Kur Zoti e mallkon kombin shqiptar – Çannakale 1915!

0
812

Një përgjigje nga Fahri Xharra​ me fjalët e Kadaresë, për Kim Mehmeti​n
e shumë filo-turq, që thonë se nuk na dëmton orientimi turqeli.

Turqia na ka përdorur, na ka dëmtuar, nuk na ka bërë, por ka marrë prej nresh
deri edhe dinjitetin e identitetin tonë. Synon prapë të na përdorë, e kjo na dëmton!

Padyshim na dëmton. Ne nuk kemi rrugë tjetër më të mirë, përveç Evropës.
Por atje duhet të hyjmë, duke ngritur standardet e duke ndryshuar sjellje,
duke u sjellë si dikur, si Evropianë, e jo si turqeli!

Bugün Sırbistan ve Karadağ sınırları içerisinde kalan ve nüfusunun büyük çoğunluğunu Boşnakların oluşturduğu Sancak, yaklaşık 15 bin Müslüman, Osmanlı’yı, İslam’ı ve Osmanlı’yı savunmak için Çanakkale Savaşı’na katıldı

(Sot, të mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi, shumica dërrmuese e të cilëve janë boshnjakë, si dhe popullata e Sanxhakut, rreth 15 milionë myslimanë, iu bashkuan osmanëve në luftën e Galipolit, për të mbrojtur Islamin dhe Perandorinë Osmane)

Nga Fahri XharraZemraShqiptare.net

Perandoria osmane na pushtoi, bashkëjetoi apo na mbrojti nga trysnitë e shteteve fqinje? Kjo është pyetja në të cilën po vërviten mendimet e studimet e akademikëve shqiptarë dhe turq. Akademikët në Turqi thonë se ka ardhur koha, kur termi pushtim të hiqet, duke e argumentuar me faktin se Perandoria Osmane nuk mësyu në Shqipëri për të shkatërruar gjithçka, por ka investuar edhe nga taksat e mbledhura.

Dhe akademikët turq thonë se në arkivat e shtetit të tyre gjenden një sërë materialesh të pa publikuar ndonjëherë, të cilat dëshmojnë më tepër këtë marrëdhënie 1000-vjeçare mes Shqipërisë dhe Turqisë”. Hajde, bre hajde – thotë një këngë e kohëve të fundit në Kosovë.

Kur osmanët erdhën në Shqipëri, vendi juaj ka qenë në trysninë e Italisë, Greqisë dhe Serbisë. Pra, nuk ishte një popull i lirë. Osmanlinjtë e mbrojtën Shqipërinë dhe nuk mund të themi e pushtuan”, transmeton AS. “Nëse themi pushtim, do të thotë të marrësh gjithçka dhe ta çosh në Turqi, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Që nga koha e sulltan Mehmetit deri në kohën e Ataturkut ka pasur 36 kryeministra shqiptarë, që kanë udhëhequr Turqinë. Ky nuk është pushtim. Gjithashtu Sami Frashëri, autor shqiptar ka shkruar enciklopedinë turke dhe po ashtu një tjetër shqiptar ka krijuar himnin tonë. Këto janë faktet dhe tezat që ne mbrojmë“, shprehet Akademiku, Nexhat Demir nga Turqia, dhe ne verbazi i besojmë, e falëmnderojmë dhe prapë me turkun e vazdhojmë vallen e arushës.

Büyük çoğunluğu Sancak bölgesinden olmak üzere Çanakkale’deki savaşa 15 binin üzerinde Boşnak’ın katıldığı belirtilirken, bu kimselere halk arasında Rumeli’den gelen gönüllüler anlamına gelen “curumliye (đurumlije)” deniyordu.

Pjesa më e madhe e luftëtarëve në Dardanele, ishin vullnetarë nga Rumelia, (nga popujt gjurumli) duke përfshirë edhe rajonin e Sanxhakut, ku mbi 15 mijë boshnjakë morën pjesë.

Turkogluve, këtyre ministrave turqë, ua ka ënda prapë Ballkanin ilirik. Ata duan, thënë më mirë, Shpendin Shqiponjë Shqipërinë t’i mësojnë asaj atë gjuhën turke, me të cilën e (për)dhunuan pesë shekuj. Sapo shqiptarët vunë mbarë historinë e të ardhmes së tyre evropiane, nxjerin kokën nga ferra turkotersët, pra turqit e rinj. Shqiponja legjendë, e zënë rob dikur, arrin t’i shpëtojë robërisë e të kthehet përsëri te familja e saj. Mirëpo robëruesi i ka vënë shqiponjës një unazë në kthetra. Është kjo shenjë që e bën shpendin e arratisur të huaj për rracën e vet, Evropën. Shqiptarët ndejtën gjatë para portave të Evropës, pa mundur të fshehin dot shenjën që u ka lënë në trup e ndërgjegje perandoria otomane. Tani Turqit e rinj erdoglu, ata që dikur na dogjën këmbën, e na bënë me shenjë, që na përdhunuan e robëruan për shumë shekuj, kanë mall tani t’na kenë në gjuhën e tyre. Alarm, duhet të bjenë këmbanat, rrezik i vjetër “filozofia e robërisë” troket !” – thotë Ismail Kadare në qindra intervista, shkrime e publikime që bën ai për çështje themelore të kombit shqiptar.

Atë që Perandoria Otomane nuk e bëri dot për shekuj me radhë, fshirjen e gjuhës shqipe nga gojët e shqiptarëve, kërkojnë ta bëjnë sot Otomanët e rinj turkoerdoglu, kinse shqiptarët janë zbutur tashmë e ndoshta kanë “mall për Anadoll”, apo debulesë për gjuhën e robëruesëve të dikurshëm të tyre.” – thotë Kadare

Otomanizimi i Ballkanit shqiptar është rreziku më me urgjencë sot për sot, me të cilin duhet të përballemi prerë e me revoltë të drejtpërdrejtë, pa i hedhur asnjë pikë diplomacie, mundësisht me përbuzje e urrejtje edhe ndaj mbartësve të kësaj filozofie: ”E dua robëruesin, anadollakun që më ka (për)dhunuar dikur”.

Novi Pazar’daki “Ras” Arşivi’nde yer alan belgelere göre, Çanakkale’deki savaşa katılım çağrısı ilk önce Novi Pazar’da sonra bölgedeki diğer şehirlerde yayınlanmış ve halktan yoğun ilgi görmüştü. Arşiv sorumlusu Doç. Dr. Hivzo Goloş, döneme ait fotoğraflarda Boşnak etnolojisinin ve askere alım yöntemlerinin açık bir şekilde görüldüğünü vurguladı.

(Nga Arkivi i doc. dr. Hivzo Goloş, në muzeun “Ras“ të Novi pazarit, shifen vullnetarët boshnjakë, në një rekrutim të hapur.)

Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët Sipas kësaj teorie, “pushtimi osman ka pasur diçka pozitive për kombin shqiptar, sepse e ka mbrojtur kombin shqiptar nga një rrezik më i madh që ishte rreziku sllav”. Por kjo, sipas Kadaresë është e gjitha krejtësisht e pavërtetë. Kjo është një fantazi makabër, shpifje, një doktrinë e sajuar.

Se sa e vertetë, është kjo që e thotë Kadare, e shikuat në fotot e mësipërme, ku 15 mijë shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit, që shkuan në Galipol, në luftën e turpit për ne, as nga vendasit e sotëm të kesaj toke shqiptare, e as nga gazetat turke nuk përmenden së paku si shqiptarë…

“İslam’ı, Osmanlı’yı savunmak için gittiler”

(“Islami, shkoi për të mbrojtur Perandorinë Osmane”)

Të gjithë popujt e Ballkanit pësuan një dramë të përbashkët dhe në këtë dramë nuk ka pse populli shqiptar të bëjë befas një përjashtim, sepse nuk ka pasur kurrfarë përjashtimi në fatin e tij. Populli shqiptar ka qenë më i ashpri kundër Perandorisë Osmane, për vetë faktin se shqiptarët u bënë pengesë kryesore për depërtimin e Perandorisë Osmane deri në Itali. Sllavët vetë ishin për faqe të zezë, gjendja e tyre ishte më e defavorizuar, se e shqiptarëve. Atëherë: nga cilët sllavë na mbrojti Perandoria Osmane? Si na mbrojtën ne turqit nga sllavët? Kjo është e pabesueshme, nga ana logjike, nga ana psikologjike. Për mua e gjitha është groteske, e paimagjinueshme, nga fillimi deri në fund”, sqaron Kadare.

( Fotot dhe spjegimet janë marrë nga shkrimi “Çanakkale’de “İslam ve Osmanlı için” savaştılar | Doç. Dr. R. Şkriyely )