Anija e cila po përmbytet …?!

2
973
Skënder Mulliqi

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Edhe pse gjithë ditën po flasim e po shkruajmë për gjendje të keqe ekonomike dhe për gjendje të keqe politike, kot po flasin, se ndryshimet për të mirë nuk po duken në horizont. Gadi asnjë pushtet i deri sotëm nuk e ka merituar ta çojë deri në fund mandatin. Të gjithë qeveritë e deritashme më ndonjë ndryshim të vogël punuan keq. Në vend që më kalimin e viteve të ndryshojnë gjendjen për të mirë, degradimit nuk po i shihet fundi. Edhe pse anija e Kosovës e ka marrë tatpjetën, nuk po delë bir nane që këtë anije ta kthen në gjendje normale. Po rrethohemi më rrena pushtetare së gjendja është e mirë, së neser do të bëhët mirë dhe do të kemi liberalizim të vizave, së Evropa për Kosovën dhe popullin e saj po afrohet, e broqkulla të tjera më bollëk.

Gjithçka aktualisht në Kosovë është kthyer mbrapsht.Na kan mbuluar jo vlerat në të katër anët. Anija e cila po përmbytët nuk i dihet caku, por populli i cili është burgosur aty, gjithnjë e më vështirë po e kan të marrin frymë. Jeta na është bërë si në Gjehnem. Asgjë nga lajmet e mira në televizone, rrjete sociale, portale dhe gazeta. Po i shohim faqet e mbushura më fytyra të kësaj kaste politike të ibretshme, të cilat fytyra veq në dyerë të qenefeve tona ndoshta ia vlenë me i pa. Por, edhe aty mund të na bëjnë shumë nervoz kur na bie ndërmend së qfarë fytyra të mjera janë… Po shohim lajme sterile, po shohim fytyra të kompremetuara tashmë politike, po shohim njerëz më biografi kriminale dhe po shohim njerëz të korruptuar deri në fyt.

Shkurt e trup po na servohen për ditë njerëz mafiozë, të cilët as në ënderr nuk është mirë më i pa. Jeta po gjallëron disi më qyk të zorit për shumicën, kurse për pakicën në pushtet, Kosova është bërë parajsë e vërtetë. Këta pushtetarë po lundrojnë më anije komode, deri sa një ditë ta humbin busullen, e të përmbyten dhashtë Zoti. Këta njerëz po na bëhën së janë në zaval të madh prej njeri-tjetrit ditën, kurse natën marrin pjesë në ahengjet që i organizojnë, aty edhe ku ndahet gjahu ditor ose javor… Këta në foltore të kuvendit na bëhën sikur janë shumë të hasmuar më njeri-tjetrin, së gjoja janë duke maruar së punuari për shtet, e punët në terren i kan mozomokeq. Këta janë bërë burim i jo stabilitetit politik dhe jo stabilitetit ekonomik.

Më së keqi është kur në këtë mënyrë të të menduarit dhe të vepruarit janë duke i mësuar edhe elektoratin e vet. Bashkësia Ndërkombëtare nuk e ka problem së si ata punojnë, së si e drejtojnë anijen e tyre, edhe nese e fundosin është shumë punë e vogël për ta. Ndërkombëtarët nuk merziten shumë së ne po vonohemi në procese, kur ne vet e kemi zgjedhur një rrugë të tillë. Prioritet i strukturës së BE-së është që të ruhet stabiliteti politikë në rajon, e për gjendje të mbredshme siq e paqim bo e gjetshin, siç thotë një fjalë e popullit. Vetë po e kërkojmë dhe vet po e tolerojmë këtë gjendje të mjerë, dhe hajrin apo sherrin ia pafshim.

Bashkësia ndërkombëtare po e luan lojën e vet politike siq thuhet “nxehtë” e “ftoftë”. Kjo është edhe moto e tyre. I vetmi kuptim i kësaj jete të keqe të cilën po e bëjnë shumica, është që anijen e cila është duke u fundosur nga kjo kastë politike në pushtet, ta nxjerrim sa nuk është bërë tepër vonë… Gjendemi në një situatë të paprituar dhe të vështirë, ku duhet kërkuar mjete dhe metoda që nga kjo situatë të dalim sa më me pak humbje .Anija edhe pse do të jetë e dëmtueme megjithate është më rëndësi të marrë drejtimin e duhur të saj…

2 KOMENTE

  1. Po çfarë permbytje more… qe sheh vetem negativisht. Ne Kosove qeveria eshte duke vjedhur si gjithmone… ndersa zhvillimiet ekonomike po vazhdojnë si gjithmone duke perparuar shumë…

    PTK, eshte kryehajnia e Kosoves qe behet me hajdut Devolli… por tani edhe Vetqenefosja po vjedh me hajduqt Devolli… sepse qe nje muaj qenefat komunistë te VV-se nuk e denojne 30 milionshin e hajdutve Devolli.

    Poashtu kompania per fotografimin e kerreve gjermane, qe quhet Foto Devollli… qe nje foto dixhitale e paguan 200 Euro… eshte duke vjedhur me sukses… dhe askush nuk ankohet per kete hajni, qe ia dhane emrin latinisht Homologizim… e qe ne te vertete eshte fotohajnizim.

    Pra ne Kosove te gjithe po kane sukses… edhe pozita edhe opozita sepse me sukses jane duke vjedhur aty ku po ka mundesi. Poashtu edhe qytetaret qe nuk vjedhin po kane sukses te medha… sepse jane hapur disa qindra fabrika private… dhe 46 mije biznese tjera private te suksesshme qe jane duke punuar.

    Pra Kosova nuk eshte duke u fundosur, por po ka suksese ne te gjitha seferat, duke perfshi edhe hajnine… edhe musliant po kane suksese, sepse ne ISIS kane shkuar 320 veta, dhe prej tyre suksesshem kane shkuar ne parajse te 72 virgjereshat… nja 180 muslimanë… edhe ky eshte sukses… veç edhe 160 muslimanë jane t’u prite per shkuarje te suksesshme ne parajsen e tyre te merituar. bravoooo.

    Ne Kosove ka mundesi per pune, per vjedhje, me mesua, me studiua, me u muslimanizua, me u budallakizua, per me nejt si budallë etj… por te gjithe po kane suksese… vetem ti autor i ketyre rreshtave qe ankohesh gjithmone …je nder ata qe veç rrin edhe pret babadimirin… me ua korr nej sukses…

  2. Une si autor i shkrimit e kam per detyre me ua treguar ketyre tregtarve te fateve tona rrugen se si duhet punuar mire. Une jam publicist e jo strukture shteterore qe “anijen e cila po permbytet” ta qes ne breg. Une argatin tim per shtet dhe komb po munodhem ta paraqes me armen time, qe quhen shkrime. Ti masi qe koke asi burri qe nuk ankohesh, beje argatin tend per Kosoven dhe mos na shit kopalla…

Komentet janë mbyllur.