Alfabeti i gjuhës Shqipe…

0
863
111 vjet alfabet

Urime Dita e Alfabetit!

A
Atdhe mos rri po duku
Dil e shif tokat e coptuara
Ngrite zërin bashko Popullin
T’mos kthehen kohët e shkuara

B
Bashkohuni ju o shqipe
Gjithë andej ju ku jeni
T’i mbrojmë tokat e gjuhen shqipe
Amanetin e dhënë që kemi..

C
Cunguar me sekuj mbetur
Nga hordhi t’mbushur skenar
Nga armiqt e përbetuar.
Gjuhen shqipe për t’na vrarë

Ç
Çohuni bëjeni betimin
Mbane fjalen e besen dhanë
Mos lejoni ndarje perçarje
Eu ju past e lumja Nanë.

D
Deri kur do t’mbesim lojë
E tradhëtisë së armikut t’mjerë
Zgjohuni, o ju bashkohuni
T’mos t’i lamë lajkatarve derë!

Dh
Dheu i tokes arbrore
Th’rret kushtrimin si çdo herë prore
Mbledh pas veti trimat e kombit
T’i mbrojë shkollat shekullore

E
Erërat e furtunës plakë
Që po na sillen vërdallë
Bën…! të zgjohet shqiponja e malit
T’i del zot Kombit shqiptar

Ë
Është e lartë lavdia e juaj
Ju heronjë në perkushtim
Krenaria e këtij Kombi
Madhështi e mëmëdheut tim

F
Falë të qofshim o zoti i madh
Ty o tokë, e ty mëmëdhe
Ju andej të gjith sa ishit
Që dhatë jeten për Atdhe

G
Guri i rëndë peshon n’vend vet
Edhe ty oj toka martire
Ty Flamur, që lart valon
Ty Liri, që n’drit na nxjerrë..

Gj
Gjimon toka e shembet dheu
Vijnë kolonat me hijena plotë
N’ball ju dalin shqiponjat e kombit
Mbrojnë vatan e i dalin zot.

H
Hidhen trimat në flakë baroti
Dhanë betimin për liri
Derdhet gjaku po mbrohet pragu
Ju o trima, ju kjoftë Lavdi.
Ishim e do të jemi
çdo herë në tokat tona
Lavdi e pamposhtur
Aty ku u zgjua jehona

I
Lindi djelli, rreze lëshoi
Rrezatoj vendin tim
Lavdi i qoftë gjithë heronjve
Për atdheun e kombin tim

J
Jemi t’parët në këto toka
Ku kanë lindur babë e nanë
Rritur nëpër vuajtje e dhembje
Si shqiponja breza t’u lanë.

K
Kullat tona kurrë s’u shemben
Kaluan mbreter e krali
Ketu rriten veç shqiponja
Që e kanë emrin Shqiptari…

L
Lapidar ju krejt sa jeni
Ju madhështinë e mbani n’vete
Janë heronjt e kesaj toke.
Amaneti i nënes Loke.

Ll
Llampë e ndezur, dritë e kombit
Ardhmëria e vendit tim
Vjen rinia e viteve t’sodit
Janë të lirë, e plot gëzim..

M
Mbahu ti Kosova ime
Shumë ujkonja t’u kanë lëshu
Edhe sot dojnë me t’vra
Dojnë me t’nda e me t’coptu

N
Ngjyrë lulekuqe rritur në breza
E vendosur lulekuqe n’mur
Në zemer ruajtur e dhënë besa
Nji shqiponjë mbi një flamur

Nj
Nji jehonë u zgjua n’thirrje
I kërkon njerzit ku i ka
Shpaloj fusha male kodrina
Për ta parë t’vetmin vlla

O
O ju njerëz t’vullnetit të mirë
Zgjohuni e leni anash ndasitë
Hapni rrugët e mbajeni vendin
T’i gëzojm nesër fëmitë…

P
Përtej vargjeve mbetet pika
Para pikës është përkushtimi
Zgjohuni ju o pari zgjohuni
Të mos ju nxenë mjerimi…

Q
Q’andej ku bie trumpeta
Vijnë skenare e hartime
Zgjohuni e mos lejoni
Që të ndahet Kosova ime

R
Ruhuni, o ju rini
Bëhuni t’zotët e vetes
Janë ardh koha të vështira
S’po dihet kush po i bie trumpetës…

Rr
Rregullat i kan katandisur.
nji boshllëk i pa parë
Vijnë lajthitje e hartime
Prap po duan, për t’na ndarë

S
Sot o kurrë të bashkohemi
Mos ta humbasim vendin tonë
Bëhuni tog të bashkuar
Ta shpëtojmë mëmdheun tonë…

Sh
Shekuj radhë mbrojtëm Atdheun
Ndjekur e t’maltretuar
Asnjiherë s’u dorëzuam
S’munden kurrë për t’na gjunjëzuar…

T
Tani mbahu o populli im
Dil e mbaje sot kushtrimin
Mos lejo tradhëtinë e mjerë
Të na kthejë prapë mjerimin

Th
Thengël e hidhur është tradhëtia
Kur ajo sillet përrethë
Edhe më e mjerë është mëria
Kur të dyja dikush i mshefë

U
Urdhëri jepet atje ku duhet…!
Jo ta sjellin hordhit e huaja.
Dilni e mbroni vendin tuaj
Se Kosova është e juaja..

V
Vijnë vaporet t’veshur n’të zeza
Kan çu kokë, e bajnë pazar
Me nënshkrime e konventa
Duan Kosovën për t’na e marrë

X
Xingla-mingla sjellë dialogu
Nga konventa e Rambujes
Tash po shihet, ku a’ zogu
Që tradhëtisë po i bjen kresë..!!??

Xh
Xhuxh ma xhuxhet bënin pazare
Eh të mjerët sa larg shkuan
Vodhën e ndanë ashiqare
Po për popullin kurrë s’menduan

Y
Yndyrë fare s’kishin pasur
Ca t’mjerë e të humbur sot
Janë ba si do gra t’këqija
Që përmenden vite e mot

Z
Zihen vende bëhen taborre
Eh e mjerë është tradhëtia
Plagë e vjetër mbetur n’gushë
Mendja e madhe e pasuria

Zh
Zhgënjim i mjerë vinte nga andej
Ku përcollën kohërat e këqia
I lartësuar qoftë gjithë Kombi
vdekje e ligë gjithë herë tradhëtia..

Fatmir Çitaku
22.11.2019.