Shqipëria nuk mund të digjet para syve tanë!

0
523
Abdulla Mehmeti
Abdulla Mehmeti

Shkruar nga Abdulla MehmetiRevista Drini19 Qershor 2019

Shqipërinë po tentojnë ta djegin armiqtë para syve tanë. Para syve tanë po realizohen planet serbe dhe greke për shkatërrimin dhe ndarjen e atdheut tonë në vija tradicionalisht të pretenduara nga shtetet fqinje, dy satelitët e përhershëm të interesave ruse në rajonin e Ballkanit.

Mbi tridhjetë milionë shqiptarë, sa jemi gjithsej në botë, e shikojmë këtë gjendje të rëndë në të cilën sot ndodhet shteti ynë dhe ende vazhdojmë të shohim ëndrra atdhetarie të rrejshme, sikur kjo mortajë po e godet një shtet të huaj diku në një skaj të botës, larg nesh dhe interesave tona jetike kombëtare.

Çfarë mund të mbetet Kosova nesër pa Shqipërinë, apo me një shtet shqiptar të qeverisur nga mercenarët e të huajve, të serbëve dhe grekëve?

Çfarë mund të mbetet nesër nga Maqedonia, Çamëria, Lugina e Preshevës, Sanxhaku i Rasës dhe nga viset tjera shqiptare, pa shtetin shqiptar stabil, me demokraci të zhvilluar dhe në paqe?

Çfarë duhet të presin edhe më shumë shqiptarët të ndodhë mbi atdheun e tyre, ndërkohë që e gjithë bota demokratike po alarmon për gjendjen e rëndë ku e ka katandisur politika aktuale, politikanët e shitur, të korruptuar, kriminelë dhe zuzarë?

Ka kohë që me qindra mercenarë, edhe nga viset tjera shqiptare, edhe nga bota e jashtme, me të madhe po futen në Shqipëri për ta destabilizuar atë, për ta shndërruar në arenë lufte për vëllavrasjen e shqiptarëve mes vete, për interesa të hauaja, për dobësimin e tyre dhe të shtetit, për realizimin e planeve të huaja armiqësore.

Në këtë gjendje që ndodhet sot Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet të jenë me një sy të hapur përherë, të zgjuar dhe vigjilentë se çka po ngjet në atdheun tonë, në shtetin tonë pa të cilin jemi asgjë dhe askushi në botë.

Shumica e shqiptarëve kanë besim në institucionet e shtetit, në kujdesin dhe kontrollin edhe të faktorit ndërkombëtar, të institucioneve ndërkombëtare dhe të sheteteve aleate të shtetit dhe të kombit tonë, por kjo do të ishte e pamjaftueshme pa ndihmën tonë, e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, të mos bëhen pre e manipulimeve, e propganadave të huaja, të mos i fryjnë zjarrit të përçarjes mes shqiptarëve, mbi baza partiake, ideologjike, fetare dhe krahinore, po çfarëdo baze tjetër në kundërshtim me frymën e unitetit kombëtar.

Mos i ndiqni dhe mos u besoni shumicës së mediave, të vendit dhe të huaja, të cilat janë krijuar dhe financuar për këtë ditë, kur të gjithë armiqtë e kombit tonë po presin realizimin e skenarëve nga më të errëtit dhe kobzinjtë mbi shqiptarët.

Kontriboni sa keni mundësi, kudo që të jeni, për forcimin e unitetit kombëtar dhe denoncimin e ndasive, përplasjeve, konfronitimeve dhe përçarjeve mes shqiptarëve, mbi çfarëdo baze.

Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të kontribuojnë për kapërcimin e kësaj situate, ndërsa tek institucionet e shtetit apelojmë që:

1. TË NDËRPRITET PROCESI I ZGJEDHJEVE NJËPARTIAKE TË PARALAJMËRUARA MË 30 QERSHOR 2019;
2. TË NDËRPRITEN PA ASNJË KUSHT TË GJITHA PROTESTAT E ASHTUQUAJTURA TË OPOZITËS SHQIPTARE;
3. TË FILLOJË SA MË PARË PROCESI I HETIMIT DHE DËNIMIT TË GJITHË ATYRE QË KANË ABUZUAR DERI MË SOT ME PUSHTETIN, INSTITUCIONET E SHTETIT, ME INTERESAT DHE PASURINË KOMBËTARE, TË SHTETIT DHE QYTETARËVE TË VENDIT!

* Kjo është ndarja partiake në vija të trasha në Shqipëri, sipas interesave të huaja që i përçojnë ato, por që nuk domethënë se nuk ka mes tyre edhe elemente të kombinuara, në njërën dhe palën tjetër, në jug dhe në veri, elemente armiqëroe serbe në PS dhe elemente armiqësore greke në PD! LSI është monstër politike e llojit të veçantë, në duart e kryebanditit dhe zonjës së tij të gjikundshme, përveç interesit kombëtar!

(19.VI.2019)