GJENDJA E LËNDËS NË UNIVERS – SIPAS TEMPERATURËS

0
1229

LISI I ABRAHAMIT

Temperatura përcakton edhe gjendjen e lëndës në Univers dhe në Tokë: e ngurtë, e lëngshme dhe gaz.

Edhe truri, e rrit volumin e vet me rritjen e temperaturës, dhe krijon pastaj edhe gjendje të ndryshme psikike, dhe në vendet e nxehta, si në Lindjen e Mesme krijohet edemë në tru, nga temperaturat e larta, prandaj kemi edhe shfaqjen më të dukshme të fantazive, fluturimeve me qilim, mirazheve, ëndrra me sy hapur, iluzioneve e haluçinacioneve auditive (dëgjimore) dhe vizike (të shikimit). Prandaj lindi feja në këtë zonë të Lindjes së Mesme….

Edhe Abrahami këtu te lisi që më pas mori emrin e tij, në një ditë të nxehtë vere, fillikat i vetëm, i lodhur nga temperaturat e larta, pa Zotin e tij, me të cilin komunikoi… E kështu lindi edhe gjendja psikike e individit për të besuar në Zotin monoteist…

Por kjo gjendje psikike në fillim me dhunë pastaj si kulturë e zakon i trashëguar u shpërnda si neurozë fetare edhe në vende jo aq të nxehta, e sot kemi ekzistencën e këtyre institucioneve fetare, të fuqishme e me ndikim, si rrjedhojë pikërisht e gjendjes psikike të shoqërisë njerëzore. Pasi nuk ka fakte shkrencore ende për ekzistencën e një Zoti, me ato atribute, që i dha dikur imagjinara dhe iluzionet e hebrejve.

Atë që ta bën temperatura, nuk ta bën askush. Mbajeni mend mirë këtë! 🙂