Një poezi dhe një tregim nga Flutura Kuqani Malo

0
1776
Flutura Kuqani Malo

FLUTURA KUQANI MALO

NANËS

Je frymëmarrja e botës në mjes…
Je dielli i mëngjezeve sapo hap sytë…
Je hana, e yjet….e qiellit të mbramjeve t’mija…
Thith çdo çast profumin tand…
E shikoj kurjoze…botën me syte e tu…
Ti je e gjitha e emocioneve t’mija…
Je zemra ime e hapun…
Je loti i xetë mbi ftyre…
E une hap jeten në duert e tueja.
Ty …qe ma dhurove…
Per mue je petali i drandofilles…
Reja e bardheë në qiellin e kalter…
Bora, shiu, fortuna…
Ambëlsisht je…
E mrekullueshmja nana jeme…

1980


ELIANA

tregim

Atë mjes pranvere arqipeshkvi i Shkodres Dom Ernestoja hapi porten kryesore te famullisë apo qeles siç u quente në ate kohë dhe pau nje kosh të madh kashtë para deret, u afrue me kureshtje e u perkul me pa mirë dhe mbeti pa mend kur vrejti se mbrendë, ishte nje fmijë i vogel bjond me dy buze të fryeme e me dy doçka të vogla të mbledhuna nga tulat, shikoj perreth hodhi sytë mbi gjithë kopshtin e madh qe rrethonte kishen e madhe, por nuk pau asnje njiri, ..eci pak hapa deri te dera jashtme me hekra, shikoj pertej hekrave hetoj me vemendje mos ishte ndonji kalimtar, por në rrugë kishte nji heshtje t’plotë dhe asnje kambë të gjallë njeriut, ..ishte ora pesë e mjesit, mbas gjysë oret do te thonte meshen, e ai si gjithnji u zgjonte heret e pregatitej per t’fillue predikimin e parë të dites.
Mori sporte me ate fmi të mrekullueshem dhe u ngjit nelt te dhoma e tij, e shikjoi mire atë pllumb, ju duk si nje ftyre e pame, .dikund e kish pa ate ftyre engjulli, por nuk kujtohej, e la fminë në dhomë dhe u ul me ngut shkalleve, me lajmërue ndihmësin e tij per kte ngjarje.
Ndersa po bante shkallet po mendonte se çka mund te bante me atë krijeseë të sapo arritun ne famulli, .dhe i kujt e kush mund të ishte ai fmi aq i bukur.
U mblodhen te gjithë pjestaret e banuesit e qelës dhe mbas meshës thirri menjianë dhe foli me shoferin e tij personal Toninin ta çonin ne befetrofin e qytetit.
Ne ate kohe ishte drejtoreshë Dodona, nje grue e hijshme me origjine te perzieme korçare dhe shkodrane ku bukuria s’i kishte kursye asgja.
Shoferi me shportë ne dorë ngjiti shkallet dhe ne katin e dytë gjeti edukatoret, qe teë gjitha kurjoze donin me pa kte fmi qe po hynte ne ate istitucion aq famekeq. Me drejtoreshen firmosi disa dokumenta dhe dorezoj fmine e sapogjetun, mund të kishte nji ose dy dite ajo foshnje, e ndersa zbriste shkallen ndigjoj që Kristina nje kujdestare e thirri:
– Te lutem a mund te na tregosh emnin se nuk e ke shkruejt- ai kthej kryet dhe me nje ftyrë serioze u pergjigj:
– Monsinjori e thirri Eliana Gjeta, asht vajze, se e ka gjetun te porta e Qeles, dhe nuk kishte asgja te shkrueme, vetem një medaglion te vogel me një kryq ne një zinxhir të florijte pa asnje incial, ishte e mbshtjellun ne pelena te bardha te kushtueshme, të nje familjes së mire me sa duket – dhe zbriti shkallet me ngut se e pritshin të gjithe ne qele për të dijt si perfundoj ajo bebe e sapo lindun.
Ndersa ngate makinen po mendonte për atë krijese që ishte nje fmi i mrekullueshem, pershkoj Rusin e doli tek dugajte e reja e drejt e ne Serreq, e pritshin me diftue, si ishte sistemue ajo engjullushe e vogel, sapo kish mbarue mesha dhe ne sallën e katit te pare te gjithe po flitishin per kte ngjarje të re e jo e zakonshme neper godinen ku kishte ndodhun.

Eliana nga ana tjeter u muer nen kujdesin e gjithe kujdestareve mbasi e lane e ndrruen dhe e ushqyen s’u ndi deri ne vaktin që e kishte marre uja, fjeti gjithe naten në shpine e re, te gjithë personeli u habitne për paqen e saj, s’ju ndite zani, kshtu filloj jeta e saj qe n’pelena ne duert e grave te befetrofit ne Shkoder.
Drejtoresha mori kompletin e saj te bardhë e vendosi ne një cope garzet dhe e mbshtjelli ne njeë cep të raftit me shpresën se mos e ama e pendueme me gjestin e saj teë nxituem, nje dite do i trokiste në derë e do interesohej për atë fmi të gjetun ne derën e kishës, hapi fjale ne gjithe miqesine e saj se kishte arrit një fmi me sy te kaltert si qielli, me nje lkure te zeshket e me floke bjonde,tuj shpresue se do prekte zemren e prindve e vajzes qe ishte nana se fmise.
Kaluen vite dhe askush s’u ba i gjalle Eliana rritej, ishte fmi i tejbukur, ne koshin e çerdhes e vendosnin me Flutren, Pavlin e Olin, dy vajzat ishin te preferuemet e personelit e mbaheshin shpesh ne krah e kjo i ndihmoj te dyja per te ecun ne moshen 2 vjeçare, ato qendronin krye me krye e komunikoshin me njena tjetren ne boten e tyne fmijnore, me shikime me lojnat, me pshtetjen ne njena tjetren kur luejshin, sikur kishte diçka qe i bashkonte, e jeta në fminine e rinine e tyne do i bashkonte serisht, mandej do i ndante në rrugë të ndryshme, Eliana me familjen e saj Flutra me te sajen.

Nuk kaluen as dy vite në sallat e nderteses u paraqiten dy familje shumë të mira shkodrane që kerkonin të mernin i fmi në adoptim (Zoti nuk i kishte dhane mundsinë të kishin fmi, kopja pare nje piktor shume i njohun kishin bjerr dy djelm, te lindun pa jete, ndersa çifti tjeter nje drejtor , nuk kishin pase fatin me paseë fmije).
Ato vizituen gjithe pavionin, kontrolluen femijet dhe drejtoresha i spiegoi që kishte dy vajza që i donte shumë dhe preferonte me i sistemue ne familje të mira, dhe i çoj tek koshi ku ishin Liana e Flutra. Drejtori ju afrue Flutrëa e mori ne krah, dhe nuk ja shkputi syte syve te saj te amel te kafte, ajo ja hodhi duert ne qafë dhe aty u vendos pakti tyne i miqesisë, ai s’e lshoj atë fmi nga prehni e perkujdesjet e tij deri sa vdiq. Ndersa piktorja e piktori ju afruen Elianes dhe i dhuruen nje buzeqeshje, por Eiana as qe donte ta shikonte, ishte fmi qe s’nepte konfidenca e kunderta e Flutrës qe ishte shume e dashtun.
Ato ju afruen përseri e provuen ta merrnin në krahe por fmija kjau aq shumë sa çifti u tremb, u kthyen disa herë që ato dy krijesa të msoheshin me praninë e tyne . Flutra rrinte me deshirë me prindet e saj të ri ndersa Eliana ishte tureçkane dhe e eger. Mbas disa muejve sapo kishin ba gjithë dokumentat të dy çiftet, i arriti një lajmrim një dite të bukur pranvere egzaktesisht me 27 prill të së largtes 1967, i thirren në komitet ku i dorezuen aktin e pranimit te keëkeses për adoptim, ma ne fund Flutra e Eliana do te kishin një familje, nje ngrohtësi, nje streheë, një copë bukë, do mbroheshin, dhe ato vrapuen të merrnin ato dy pllumbesha ti kishin ne shpijat e tyne, ti dhuroshin dashnine e tyne të pakushtzueme.
Elianes i kishin sjelle nje fustane tip skozes ngjyre të verdhë me kuadrate gri e te kalter, me kolet të bardhe, kpucë të bardha dhe çorape njilloj ndersa Fltrës një fustan kadifjet të kuq plot volana, kpucë të bardha e çorape deri në gju te bardha. Edukatorja i krehi floket e drejtë bjond te Elianes dhe i lidhi floket me nje kordele te bardhe tjetrës e dy kopjet me kta dy engjuj në krah moren rrugen per ne shpi e kur u ndanë nga njena tjetra Eliana nuk reagoj, ndersa Flutra kjau shume deri ne shpi . Atyne te dyjave me ndihmen e drejtoreshes e guzhinires qe quhej Roza, paten shume fat u ishin hapun dyert e botes e nje bote të re ku do mbretnonte dashnija e familjes ku s’do tu mungonte asgja ku do kishin një nanë e një babë e nje strehë një familje nji mbshtetje e nje te ardhme.
Sa here drejtoresha e befetrofit u mundue me gjete prindet e Elianes, shume voneë mori vesht se e ama ishte bijë e nje familjes shume te mire shkodrane, qe i jati i kishte vdeke ne burg, nje nder krenet ma të mdhaj të antikomunizmit shqiptar e cila ishte perdhunue nga forcat e sigurimit kur kishte shkue ne burg per të takue të jatin të arrestuem e ajo asnjehere se kish dashtun atë krijese, e mbrritun nga dhuna e çuditerisht as Eliana, s’e kerkoj asnjehere sikur ja ndjente zemra prejardhjen e saj dhe pse pa dijenine e saj ajo ishte ne kontakt me nanen e saj, ishte kushrina e te jatit adoptiv.
Sa here shkonte per vizitë ajo ishte e akullt me Elianen .dhe pse Zoti ne martesen e saj s’i kishte falë fmi, ajo ishte e ftohte, dhe me shikimin e perhumbun .sikur i kish ikun gzimi, aty sikur s’kishte ma jete, syte e saj te kalter si te bijes identike te mdhaj e te bukur ishin te shuem, ndersa e bija i kish plot jetë te bukur por te ftofte.

Vitet kalonin dhe Eliana rritej me perkujdesjet e prindve që e donin si syte e ballit, jeta e re ne kryqytet ndikoj shume me voneë ne edukatë, menyrat dhe sjelljen e saj te persosur . Prindet e merrnin gjithnje dhe gjithkund në vizite ne familjet me te mira te Tiranes e veçanarisht në miqësite e tyne me familjet italiane qe ishin te sistemueme ne kryqytet.
Prindet piktor te afirmuem i jati i diplomuem ne Firenze dhe e ama ne Napoli u munduen ti futshin në gjak dashnine për artin dhe pikturen qe te vogel dhe ajo fatmiresisht kishte shumë talent, gjaja ma e bukur që ata vepruen ishte se e bane dygjuheshe që te vogel, e dalngadale kur shkonte tek Signora Maria, apo Victoria ajo fliste ma se miri gjuhen e tyne e donin te gjithe, syte e saj boj qielli ishin viza e saj per tu dashur nga të gjithë… ishte nje fmi i adhurueshem.
Kishin mbetun pak muej dhe do shkonte ne shkolle…..ne klasen e pare, dhe prindet e rregjistruen ne shkollen ma te aferme qe kishin tek Sabaudin Gabrani ne bllokun “21 Dhjetori” ku ato dhe banonin… e shoqnuen në klasë, dhe ajo atë dite fluturonte …
Si karakter ishte një fëmije qe nuk zente vend asnjeherë, e gjallë dhe energjike. Dhe koha me vonë do tregonte qe ajo do ishte nje nxanëse e mire në mesime, keshtu ato vite fillorjet e unikjet ajo i eci ma se miri, nderkohë filloj me pasionin e saj për pikturen dhe paraqiti vizatimet e para, .nje gja qe gzoj shumë prindet…
Çdo verë me pushime ato braktsnin kryeqytetin dhe merrshin autobuzin Vibert me valixhet e mëdha prej kartoni…..plot me tesha, piktura qe bajshin dhurate kushrijve e andrrat e kesaj vajze e ktheheshin ne Shkoder, ne qytetin e tyre, prane familjes te jatit (ai kishte nanen, vllanë e motrat…..dhe e ama nje teze që ishte nana e Flutrës).
Gjyshja e Elianes që jetonte akoma bashkë me dy hallat e saj dhe axhen… gzoheshin shumë per mbrritjen e tyne….e sidomos të ksaj vajze bjonde qe u kish sjell zanet e fmijve qe mungojshin prej shumë dekadave…ne vilen njekatshe në qender të Shkodres afer piacet, ato kishin dhomen ma te madhe ne dispozicion, ishte djali i madh dhe vinte në Shkodër vetem dy herë në vit, në verë dhe për Shënkoll në dhetue, për emnin e vllaut.
Sapo mbrrijshin, viziten e pare ata e banin tek tezja e saj Luçia në Rus e tek shoqja saj e befetrofi e bashkohej me Flutren gjithe muejin e gushtit, paten mundesi nga shpija e jetimores bashke, te kishin dhe fminine, gjimnazin, e rinine, e per nje kohe te gjate te ishin bashke e te lidheshin shume me njena tjetrën, kjo ndodhi derisa u martuen, nuk ndaheshin, shkruejshin çdo javë njena tjetres, e Flutra me nanën shkonin në Tetor e Mars ne kryqytet dhe ndaleshin gjatë, e ato te dyja shkonin bashke ne shkollen unike.
Kjo lidhje kaq e fortë ishte derisa ato u fejuen, ajo me nje drejtor shkolle nga Bajza, e njohi në shkollen ku punonte (se ajo kish krye liceun artistik dhe punonte msuese) e ai ishte drejtori i saj, sapo e pau ne zyren e drejtorise, nuk ju nda ma…derisa u fejuen, ndersa Flutren e fejoj familja me nje skulptor, i lindun ne Shkoder por jo shkodran, nje ish i burgosun, qe burgu i gjate e kish trasformue komplet ne nje karater të vshtirë, t’vetmuem e te eger, por shume i talentuem ne profesionin e tij dhe punto…
Pikerisht ketu jetët e tyne u ndanë, ajo kishte ra ne nje familje komuniste… e Flutra ne nje familje te persekutueme.
Dhe pse familjet tentuen mos te prishin dashnine, dhandrri i ri hyni kollovar dhe dalngadale bani ligjin ne shtepinë e piktorve pensionista tashma të moshuem…..e Eliana (per fatin e saj te keq u desh te shpejtonte martesen sepse priste nje fmije, kjo nuk i dha kohë ta njihte mirë partnerin e saj)…

Ishte viti 1977, kur Flutra sebashku me hallen e axhen e Elianes, vetem pa te shoqin per të perfaqsue prindet mori pjese ne dasmen e saj, sapo hyni i kapi syni fustanin e bardhë dhe nusen në cep të shtepisë siç ishte zakoni, në atë sfond kuadrish të perkryem, me atë pekt të bukur ajo ishte një artiste kinemaje… dekolteja, plot margerita në qafë dhe nder flokë dhe i kishte ra nje nur e hijeshi e rradhë. Flutra ish martue në Tetor por nuk ishte dal nuse me fustan të abrdhë nga shtepija.
Ate ditë veshun me nje kostum të qepun bukur bardh e kuq, kaptoj dhomennne perqafoj miken, motren, shoqen e fminise, e lumtun per kte pjesmarrje e gzueme per kushrinen, perqafoj tezen e të shoqin dhe u ul prane nuses….dhoma ishte pothuejse bosh, ala s’kishin fillue vizitat.
T’nesermen, arriten dasmoret me marr nusen, si yll drite ndersa i shoqi nje njeri normal, pothuejse i shemtuem, me ate perri prane.
Flutres i semboj diçka, pse valle ajo kish zgjedhur kete shok jete? Pyeti vedin gjithe rruges në kthim ne autobus per Shkoder dhe s’gjente asnjë pergjigje, por mendoj duhej te ishte e lumtun per shoqen e saj.
Mbas disa vitesh ai mori nje post te rendsishem si djale komunisti ne ministri dhe afroj dhe Elianen ne Tirane… me pune… edhe pse ajo s’kish nje biografi te pastër, ato kishin nje fmi vajzë dhe nuk kaluen shume kohe arriti fmija dyte nji djale I bukur, por asnjeni nga fmitë kishte sytë e saj të kaltër, e ato dy kushrina u shkputen, ajo me ju dedikue familjeve që kishte me rpindët e të shoqin …ndersa Flutra familjes saj.
U deshten shume vite te ritakoheshin, me vdekjen e axhes saj, me arrtijen ne Shkoder, mbas funeralit Flutra me te shoqin e moren ne shtepine e tyne, e ato te dyja zbardhen duke fol gjithe naten pa mbyllë sy, kishin shume… shume per te tregue, nje jete te re, nje familje te re, andrra e aspirata te reja e shume deshira që kishin mbet te mbylluna ne nje kasete per te dyja…andrra q e kushedi nje dite do realizoheshin…
I shoqi mbasi ajo u kthye ne Tirane sikur u zbut pake dhe Flutren e ftoj ne nje rast qe ajo ndodhej ne kryqytet.
…Lulja sapo ish nda me te shoqin, e perseri porta e kushrines u mbyll perfundimisht, nga mentaliteti i ngushte e mediokër i bashkshortit, por ato mshehtas shkruheshin dhe kur ajo shkonte ne Shkoder me pune e takonte, sa mall, sa duheshin, ato s’kishin lidhje gjaku, por ishin te lidhuna sikur te ishin motra.
Fati do ti bashkonte perseri me humbjen e prindve te saj, nje dite nandori u ba dhe funerali i nanes saj e tezes se Flutrës. Ate nate ato s’u ndane, qendruen dore m’dore e hapne zemren njena tjeres si dikur, ndersa s’ishte askush perrreth, Flutra nën za….duke e perkdhelun ftyren e saj te zbete e te lodhun i tha, ma shume ishte nje pyetje, duke ju drejtue me zanin e drithruem, sikur po bante nje faj……aty perballe shtrihej tezja e saj… por ajo s’do kishte ma mundesi te fliste me te vetem per vetem….mblodhi gjithe forcat e shtoj:
– Tashti qe tezja s’asht ma, a do kishe dishire me u lidhe me nanen tande te vertet? Dhe e shikoj nder sy… sikur deshti me lexue pergjigjen – ajo e shikjoj gjate… heshti… nuk dha pergjigje njiheresh… dhe nen za shtoj:
– Une s’due ta njoh, s’më intereson, kam familjen teme, kam dy fmi, dhe u ba e akullt, e larget, e eger… e ma vone shtoj:
– ..Due ta la te qete, ajo ka familjen e saj – dhe uli shikimin… Flutra mbeti, shtangu, në vend u pendue per pyetjen e saj, ju duk vedja e keqe, u skuq… filloj te merrte fryme me zor… kaluen vite… oh sa vite kur u takuen serisht por ato te dyja nuk e preken ma asnjehere ate argument delikat…
Ndersa Flutra në tren po kthehej në Shkoder mendoj qe mikja saj s’i tregoj te verteten….prindet i kishin diftue per të amen me siguri… dhe ajo ishte ndi e fyeme… nga historija saj shume e trishte… e kish marre vendimin ta denonte ate… si ajo kish denue te bijen tuj e braktise ne deren e nje qele… tuj mos e njofte asnjihere… tuj e dhurue ne duert e tjerve krijesën e pafajshme… Ishte ndoshta nje hakmarrje në heshtje… dhe pse ishte nane…
Sa karaktere te ndryshme ishin, Eliana kish mbet thedhe ne shpirt e eger, si dikur…..ndersa Flutra e bute…..i rshtiten lot ndersa treni ecte , mendoj……sa e plagosun ishte mikja saj qe dhe sot me thinjat ne krye, gjyshe e dy nipave te mrekullueshem nuk pranon te flase per nanën e saj asnjihere…..nje krater i fatit te saj i hapun ….gjithashtu si dhe fati edhe shume vajzave e djemve të pafajshëm…
Si mund ta zbuste shpirtin e saj… do vinte valle ajo dite… e shikoj pertej… në dritaren e trenit u faniten syte e saj te kalter, sikur e lutnin, ta mbyllte kete çështje… ajo ndihej mire… ishte gjyshe e donte shume familjen e saj!
Kish vite pa u takue me Elianen dhe ato pak herë që ajo shkonte ne Tirane i bante gjithnji vizitë, por sa herë takonte me shkue tek kushrina aq ma e distancueme u ndinte prej saj, ndoshta martesa e saj pak e sforcume (simbas mendimit saj) sikur e kishte ashpërsue dhe shpirtin e saj, historija e rinise me Genin komshinë sikur i kish ftoh shpirtin dhe e kish ashpersue në gjithe drejtimet!
Papritmas memoria e kthej mbrapa, në vitet e lulzimit të ktyne dy kushrinave! Flutra në Shkoder e ajo në kryeqytet në Tiranë, dy rrugë të ndame nga situatat nga jeta e rrjdhshmenia e saj, nga ngjarjet!

Eliana me Genin ishin rritun bashke ( si kojshi të mire) edhe pse ai kishte ndonje vit ma shume se ajo, ne të njëjten shkallë e kat, banonin ngjitas i ndante nje mur, ai ishte nga një familje komuniste e mirefilltë nga Korça, e xhaxhallaret e tij ishin ministra ne ndertesat madheshtore të ministrise në qendër të kryeqytetit, femijë i rritun mes mireqenjes dhe si i vetem dhe i llastuem, si gjithe bijtë e e familjeve te tilla, nuk i mungonte asgja, ndersa Eliana bija e vetme e dy piktorve shkodranë qe ishin diplomue ne Firence ku dhe ishin martue,
Kur e njohi ai ishte nje gjimnazist shume simpatik me tipare të theksueme brune, dhe mbas disa vitesh kur e ritakoj serisht Geni ishte nje djalosh king ne vitin e parë të universitetit, nje “çun mamaje” siç e quejshin tironsit, vinte nga nje familje shume e mire si nga e ama e i jati kishin nje pozicion te admirueshem në pune dhe shoqeri, ai djale ishte andrra e çdo vajze, e pikerisht vajzat perqark nuk i mungonin,

Nje dite te bukur tetori kur Eliana po zbriste shkallët me rrembim ndeshi ne kojshinë dhe per pak u perplasen, ajo ne dore kishte një kartele me disa skica e penele e po shkonte ne Lice, ne vitin e fundit ku ajo studjonte, Geni sikur mos ta kish njohur asnjehere me pare e mos te ishin rritun bashke e shikoj ne syte e saj te kalter si dy kristale te mahnitshme dhe pernjiheresh ndjeu që diçka ndodhi tek ai, u amlcue shikimi tij serjoz, ndali hapin per ti thanë diçka, por vetvetiu u ndal me mendimin se po gabonte, por guximi superoj turpin e tij dhe si gjithe te rinjtë e asaj kohe e ftoj per te pire diçka në apartamentin e tij, e Eliana ne mbasdreken e se nesermes (nuk shkoj ne lice per te pikturue) por bani viziten e saj të pare tek kojshiu, prinderit e tij ishin në pune, trokiti lehtesisht në porten e tij, ate derë qe kishte pa sa herë dilte dhe hynte nga apartamenti saj, porta ish e hapun e kaluen nje mbasdite te paharrueshme, duke bisdue pire kafe e konjak grek, duke treguar e folur per njeni tjetrin, duke ba konfidencat e para rinore, duke pa foto e kartolina të hueja që kishte ne album, ajo ditë fund tetori do ishte e paharrueme per te dy, nisma e nje historije shume te bukur dashunijet!
Keshtu filluen mungesat ne lice ku ajo studjonte e ai ne universitet, u bane të pandamë, mbasdrekeve zhdukeshin buze Lanës me ore te tana, filluen të nderojne nje relacion solid e te bukur!
Ne rastin e pare që prindet e tij apo te saj dilnin ato me nje goditje ne murin që i ndante vetem nje perde e holle tullash vertikale, kuptonin që mund të shkonin tek njeni tjetri, e u bane nje kopje qe nuk shkeputej, duheshin me pasionin rinor qe jeta i kishte ba dhurate, e kjo histori eci per nje kohe të gjatë, prindet e tij nuk dinin asgje e nuk kishin kuptue per kete ngjarje që kishte muej qe po kthehej ne diçka serioze, ne një ndjenje të fortë, mendonin thjesht nje shoqni rinore, ndersa e ama e Elianes dinte gjithçka, e bija i kish tregue dhe i kish kerkue nji mendim per kte raport të ri që ishte krijue me kojshinë, deri të djeshmen thjesht ato ishin të afert hymjesh, nga disa jave raporti kish marrë nje rruge tjeter, tashma po baheshin muej qe u frekuentonin e ai ishte kthyer ne te preferuemin e shpirtit, zemra saj kishte zgjedhun ate, nuk flkiste me asnje nga shoqet per kete qe po i ndodhte vetem mikes saj në Shkodër i kishte shkrue ne leter që kur te vinte do i prezantote nje shok zemre, nje person që ajo donte shumë.
Ditet javet e muejt kaloshin, Eliana filloj të ndertonte lumtuninë tuj andrrue e tuj pase besim në te ardhmen për krijimin e diçkaje me kete djale që aq shume kish fillue me dashte e me humb ne elozhet e komplimentat e mbi te gjitha syte e tij gjysem te fjetun qe kishin nje magji te papershkrueshme.
Afroj shpejt fund viti shkollor, do mbyllnin vitin, ajo kishte ba keërkesen per Istitutin e Arteve, donte të vazhdonte ma tej, duke pat sigurine qe ajo dhe Rriku nje shok klase ishin ma te talentuemit e shkollës, e në ekspozitat e ndryshme qe ishin zhvillue, ato të dy i kishin vlersue shume të gjithë, për pushime do shkonte ne Shkoder tek hallat, e ai në Korçe tek gjyshat!
Ndamja e pare, per ato, kur te ktheheshin do kishin me bisedue për shumë gjana, s’mund të degjoheshin ne telefon ishte pothuejse e pamundur, kohe historije dashnije të vshtira, ku per të funksionue mund te shkruhej vetem ndonje leter dhe ndonji takim te mshehun! Nuk flitej për pushime, takime te hapuna, lokale, ristorante, ato qe mund ta aplikonin ishin vetem fëmijet e ministrave dhe atyre të byrose politike .
Per njerzit e thjeshte vetem takime larg syve njerzorë, veshtrime te vjedhuna në xhiro, e mbramjeve shterngime duersh në hymje të pallatit e për ndonje guximtar e guximtare nje takim tek liqeni articial i qytetit mbas universitetit, rrugët, pemët, pallatet e vete lulishta kishte sy dhe gojë dhe shume pakë vajza takoheshin neper vende te tilla ku mund tu ekspozonin, sa kohë te vshtira, sa shume gjykohej çdo gja, sa denime te pafajshme, sa llapazanë ishin njerzit që nuk kishin si të kalonin kohën vetëm thashëetheme!
Eliana nuk pyeste aspak dhe takimet u materializuan dhe u bane shume ma frekuente e kjo histori e bukur ecte para nga mueji ne muej dhe u ba viti!
Prindet e Genit kuptuan çdo gja, e moren vendimin ta largonin djalin nga kjo vajze me origjine shkodrane e me nje biografi jo te pastër familjare, gjyshat e saj , ishin ndër tregtaret ma të mdhaj shkodrane, ku i ishte konfiskue gjithçka, kushrijtë nëpër burgje politike, biri tyre duhej te martohej me nje bijë familjet komuniste siç ishin ato per mos te prishur biografinë!

Mbas pushimeve gjithsejcili u kthye ne kryqytet dhe Eliana ishte nxi ne Shirokë perditë nen rrezet e diellit te liqenit dhe ishte kthy në nje yll, lozanjare e bukur e shume terheqëse, syte e kalter spikatnin ne ngjyrën e zeshkët të lëmuet e nxime e dukej nje artiste hollivudjane, veshur me nje fustan me sfond te bardhe gjithe lule fantazi te kuqe portokal e jeshile, me tiraka dukej nje perendeshe, në palchi e liqenit e shikjonin me admirim gjithë të rijtë shkodranë por ajo nuk donte te dinte aspak.
U takuen me Genin nder shkalle, ai po zbrite e ajo po ngjitej me valixhet ne dore bashke me prindët shkembyen nje përshndetje te gjithe dhe hyni ne shpi!
Ne mbasdreke ne balkon mbrriti nje leter shuk, ne ate moment nana Elianes pau diçka qe fluturoj nga balkoni i kojshive, nuk e hapi dhe ja dha së bijës, e ajo lexoj “Jam vetem te pres”, mbasdreken e kaluen bashke per disa ore, mes tregimesh, shmalljesh e shumë premtimesh, atë vit Geni priste emrimin per pune qe nuk kishte arritë, kuptohet ishte i sigurte qe do kishte nje vend pune ne kryqytet!
Mbeten dakord të takoheshin të nesermen pranë Taivanit te shkonin nga kodrat e te qendronin së bashku e te tregonin me imtesi gjithçka nga pershtypjet e pushimeve!!!!
Eliana ish veshur me kostumin e dokut ngjyre portogal, qe venin në dukje format e saja të perkryera, nga poret avullonte lumtunia e ktij takimi, mbrriti tek vendi tyne tek Taivani, disa minuta ma parë, kaloj ora 4, por Geni nuk dukej, ajo zbriti deri tek komiteti qendror hap pas hapi, u kthye serish te Taivani por shenjat e tij nuk dukeshin, nga ora pese mori vendimin të pershkonte rrugen Myslym Shyri qe ai bante zakonisht por edhe të shikonte duke ju rrotulluar pallatit nese ishte në shtepi, grilat ishin te mbylluna nuk pepetinte asgja, Elianes pak i interesonte nga fjalet e njerzve, u ul perballe balkonit tyre dhe priste se mos dilte kush, deri ora shtatë, por as dhe nje hije, nje levizje, sikur nuk ishte asnjeri;

Te nesermen ne mjes priti poshtë, ju soll pallatit disa herë, por aqsnji gja i jepte të kuptonte që ai ishte aty, per ditë me rallë asnje shenje, valle çfare kish ndodhe, filloj te merakoset!!!!!
Kalonin ditët, ne familjen perballe nuk ndigjohej shpirt i gjalle, dhe një mjes nga fundi i shtatorit verejti Antigonin nanen e Genit qe ngjiste shkallet, dhe kur ajo e pershndeti si gjithnji, kojshija nuk u pergjigj, hapi deren ku u ndi nje parfum i kandshem lavande dhe u zhduk mbrenda.
Mendja filloj ti punoje mos i kishte ndodhun ndonjë gja në familje te tij, si mund ta zbulonte, nuk kishte asnje burim per të marre një informacion, shkoj tek Mira mikja saj e Liceut që banonte pertej Lanes, e bija nje muzikantit shume të njohun ne Shqipni, e thirri te zbriste poshtë pallatit, dhe i kerkoj të kishte ndonje lajm, nga qe prindt e saj ishin miq dhe i jati saj vinte shpesh si patriotë per vizita, por pa asnji rezultat, u kthye në shtepi e merzitun shumë, mbasi bubrroj neper dhambe diçka në dreke shkoj tek Nila, shoqja e saj e ngushtë e fminise, edhe ato kishin miqesi me familjen e tij, e pyeti indirekt se mos familjes Genit i kish ndodhun gja, por asnje lajm, u kthy në shtepi krejt bosh, s’dinte kujt të ju drejtonte.

Kaloj pothuej nje muej dhe Genin e kishin emrue mesues por jo ne Tirane, ne nje shkolle tetvjecare jashte qytetit, ku kish fillue punen si mesues, dhe ne fund te muejit u kthye ne shpi, me valixhen e kartonit ne dore ju njit shkallëve me shpejtesi, kur mbrriti ne katin e tij shikoj vjedhtas se mos hapej dera perballe dhe çuditerisht dera kerciti, u hap Pina nana Elianes ndigjoj hapat e mendoj mos ishte i shoqi, kur pau Genin e pershndeti, dhe mbylli shpejt derën, e gezueme sapo hyni lajmeroj te bijen që Geni ishte kthye;

Ajo priti gjithe darken ndonje leter ne balkon por asgja, mbajti dritaren hapet se mos ndigjonte nokturnin e Shopenit sinjalin e tyne, por jo as hija e tij nuk u pa ne pallat, ajo priste çdo mjes të hapej porta por asnjë zhurmë, prindet dilnin ne pune dhe shtepija heshte si bente dhe Geni!

Mbas mbarimit te Liceut, kerkesa per shkollë te nalt, nuk u aprovue e pergjigja ju kthye negative, Eliana u paraqit në ministri te kultures per të kërkue një pune, mbas pakë ditësh i komunikuan emnimin ne shkollen tetvjeçare te Laçit, prindet u merziten, por ajo e mori me gzim, pregatiti shpejt valixhen dhe prindet e shoqnuen deri tek treni, ato dy pleq tashma, u perlotën, ishte hera pare që ndaheshin me te bijen!

Ajo mori rrugen e e qetë dhe me besim se po fillonte nje punë, jetonin me nje pension, prindet i plotsonin çdo dishire por me vishtersi, por nga ana tjeter shume e merzitur se nuk kish arritur te takonte Genin edhe pse ai ishte dy hapa larg saj, me mijra pyetje mblidheshin e shperthenin në trunin e saj por nuk gjente asnje pergjigje të justifikonte kete largim!

Arriti me trenin e vjeter që dukej sikur gjimonte mbi shina kur u ndalte në gjithë stacionet, koha ishte e mirë, nje ditë buzëvjeshte e ngrohtë pothuejse dite vere, edhe pse ishte fillimi tetorit, u drejtue duke pyetun ku ishte shkolla, e gjeti lehtesisht, ku drejtori i ulun ne tavolinen e madhe qe dukej ma shume si nje tavoline pingpongu se per nje drejtor shkolle, e informoi per qendrimin ne konvikt si sistemim fillestar, dhe e ndoqi me shikimin e tij enigmatik derisa doli ne oborr, kjo vajze sykalter i pelqeu shumë, ajo me hapa të ngadaltë ecte dhe fliste me sekretaren e shkolles…