Këto vite do të hyjnë në ekonominë shqiptare 10 miliardë Euro investime

0
206
Edi Rama - Opinion

RAMA NË OPINION

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Këto vite do të hyjnë në ekonominë shqiptare 10 miliardë Euro investime. Rama premton se këto 4 vjet do të jenë suksesi më i madh ekonomik në këto 30 vjet demokraci. Unë e besoj, po ju?

Artan Hoxha i kërkon atij amnisti fiskale për disa biznese. Rama i thotë se, të jap nesër formularin dhe plotësoje me shokët e tu në PD, e ma sill…

Kjo ishte arsyeja pse Rama e kërkoi mandatin e tretë, që ta zhvillojë këtë vend ekonomikisht. Kjo ishte edhe arsyejha pse populli shqiptar i besoi dhe ia dha të plotë mandatin e tretë. Cili popull nuk do ta bënte këtë, përveç Koli gjeturakut, Kolës, Ejllos e disa tjerëve, që e kanë urrejtjen më të madhe se arsyen?!

Kjo është edhe arsyeja reale pse Vjosa e Albini kanë një konkurrencë të hapur e të heshtur me Ramën, se shqiptari nuk ia falë suksesin shqiptarit. Vetëvrasëse kjo, por të ndodhur për shekuj nën okupim, jemi kthyer kundër vetes një pjesë!

Kjo është edhe arsyeja pse Kim Mehmeti rrin duke e sha Ramën gjithë kohën, se ka shitë pordhë deri tani me Maqedoninë dhe tani Shqipëria po ia kalon Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi me zhvillim, e Kimi me Gjylen e me shokë, që janë mësuar me dominancë e drejtues të huaj, nuk duan ta besojnë. Kur më 1990 Shqipëria ishte prapa këtyre shteteve fqinje. E Kimi nuk mund të shesë pordha më, dmth. i bien pordhat. Tani, a duhet ne të biem viktimë e pordhave të Kimit?! Kush është budalla bie…

Kjo është edhe arsyeja pse PD e disa satelitë të saj brenda e jashtë vendit i ka kapë trishtimi i madh, e para se duan të rrjepin copat e veta nga ky zhvillim i pritshëm ekonomik dhe e dyta, se kreditet po i merr Rama, dhe ata nuk kanë me se të rrahin gjoksin për zgjedhjet e ardhëshme. U mbetet prapë si alternativë e vetme, si shkodranëve e katolikëve të Shkodrës, retorika e anti-komunizmit dhe ura e vetme mbi Drin…!

Uroj që Rama të ketë sukses në këto plane për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, se suksesi flet vetë dhe Shqipëria ka nevojë për këto zhvilime, për të dalë nga tranzicioni dhe për të kaluar në një stad tjetër të zhvillimit ekonomik e pollitik të vendit!


KONKRETISHT

Në qershor fillon investimi për Durrësin si Dubai – mbi 2 miliardë Euro investim. Kurse investimet me nga mbi 100 milion Euro për impiantet fotovoltaike në Karavasta ka filluar e në Spitallë do të fillojë nga një kompani e fuqishme franceze. HEC i Skavicës mbi 500 milion dollarë dhe TEC-i i Vlorës mbi 100 milionë, janë marrë nga dy kompani të fuqishme amerikane. Këto investime kur të kryhen na bëjnë të pavarur si vend për nga energjia elektrike, vetëm mund të shesim, nuk blejmë më! Pastaj kemi aeroportin e Vlorës, tunelin atje, etj. investime të tjera, por këto janë më kryesoret.