DASHURIA SI OBSESION KRYESOR I

0
571
Delo Isufi - Vajza e manaferrave

POETIT DELO ISUFI

Isak A H M E T I

Kam përpara në tavolinën e punës librin me poezi: VAJZA E MANAFERRAVE, Tiranë 2019, të poetit Delo Isufit, shkrimtarit dhe mikut tim nga Tirana. Këtë libër me poezi, të cilin po e marrë në në shqyrtim, ma ka dhuruar me dedikim vetë autori në takimin miqësor dhe mbresëlënës, në Durrës, më 14 gusht 2020, ku ishin prezentë, përveç Delo Isufit, edhe
poetë dhe shkrimtarë të njohur nga Tirana e Durrësi si: Bashkim Saliasi, Shpend Topallaj, Viron Kona, Kadri Tarelli, Merita Kuçi, Marina Prenga etj.

VAJZA E MANAFERRAVE, Tiranë 2019
————————————————————-

Deri më tash autori në fjalë ka botuar këto vepra:
1. MAGJIA E SYVE, poezi, 1998,
2. LULET E ZEMRËS, poezi, 2003,
3. KU LAHET HËNA, poezi, 2006,
4. NDJEJ TEK IKËN, novela, 2008,
5. ËNDËRR E GRISUR, poezi, 2012,
6. TAVOLINË E REZERVUAR, poezi, 2016.

Dhe së fundmi autori ka botuar, më 2019, librin më të ri me poezi me titull simbolik dhe mjaft tërheqës: VAJZA E MANAFERRAVE, që është, sipas një vlerësimi të shkrimtarit dhe studiuesit të njohur nga Tirana, Viron Kona, citoj: “një xhevahir i ri në gjerdanin poetik të Delo Isufit”.

Vlen të theksohet me këtë rast se poezia lirike e poetit Delo Isufit në përgjithësi dhe ajo e librit në fjalë në veçanti është më e spikatura në krijimtarinë e Delo Isufit. Aty ai, siç e ka vlerësuar Viron Kona, shkëlqen me tërë bukurinë e ndjenjave të fjlalës dhe të mendimit, aty frymëzimi i tij hap krahët si zgalemat e lirë në fluturim, që lëvizin në hapësirën qiellore kohë e pa kohë, në kohë me diell dhe me shtrëngatë, në shi e dëborë.

Mbase kjo lidhet, sipas studiuesit Viron Kona, dhe vetë rrëfimit të Delo Isufit, me vetë profesionin bazë të tij, pilot i avionëve supersonikë, që i ka rënë qiejve të Shqipërisë anë e kënd dhe, mbase, atëherë, në ato lartësi dhe me shpejtësi marramendëse, atij i shfaqej vagëllimthi fytyra e vajzës engjëllore…

Duke u marrë më shqyrtimin dhe vlerësimin e librit në fjalë, me disa nga vlerat themelore të tij, po theksoj që në fillim se në ballinën e këtij libri është vënë një pikturë shumë e bukur, një vajzë e bukur, e mrekullueshme, që është bërë enkas nga poetja indiane Rajashre Mohapatra. Përndryshe mike e poetit aviator Delo Isufi që për dy vite radhazi është vendosur në: Amaravati Poetic Prism Internatinoal Multilingusl Poetry Antology (2017) dhe(2028), që botohe në Indi.

Librit i paraprin fjala hyrese:
VAZA E MANAFERRAVE, një xhevahir i ri në gjerdanin poetik të Delo Isufit, shkruar nga shkrimtari dhe studiuesi i nhohur tiranas Viron Kona.Libri është titulluar sipas poezisë – perlë poetike: Vajza e manaferrave (fq.37), ku poeti shpërthen me lirizmin e tij të magjishëm:

Manaferra më solli një ditë,
I kish mbledh me duart e saj,
I gufonin gjoksi dhe gjinjtë,
Si një det me tallaze e valë.

Unë i putha buzët e sytë,
Dhe gushën e saj të bardhë.

Poeti Dello Isufi është vlerësuar me të drejtë nga kritika letrare (Viron Kona, Kadri Tarelli e ndonjë tjetër) si këngëtar i dashurisë. Për më tepër poezinë e tij lirike me tematikë erotike e karakterizon para së gjithash sharmi poetik, ndjenja e çiltër, thellësia e mendimit dhe thjeshtësia e fjalës. Erotika është prirja dhe veçoria e tij krijuese kryesore në poezi. Këtë veçori ai e ka shfaqur edhe te poezia:Poetës indiane që është një perlë poetike”.

Sytë nga Ty i drejtuem,
Tërë burrat në atë sallë,
Kot ne paskemi shkruar,
Thirri një poet i marrë”

Ose poezia tjetër:
POETJA KËNGËTARE (fq.80-81), ku poet këndon:

Një indiane e nisi këngën,
Nuk ish këngë po cicërimë,
Unë.e ngatërrova me hënën,
Kur ajo e shfaqi bukurinë.

Pastaj këndova dhe unë,
Në gjuhën tonë perëndie,
“Vito ç’mu bëre në gjumë”,
Këngë e vjetër dashurie.

Nuk besoj ta takoj prapë,
Se India është e madhe,
Por një foto bëmë bashkë,
Me poeten këngëtare.

Krejt në fund, pa hyrë në ndonjë analizë më të thellë, le të theksojmë se poet Delo Isufi, edhe sipas poetit, publicistit dhe kritikut Kadri Tarelli, është një këngëtar i dashurisë që shkëlqen me bukurinë e fjalës poetike, me thellësinë e mendimit por edhe me thjeshtësinë e shprehjes së bukur!

Në Durrës,
më 25 gusht 2020