A VRITET FJALA E LIRË?

0
800

Ajet Shala

(Kushtuar gazetares Arbana Xharra, që u rrah brutalisht për fjalën e lirë nga monstrat e shoqerisë)

Këmbanat e korbave vendit i bëjnë gjëmën e zisë Nën perden e qiellit të trishtuar u rrah një nënë Qajnë nën dritën e zymtë të hënës bozhuret e lirisë Nën qerpikët e dhimbjes mokra bluan fatet një nga një. E presin fshehurazi një grua katilët nga shtëpia të dalë Fiket kandili i shpirtit fjala e lirë me kordhën e prerë Brutalisht nga monstrat një grua krenare u rrah Në vendin tim të çmendur ku liria e njeriu s’ka vlerë. O shkëmb i vuajtjeve tragjike me histori të lashtë Peshkun e kurrizit ta thyen karpatianë e pashallarë Lamë me gjak pragjet se lirinë e patëm mall Motër Arbana Xharra, zuzarët fjalën ta kanë vrarë.

Ta vranë fjalën e pathënë për një botë më të mirë. Varre që ecin të mbyten në mjegullat e jetës e lirisë. Jo, për shqiptarë kjo kurrë nuk është traditë Të rrihet një grua fisi është prag i tragjedisë. Korbat krokasin që shkronjën ta bëjnë errësirë. Fjala t’u mbështoll me shallin e zi në vendin e lirë. Me gjuhën e tokës fole për pizavengat smirëzinj. Do e paguajnë me lëkurën e shitur një ditë. Para teje përulet me respekt fjala shqipe Para teje lisat bëhen si shkarpa të thata Para teje lulja çel më e bukur mes lëndine Ortekët theqafen të turpëruar si në përralla.