EDHE PAS DY VITEVE QAN, RËNKON DHE VAJTON ÇAKORRI

0
499
Çakorr - Ramushi me shkëmb

Sot dy vite më parë e humbëm Çakorrin

Mallkue qofshin ata, që lejuan ta humbim Çakorrin. Mallkimi i historiesë do të bjerë mbi ta.

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjulanoviq ua ka ba me dije liderve qyqana se puna e Çakorrit është e mbyllur. Tani Çakorri është i joni dhe nuk e leshojmë më kurrë. E lidhim dhe nuk e leshojmë.

Gjamë e madhe dhe shumë e dhimbëshme edhe pas një viti po ndihet në Çakorr. Janë çue peshë Dragoj e Kulçedra, për më i dalë në ndihmë Çakorrit. Nga të ramët e tyre të forta dhe zjarrin që qesin nga goja e tyre është çarë bjeshka, po lëvizin gurë të mëdhenj dhe po rrokullisën teposhtë Rugovës. Po vajtojnë edhe Zanat e Malit, po kukasin për humbjën e vëllaut të tyre, Çakorrin.

Po qan dhe vajton Çakorri, sepse i ka ndodhë diçka e keqe, diçka e tmershme, që nga antitekti kur është aty si mrekulli e Zotit, Çakorri e ka nisë vajtimin, po kërkon ndihmë. Lutet për ndihmë, kërkon që ta shpejtojnë, kërkon të kthehet në Kosovë, gjama e tij po dëgjohet larg, shumë larg, deri lart në kupë të qiellit, po ndihet gadi në terë Rrafshirën e Dugagjinit.

Ia ndëgjuan kukamën edhe Bjeshkët e Kelmendit, ia ndegjuan zanin, Sharri, Çiçavica, Savinovoda, Çerovoda, Mokna dhe Bjeshkët e Thata, po kanë dhembje për Çakorrin me te cilin u linden dhe u rritën nen këtë qiell së bashku, sepse ai po qan dhe rënkon janë rritë së bashku, po kërkon ndihmë, po kërkon të shpëtohet

Kurrë në historin e vetë Çakorri nuk është dorëzu, nuk është koritë, ka qëndruar stoikisht, është përballë më stuhitë e kohës, u ka ba ballë të gjitha ushtrive barbare që deshtën ta pushtojnë, i ka ba ballë edhe luftrave të Mark Milanit, i cili donte ta merrte, bile edhe me forcë Çakorrin, por ai qëndroi e luftoi së bashku me kreshiket e Rugovës dhe kurrë nuk u dorëzua.

Por, tani Çakorri po dorëzohet, sepse po donë ta largojnë nga aty ata qe kurr së ka pritë. Ia këthyen shpinën tradhetaret e kombit, të cilët nuk punojnë për shtet por veç për pushtet e për pasurimin e vetëvehtës

Po qan, vajton e rënkon Çakorri, sepse para një viti, në një sallë të madhe në qendër të Prishtinës ishin mbledhë të gjithë korbat dhe sorrat e zeza shqiptare ne një pazar të madhe për me e falë këtë nuse më të bukurën të Kosovës, për te ia falë nipit te Mark Milanit. Janë mbledhë aty korbat dhe kryekorbat së bashku me sorrat e zeza qe nuk dinë së çka është Çakorri, nuk dinë dhe çfarë rëndësie, çfare bukurije jetike ka për Kosovën. Nuk dinë sepse korbat dhe sorrat e zeza janë rritë nepër shkurrat e Drenices, Llapit, Gollakut dhe Karadakut, janë rritë nepër puset e Bullicave, që kurrë nuk kanë shijuar erë dhe aromë të këndëshme te pishave mijëvjeqare të Çakorrit.

Po pse, qan e rënkon Çakorri? Qan e rënkon Çakorri, sepse korbat e zi e ndanë nga trolli i vet, nga njerëzit e vet, e ndanë nga kreshnikët e Rugovës, me të cilët është rritë dhe ka lëshuar shtat. Rënkon Çakorri, e duke qarë thotë pse po ma bajnë këtë, kur dihet që me shekuj qëndrova këtu, qëndrova këtu si nuse në divan, për t’i dhënë hijeshi dhe bukuri krejtë Kosovës, iu bëra ballë të gjitha stuhive dhe luftarat e barbarve, që kurrë nuk me mundën. Po pse ma bëtë këte, o ju horra, o korba të verbër, që nuk shihni më larg së deri të hunda e juaj.

Unë dua që të kthehem – nuk rri në Mal të Zi, sepse unë nuk dua t’i takojë tokave të Mark Milanit, i cili ka tentuar të na i zhdukë rrënjët tona nga këto troje. Nuk dua të rrijë në tokë të huaj, sepse nuk e di as gjuhën e tyre, nuk i di adetet e tyre. Dua te rri këtu në vendin tim, në trollin tim, sepse gjuha e ime është gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe. E kam mësuar këtë gjuhë së bashku me Kreshnikët e mi rugovas, të cilët i dua shumë dhe nuk mund te ndahem nga ata.

Edhe pas dy viteve viti, horrat që e shitën Çakorrin, nuk banë asgje për ta kthyer. Ata veç e kishin mashtruar veten, Parlamentin dhe popullin se do ta kthejnë Çakorrin, por jo nuk e banë. Ymytin ua preu edhe Presidenti i Malit të Zi Mile Gjukanoviq i cili disa here ka deklaruar:harrojeni Çakorrin,tanime ai është i joni dhe I humbur për ju Pse nuk e bënë këtë një ditë koha do te tregojë, atëherë ata do të turpërohen para popullit, pra vetes, para familjes,para femijëve te tyre për tradhëtinë kombëtare dhe mashtrimin e madh, që i banë atdheut.