Babë

0
168
Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

Babë, unë jam ti e ti je unë, babë jam lumturia jote, i zgjedhuri yt, jeta jote, vdekja jote, jam gjithçka për ty. E di. Unë jetoj te ti e ti jeton te unë, frymon si unë e unë si ti, sa vështirë me nda këtë krijimtari babë, ti je krijuesi e unë vepra jote e cila duhet të përpëlitet në këtë jetë me mundin dhe sfidën e vet. Oqeani është i thellë dhe dallgët të çmendura, në këtë çmendinë babë, unë notoj.

Babë, nuk më takon të flas, të gjithë e dinë e në heshtje vazhdojnë jetën. Ne fëmijët jemi spermatozoidët e juaj, gjysma e juaj, sepse sperma e juaj u lëshua si e çmendur drejt portave ku e priste e lumtura veza e mamasë, pas disa minutash lundruam drejt mitrës së saj, ishin shumë, e unë njëri nga ta, që luftoja dhe tentoja në finale, ndoshta rrugës bëra manovra që të arrij aty te mitra për të hedhur rrënjë. U afrova te mitra njëri nga spermatozoidët tentoi të fus kokën, e kapa për bishti, isha më i fuqishëm, lëshova rrënjë aty brenda.

Kur u rehatova, kalonin ditët dhe javët, unë merrja formë. Isha vetëm një fetus i vogël, i strukur në atë haëpsirë të ngushtë mes zorrëve dhe zemrës së nënës, rritesha çdo çast, çdo ditë, me lindje të diellit dhe perëndim, unë ndryshoja, babë, organet filluan të formëzoheshin, gjymtyrët, zemra, koka, veshët. Bëja lëvizje, isha i lumtur me atë rehati, ka fundi gjuaja membranave të barkut me shputa të vogla të këmbëve. Mamaja ulërinte nga dhimbejt, britmat e saja i dëgjonte edhe Zoti, ishin britma të ëmbla por të hidhura për mamanë sepe dhimbja është personale dhe në moment të saj njeriu i reagon mbijetesës.

Nxora kokën, mjekët i prenë tubat lidhëse, më pastruan nga ujërat e kuq, më dhanë një shuplak në prapanicë të vogël, nxora ujin nga goja, qava dhe më mbështetën pranë prindit tim. Këu ishte takimi i parë me mamanë. Mamaja mbante fëmiun e saj, pjesën e saj, dhe ajo lozte rolin e zoti tim.

Unë i shpërqëndruar, i pa lumtur, nga kjo botë frymoja, e kuptoja se botën e udhëheq mamaja, vendos mamaja, mendon mamaja, ajo më ushqen, gjinjtë e saj janë rrënjët e jetës dhe ngjyrave të kësaj bote për mua. Ty baba të harrova. A është jeta dhe bota e mamasë? Ti je vetëm një skulpturë me gjest të ngrirë nga e kaluara sekrete e jetës tënde. Mos harro se unë jam ti, ti je unë, mendimi ty para se me ardh unë.

Mamaja shtjerr edhe forcën e fundit për mbijetesë të fëmijës së saj. Babai falë buzëqeshje dhe lumturi, rrëfen personazhet e përrallave, ndjek linjën e tregimit, përshkruan ambientin, përshtat ngjyrën e zërit dhe veshi adaptohet, mishërohet me ngjyrën. Babai ta falë forcën, mamaja frymën e ti je i veçantë, në fakt je vetja.

Babai mbanë anën tënde në detin e dashurisë sepse beson në të gjykuaren tënde dhe prapë je ti më i miri. Babai dëshiron që ta ndjekësh më parë rrugën e verës së rrugën e lotit. Fjalët e babait barazohen me batuat e Zotit sepse gjithmonë ai pohon se dielli lind pas shiut. Ky është babai. Qëndro gjithmonë anash lotëve, këtë fat ta shkruan babai. Gjithmonë je vogëlush për babain dhe kur e thithë tymin e cigares.