PSE SHAHET E SULMOHET RAMA NGA POLITIKA DHE ANALISTËT E KOSOVËS?!

3
509
Rama në delir
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Nuk pranon Rama me dhanë kredite për Vjosën e Albinin, duke e poshtëruar veten. Rama e njeh politikën më mirë se Albini e Vjosa, që mund të jenë të ndershëm, por nuk janë provuar ende. Kur ata të kenë në dorë sa Rama, do e shohim se sa bukur do e luajnë politikën…

Vjosa e Albini janë kundër tarifës në rrugën e kombit, thonë: të paguajnë shqiptarët e varfër me taklsat e tyre për rrugën, jo ata që kalojnë nëpër të. Dhe e dyta, Albini e Vjosa janë kundër minischengenit, i cili është një projekt i sugjeruar nga Merkel dhe i pranuar edhe nga SHBA. Keni për ta parë që edhe Biden ka për ta mbështetur.

Por Kosova ka arsyet e saj për të mos i besuar Serbisë dhe e sheh Ramën me dyshim, sepse ai bashkëpunon me Vuçiqin. Ramës ia ka kërkuar BE të bashkëunojë me serbët, po ashtu edhe SHBA. Ka qenë i detyruar, pasi integrimi europian vjen më mirë me integrimin e Ballkanit me njëri-tjetrin. Por Ramushi nuk i kuptoi këto koncepte dhe nuk pranoi as pezullimin e taksës për 4 muaj, kur ia propozoi Macron, që Kosova të merrte liberalizimin e vizave, duke e izoluar kështu Kosovën. Ramushi e shpalli Ramën tradhëtar, sepse nuk donte me i dalë hordhëku në dritë.

Por edhe Albini e Vjosa e disa politikanë e analistë në Kosovëe shohin Ramën me dyshim, e kjo mundet me e dëmtua Kosovën, nëse Rama e fiton edhe një mandat të tretë. Në Shqipëri kemi talebanët që vjedhin gjithçka që u del para, Saliu-Luli-Meta e Monika, dhe kemi edhe Ramën, paksa më i mirë se kundërshtarët e tij. Nuk kemi Albina e Vjosa, të cilët ende nuk janë provuar. Kur të provohen, do i shohim sa nxjerrin. Por nuk e kanë nisë mirë politikën e jashtme, duke sulmuar Ramën, ata do dëmtojnë marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë, ku humbet Kosova më shumë, padyshim.

Zotësi e politikës së një shteti është hapja e rrugëve të tij, jo mbyllja e rrugëve. Nëse Rama ka filozofi 0 konflikte me fqinjët, përfshi edhe Serbinë, Albini e Vjosa, pa arsye themelore, por nisur thjeshtë nga paragjykime e këndvështrime të tjera, po ia mbyllin rrugën vetes edhe me Shqipërinë – nëse Rama mbetet në pushtet, pavarësisht se Rama nuk e jep veten, nuk i lë tjerët t’i imponohen dhe të mos e respektojnë.

Ramës i thanë “mos u përziej në politikën e Kosovës“, dhe ai e hoqi edhe Cakajn nga ministër. Por nga ana tjetër, ata patriota që Ramës i thanë mos u përziej, japin leksione e direktiva për punët e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë: “hiqe traun“, i thonë dhe “mos e mbështet minischengenin“. Pra, Kosova i kërkon Ramës të sillet si duan ata. E kjo nuk shkon. Shqipëria ka interesat e veta, ekonomike e politike dhe të integrimit. Kosova zgjedhë vetë-izolimin. Kush ka të drejtë?

Nëse Rama i tha Ramushit si Macron, pezulloje taksën me Serbinë për 4 muaj dhe merr liberalizimin e vizave me BE-në, e Ramushi nuk pranoi, zgjodhi vetë-izolimin, madje e shpalli Ramën tradhëtar, kjo tregon se Rama kishte të drejtë më shumë se Ramushi. Për traun në rrugë – trerë kanë në rrugë edhe shtete më të forta se ne, pasi ky është një problem ekonomik. Kurse për minischengenin, mundet me ndodhë, që koha e vërteton si me Ramushin, se Rama ka të drejtë.

Atëherë pse shahet e sulmohet Rama? Sepse dikush pret që Rama të sillet si duan ata?! A mos ka një tendencë në politikën e Kosovës, për me gjetë fajtorin e mossuksesit të tyre? E duke e sharë Ramën, ata kujtojnë se i bëjnë presion, dhe ai do i zgjidhë hallet e tyre?! Unë besoj se kjo është një politikë e gabuar – ata po armiqësohen gabimisht dhe paarsye me Ramën dhe po i dëmtojnë interesat e Kosovës me këtë sjellje.

Rama nuk është shenjtor, është politikan. Ka edhe ai interesat e tij politike…

3 KOMENTE

    • Je jeni të zgjuar shumë. Jua ka pi sorra mentë. Saliu i keq, Rama i keq, e kush është i mirë për ju? Me Serbinë i keni punët boll bukur, tani kaq gjiganda jeni ju, saqë doni me u krua edhe me Ramën?! Por sa i përket politikës, Rama mundet me pasë defektet e veta, por është profesor për diletantat politikë si Albini e Vjosa, që nuk janë provuasr ende me pushtet. Nëse ata fitojnë në Kosovë e Rama fiton mandatin e tretë këtu, do të vazhdojnë me iu imponua Ramës deri në atë masë, sa Rama ka me i injorua. E kur të ftohen marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë, keni me i ra nga Bullgaria atëherë… Kaq politikë të fortë bën Vjosa e Albini… Rama shkoi e takoi shefin e Pfizer dhe siguroi edhe 500 mijë vaksina. Don me i dhanë një pjesë edhe për Kosovën… Ju vetëm me sha dini, nuk e kuptoni se vjen dita e lodhet njeriu me ju, e ju lënë në punët tuaja?!

  1. Arben,
    Komunistet AlbinoVjosik, thojne se Shqiptart e varfer paguajne tarifen 5 Euro per tuneliin Kalimaah!!!!!!!!!!
    Asnje nuk eshte i varfer kur e kalon Kalimashin, sepse ai ka automjet… she automatiksht nuk eshte i varfer.
    I varferi kurr nuk e kalon Kalimashin me Automjet…. sepse ska automjet.

    Kjo eshte esenca e qdo mendimi dhe veprimi politik te duetit islamokomunist Vjosa Albin…,,, keta jane njerez te keqij dhe frustruar ne baza personale.

Komentet janë mbyllur.