KËNGË HIMNI PËR ÇAMËRINË

0
767

KËNGË HIMNI PËR ÇAMËRINË

Çamëri, plagë e të gjithë shqiptarve
Ji zemër nënash, dhe zemër bijash
Ji trimja jonë në betejat për liri
Ji armë burrash nga më atdhetarët

Kjo këngë himni për tërë shqiptarët
Është nder i gjuhës dhe i flamurit
Çamëria- Shqipëri është udha jonë
Çamëria-Shqipëri është tërëzgjidhja

Çam dhe arvanit jemi një flamur
Shqip flasim prej 13 mijë vjetësh
Tanët janë ; Joni, Adriatiku, Egjeu
Ipe, shembja çatinë e qiellit Greqisë

Gjallë është Pirro, dhe Gjergj Kastrioti
përpara çam për Çamërinë-Shqipëri
përpara Festim, Bardhosh dhe Met
përpara Xhemil, Idajet dhe Ahmet!

Ora Greqisë çdo çast po i mbaron
Në kujtesë nuk kemi të humbur
Republikë e Çamërisë, të betohemi
Çamëria-Shqipëri është qëllimi ynë!…

Rrustem Geci – Shkodër, 22 Prill, 2017