SONDAZHI/ Rama, Basha, Berisha dhe Meta: Çfarë mendojnë shqiptarët për ta dhe kë besojnë më shumë?

0
599

TemA

Reth 40% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi kanë opinion pozitiv për punën e Edi Ramës, ndërsa rreth 43% kanë opinion negativ (17% kanë opinion asnjëanës).

Këto janë rezultatet e një sondazhi elektronik që zhvillova për revistën Follow Business Albania me rreth 2100 të anketuar në shkallë kombëtare, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë demogrfikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 2.2%.

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 840 mijë votues kanë opinion pozitiv për Ramën, ndërsa rreth 900 mijë kanë opinion negativ (rreth 360 mijë kanë opinion asnjëanës).

Ndërsa për punën e Lulzim Bashës, vetëm 20% e banorëve të Shqipërisë në moshë votimi kanë opinion pozitiv, dhe 52% kanë opinion negativ (28% kanë opinion asnjëanës).

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se vetëm 420 mijë votues kanë opinion pozitiv për Bashën, ndërsa rreth 1.1 milion kanë opinion negativ (rreth 580 mijë kanë opinion asnjëanës).

Ish kryetari i PD-së Berisha rezulton më i pëlqyer se kryetari aktual Basha; 32% kanë opinion pozitv për Berishën dhe 48% kanë opinion negativ (20% kanë opinion asnjëanës).

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 680 mijë votues kanë opinion pozitiv për Berishën, ndërsa rreth 1 milion kanë opinion negativ (rreth 420 mijë kanë opinion asnjëanës).

Opinioni pozitiv për presidentin Meta duket se kufizohet tek elektorati i LSI-së: 12% kanë opinion pozitiv për të dhe 48% kanë opinion negativ (40% kanë opinion asnjëanës).

Të përkthyera në numër votuesish, këto rezultate na tregojnë se rreth 250 mijë votues kanë opinion pozitiv për Metën, ndërsa rreth 1 milion kanë opinion negativ (rreth 850 mijë kanë opinion asnjëanës).

Grafikët përkatës vijojnë më poshtë ndërsa shkrimin origjinal në anglisht mund ta lexoni në linkun
https://followbusinessalbania.com/ramas-approval-rating-40-berishas-32-bashas-20-metas-13/

Grafiku 1

Grafiku 2

Grafiku 3

Grafiku 4