Mendime nga Albert Einstein

0
1219
Albert Einstein me llullë

1. Nëse rri një njeri ulur me një vajzë të bukur për dy orë, ai mendon se ishte një minutë, por nëse ai njeri ulet mbi një furrë shumë të nxehtë për një minutë, atëherë mendon se kaloi dy orë. Ky është relativiteti!
2. Të njohësh problemin është më e rëndësishme, sesa të dish zgjidhjen, sepse paraqitja e saktë e problemit çon te zgjidhja.
3. Një jetë, e cila është e drejtuar kryesisht drejt përmbushjes së nevojave personale, herët a vonë, shpien te zhgënjimi i hidhur.
4. Copëtimi i drunjëve është shumë popullor, sepse njeriu në atë veprim sheh menjëherë suksesin e vet.
5. Fantazia është më e rëndësishme se dija, sepse dija është e kufizuar.

6. Arsim është ajo që mbetet në kujtesë, pasi të jetë harruar gjithë ajo, që u mësua në shkollë.
7. Mbajtja e mësimeve duhet të jenë ashtu, që mësimi të përjetohet si një dhuratë, jo si një detyrë e hidhur!
8. Njeriu shpiku bombën atomike, por asnjë mi në botë, nuk do të ndërtonte një kurth për minjtë.
9. Forma më e kulluar e çmendurisë është që të lihet çdo gjë ashtu si është, dhe në të njëjtën kohë, të shpresohet se diçka do të ndryshojë.

10. Bota nuk është e kërcënuar nga ata që janë të liq, por nga ata që lejojnë ligësinë.
11. Mësimin më të madh që kam mësuar në jetë, është ai se ne jetojmë në një univers të këndshëm.
12. Një ide vërtet e mirë mund të njihet, kur realizimi saj, qysh në fillim, duket i pamundur.
13. Arti i vërtetë në dhënien e mësimeve qëndron në zgjimin e kënaqësisë për krijim dhe për njohuri të reja.
14. Që kur matematikanët iu kanë vërsulur teorisë së relativitetit, as unë nuk i kuptoj më ata!

15. Kënaqësia e të vështruarit dhe të kuptuarit, është dhurata më e bukur e natyrës.
16. Gëzimi në të vështruar dhe në të kuptuar është dhuratë më e madhe e natyrës.
17. Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, por jam një kureshtar i zjarrtë!
18. Në mjedisin e vështirësive, gjenden edhe mundësitë.
19. I mençur është ai, i cili të vështirën, e thotë thjeshtë!
20. Të mësuarit është përvojë. Çdo gjë tjetër është thjesht informacion.

21. Konsidero të gjitha gjërat si të rëndësishme, por asnjërën me seriozitet të plotë.
22. Personalitetet nuk formohen me fjalime të bukura, por me punë dhe me kontribut vetjak.
23. Me rëndësi është të mos hiqet kurrë dorë nga shtrimi i pyetjeve.
24. Ne nuk mund t’i ikim faktit se çdo veprim, që ne bëjmë, ka pasojë për tërësinë.
25. Njeriu ka vërtetë vetëm një armik, ato janë mendimet e tija negative!

Shqipëroi dhe përshtati nga gjermanishtja Lis Bukuroca