larg…