LDK NË UDHËKRYQ

0
382
Isa Mustafa - Avdullah Hoti

Nga Binak MAXHARRAJ

LDK më shumë i ka marrë, përvehtesuar të keqijat e PDK dhe te Hashim Thaçit se sa te mirat e themeluesit të saj Presidentit Ibrahim Rugova të cilin pothajse e kanë harruar tërësisht, pos kur shkojnë të varri i tij për ndonje festë apo përvjetor, apo ne fushatëelektorale për vota.

Themeluesi i LDK dhe ish-kryetari i saj Ibrahim Rugova fillë pas luftës doli partia e parë në zgjedhje, ai bëri koalicion te”zorit”me PDK e Hashim Thaçit. Por Rugova e kishte problem kandidatin për kryeminstër PDK ia propozoi liderin e sajë Hashim Thaçin. E refuzoi. Pas shumë përplasjeve me PDK ai e pranoi për kryeminister të parë te Kosovës të ndjerin Bajram Rexhepin. Lidhur më këtë lideri i LDK Ibrahim Rugova, patë deklaru së:

“Hashim Thaçin duhet mbajtë larg pushtetit, sepse është i rrezikshëm për shtetin”, që do të thotë se ai qysh heret e ka kuptuar së çfarë njeriu është dhe sa i rrezikshëm është për vendin.

Por a e kuptojë mirë e drejtë këtë porosi të LDK, do thosha jo, bile edhe e kanë injoruar.
Dhe LDK pas Ibrahim Rugovës kur nuk i fitojë zgjedhjet, kurrë nuk doli partia e parë.Filluan përplasjet përmbrenda sajë për “pushtet” në parti. Në Kuvendin e gjashtë të sajë këcitën edhe karrikat dhe partia u nda në dysh në njeren anë Fatmir Sejdiu kurse ne anën tjetrë Nexhat Daci.

Që nga këtu filloi teposhtzja e LDK e cila nuk po ndalët.
Por rrokullisjën dhe turpërimin e LDK e vazhdoi edhe me shpejtë kur këtë parti e rrebeu Isa Mustafa. Isa Mustafa fillimisht e rrembeu LDK duke e sharë PDK dhe SHIK-un e sajë me slloganin: “Kurrë në koalicion më PDK”.

Në zgjedhjet e vitit 2016, PDK e Hashim Thaçit i fitoj zgjedhjet, por nuk kishte me kënd te bënte koalicion, sepse LDK, AAK, NISMA e më vonë edhe LVV u bënë bollok opozitar (VLAN-i) dhe për gjatë muaj e lanë vendin në lerë nuk mund te merreshin vesh për pozita, por kishin problem edhe me një sçarim te Gjykates Kushtetuese.

Por Isa Mustafa e tregoi fytyrën e vetë të vertetë kurse mbi shpindë mbante hipoteka te njeriut te korruptuar me 3% dhe me bisnese tjera. Dhe një natë ai e pergatituti tradhëtinë e parë ndaj LDK, anëtarësisë dhe elektoratit duke duke i shkelë premtimet elektoratit dhe anëtarësisë: ”Kurr ne koalicion me PDK”.

Si lakmitar për pushtet i ndanë detyrat me Hashim Thaçin. Isa u emerua për kryeminster, kurse Thaçi e mori premtimin qe te zgjidhet për president, i cili edhe u realizu, anipas pati kundërshtime nga disa deputet të LDK. Pra, Isa Mustafa i hangër fjalët, nuk e mbajti premtimin ndaj anëtaresisë së vetë, e tradhetoi ate.

Por,partia e Hashim Thaçit PDK, e udhehequr nga Kadri Veseli e tregoi fytyrën e vetë të arrogëncës, pas dy vjetë e gjysme pa paralajmeruar fare LDK dhe Isa Mustafën e hodhi ne rrugë. Naivet, njerizit pa qendrime ne premtimet e tyre kështu e pesojnë.

LDK e Isa Mustafës dhe klani i sajë mafioz mbeti si qura pa kokë nga tradhëtia qe ia bëri PDK, por edhe nga tredhëtia qe ky ia beri anëtaresisë dhe elektoratit te vetë ne prmetimet e dhena.

Por ne zgjedhjet e fundit ne tetor 2019. LDK dhe Isa Mustafa u frigsuan ta udheheqin fushatën elektorale, sepse do te pesonte katastrofë. E zgjodhën Vjosa Osmanin si me te votuarën ne LDK edhe pse LDK dhe pikërishtë Isa Mustafa e kishte injoruar. Mënjë autoritë te pashoqë dhe me një angazhim brilant Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit arrijti sado pak te ia zbardhë fytyrën LDK duke e nxjerrë ate si parti te dytë pas LVV.

Vazhdoi kavalazi rreth formimit te qeverisë. Qevernin nuk kishte ta formoj kush tjetër pos LVV-LDK.Gjashtë muaj zgjaten dredhitë e Isa Mustafës për takriuaj qeverin. Nuk ishte edhe gjithaç pune e programeve se sa jo deshira për te qeverisë se bashku me LDK. Po, pse?!

Sepse LDK nuk është me ajo LDK e Ibrahim Rugoves. Kjo LDK qe moti e ka humbur rrugës e Ibrahim Ruovës. kjo LDK sot nuk është me parti institucionale siç pretendonte se ishte dikura, sot kjo LDK është e pëfshier, po sikur edhe PDK,ne korrupcion dhe ne krimin e organizuar,dhe kjo LDK natyrishtë se nuk mund te bënë koalicion te shendosh me LVV, kjo LDK edhe gjatë biseda gjashtë mujore ishte me shumë ne biseda te mshefta me Klanin Pronto te Hashim Thaçit se si te mos lejohet një qeveri me partin LVV me Albin Kurtin në krye, parti kjo jo e korruptuar, e cila kishte premtuar qe ta luftonte korrupcionin, krimi e organizuar dhe çkapjën e shtetit.

Po si do te bëhet luftimi i korrupcionit kur edhe vetë LDK është parti e korruptuar, njesoi si PDK parti e milionerve. Ky koalicion LVV-LDK me shumë u bë përshkak te presionit te votuesve. LDK nuk pati aspak sinqeritet për këtë koalicion sepse duke e luftuar korrupcionin qe ishte proklamuar ne fushatën parazgjedhore nga Albin Kurti dhe

Vjosa Osmani duhet te veheshin në lupë edhe bosat e LDK të korruptuar. Por siç thuhet krimi dhe korrupcioni janë binjak mes vedi, ata nuk mund e luftojn njeri tjetrin, por për te ekzuistuar, për te qendruar duhet te bashkohën. Dhe u bashkuan te gjithë te korruptuarit te te gjitha partive dhe ia dhanë shoqi shoqit ”besa besën”, se do ta rrezojnë qeverin Kurti, sepse ate e shihnin si rrezikun përmanent për egzistëncën e korrupcionit te tyre.

Ia filluan dredhitë ne stilin te gjithë të korruptuarit të te gjitha partive ndaj një lideri te pakorruptuar Albin Kurtit te cilin duhet më çdokusht ta rrexojnë nga pushtetiNGa te gjitha partit filluan denigrimin ndaj figurës se Albin Kurtit deri duke equajtur edhe antiamerikan, se po na prishë me Amerikn, etj. Këtë datyrë ia lanë LDK dhe Isa Mustafës i cili i prinë Klanit te te korruptuarve ne LDK. LDK ber çfarë nuk bëri, çoi edhe emisar privat ne Uashtington për ta bindë Richard Grenellin të pavendosur dhe me qendrime labile qe t’i kërkoj ndihmë për rreximin e qeverisë, aq më shumë kur Albin Kurti ishte në ”luftë” me te për qendrimet e tij parimore ne mbrojtjën e shtetit, siç ishte taksa dhe reciprociteti.

Grenell doli hapatas ne anën e te korruptuarve, duke dhanë sinjale qe qeveria Kurti te hiqet, duke e këthyer në kastë të vjetër të korruptuarsih ne pushtet në krye me Avdullah Hotin e cila nuk e ka besimin e popullit dhe si e till nuk mudn te merre vedime te medha ne dam te vendit, siç pritet te ndoshë me dialogun me Serbinë i cili çudetirisht pa vazhdon ne dy binar, ne vend qe te bashkohën ne një. Kjo sjellje e Grennellit nuk ishte e shendëtëshme për demokraciin amerikane për çka edhe u kritikua ne Amerikë.

Dhe udhekryqet e LDK nuk kanë te ndalur,ka hyer thellë nepër sokaqe me qeverin qe ajo po e udheq me një pjesë të partive te korruptuara (AAK dhe NISMA). Ky koaliqion nuk është stabil,është i luhatshëm dhe pritet në çdo rast te rrexohet, aq me keq kur ne te si asnjëhrë me parë aty gjendet “Lista Srpska” me intersa te Beogradit dhe jo te Pishtinës, duke e emruar për z/kryeminstër kriminelin dhe antishqiptarin me te madh te shqiptarve Goran Rakiç. i cili me struktura e veta ka hyer ne të gjitha resoret me te ndieshme, sekrete te vendin. E me çka ateherë Kosova e mbronë sektetin shtetoror duke lejuar qe te vendos kriminel ne vendet e ndishme te pushtetit.

Duke e pa rrezikun ga rrexuarja e qeverisë Hoti të LDK,Isa Mustafa ia nisi dredhive dhe po e pregatit edhe tradhëtinë e dytë te madhe ndaj LDK dhe anëtaresisë se sajë duke i dhanë sinjale partisë se Hashim Thaçit PDK qe te futet neë qeveri, duke e harruar qe mu kjo parti dhe Hashim Thaçi dikuar e kishte nxjerrë(rrexu) qeverin e LDK te udhehequr nga Isa Mustave duke e nxjerrë në rrugë si një stervinë qe i vjenë era.

Dhe ky prapë nuk heqë dorë i afrohet PDK dhe Hashim Thaçit, sepse këto dy parti mund te mbijetojnë krimin dhe korrupcionin e tyre vetem si te bashkuar,dhe jo aq se sa duhën mes vedi,sepse me mujatë njera tjetres ia prenë kokën.

Ja,pa se ku është katandisë LDK, ja ku e solli Isa Mustafa LDK duke e futur rrugeve te pakrye, duke ia shkateruuar qenjën e sajë,namin dhe autoritetin qe LDK dikur e kishte në popull. Kurse sot, sipas sondazheve po te te mbaheshin zgjedhjet, nuk do ta zente as vendin e tretë.

Për te dalë nga udhekryqet ne te cilat ka hyrë LDK i duhet një katarsis, nje prerje cezaraske, një reformë rrenjësore mbrenda partisë duke e larguar kastën e te korruptuarve mbrenda LDK qe shpetimin e vetë po e gjënë në bashkëpunim dhe koalicione me partitë tjera te korruptuara.