Meritë e medias që u rinegociua marrëveshja për detin, në 2009 Greqia vinte deri në Otranto

0
465

Marrëveshja e detit, koloneli Myslim Pashaj bën përllogaritjet

Koloneli Myslim Pashaj ka rrëfyer se si mësoi se Greqia i kishte marrë një sipërfaqe të konsiderueshme Shqipërisë marrëveshja e qeverisë “Berisha” në vitin 2009.

Njeriu që denoncoi skandalin thotë për “Report TV” se ka qenë meritë e medias që marrëveshja mes dy vendeve u hodh sërish në tryezën e bisedimeve.

“Duhet të jemi të kënaqur, të gëzuar që po rinegociohet.
Ky nuk është një problem personal, por një kauzë që u zbulua rastësisht”.
Greqia kishte marr ujërat tona.
Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre një lloj…

Më pas u detyrova t’i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit. Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju…
Ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur ia ndanë Shqipërisë, i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare.

Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen.
Ishte e pamundur që vija e mesme detare të vinte në pikën e mesit në ngushticën e Otrantos, e cila i takon Italisë dhe Shqipërisë, mesi i saj na takon të dyve, si ishte e mjundur që një shtet i tretë që posedon arkipelage të ishujve të Korfuzit, që të vinte deri këtu. Greqia kishte marr ujërat tona.

Ky ishte përfytyrimi që më ra mua në mendje, pra pikën treshe ta kenë të tre një lloj… Më pas u detyrova t’i futem studimit sepse nuk e njihja ligjin e detit.
Dhe emisionin e parë e kam bërë me ju…” tha Pashaj. (TemA)