Rita Ora mos na u hidhëro se ne jemi popull mosvlerësues ndaj figurave tona!

0
911

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Shqiptarja me famë botërore është kthyer në vendin e saj të lindjes për të përforcuar identitetin e saj dhe të Kosovës para mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për pavarësinë e Kosovës. Ajo nuk u kursye asnjëherë para mediumeve botërore që ta mbaj krenare veten për përkatësinë kombëtare!

– Yllin e famshëm me imazh botëror, Rita Orës në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. dha koncertin mbrëmë në Prishtinë, për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ajo mahniti publikun e shumtë me një përformancë të jashtëzakonshme duke e luajtur edhe “Vallen e Rugovës” me veshje special e tëra kuq e zi!

Ylli me famë botërore, Rita Ora në koncertin e mbajtur në Prishtinë, për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, vallëzoj pranë publikut “Vallen e Rugovës”, me një veshje speciale, kuq e zi!

Roli i saj u pa gjithmonë se është e “lidhur me atdheun e vet Kosovën”. Lind pyetja, a u zhgënjye ajo me ndërprerjen e programit? – sigurisht se po…!

Ne rast se kjo nuk është ndier e ofenduar dhe e anashkaluar, apo edhe e abuzuar nga zyrtaret shtetëror qe e udhëheqin, RTK-në! Besoj se të irrituar janë e gjithë Kosova dhe shqiptarët kudo që janë?… Me ndërprerjen e transmetimit të Koncertit u mashtruan dhe u keqpërdorën i tere populli!

– Pse themi kështu? – Sepse ata u thirren vet nga ta?. Një irritim zhgënjim dhe revoltë treguan edhe qytetarët e sidomos mërgata shqiptare, qe ajo ma, është një emigrante, që po ep kontributin e saj në arenën ndërkombëtare për shqiptarët. Vetvetiu prapë bëjmë pyetje? Rita Ora, pse erdhe të injorohesh nga “Mediumi zyrtar shtetëror nga RTK-ja”!

Është irrituese, kur vet zyrtarët e Kosovës e posaçërisht, Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar “qytetarët për mbrëmë të dalin sa më shumë në koncertin e Rita Orës”. Qytetarët ishte një kënaqësi, qe ketij ylli botëror iu përgjigjen me mijëra e mijëra. Sheshi “Skënderbeu”, nuk i nxuri, prandaj këtu vlerësohet se populli është shumë më largpamës dhe ma serioz se njerëzit qe po udhëheqin këtë shtet!

Radio Televizioni i Kosovës në kulmin e ketij spektakli ndërpreu transmetimin direkt të koncertit të Rita Orës, pa kurrfarë sqarimi!?.
– Rita ishte e madhe dhe do mbetet gjithnjë, por ku po mbesin pushtetmbajtësit pa senesë, kulture në takime të tilla?. Kjo këngëtare përcillet ne mediumet botërore me miliona njerëz, ndërsa këtu i ndërpritet programi!?… Kjo është një skandalitet në veti dhe duhet gjykuar që përfaqësuesit shtetëror, po najë injorojnë dhe cenojnë figurat e mëdha botërore!

Prezent ishin edhe ambasadorë të botës e sidomos ai anglez etj. Sigurisht së zyrtarët tanë do ta marrin një shuplakë politike me sjelljet arrogante të një mediumi qe u uzurpuar nga ta, pa sens te mirëfilltë si një mediumi shtetëror!?.

Rita Ora shpesh e mbrojti identitetin tonë pran figurave të mëdha botërore edhe në këtë rast me ish kryetarin e SHBA-ve Obamen.
– Ky është një dështim i RTK-së, në koncertin e të madhes Rita Ora, e cila ishte jashtëzakonshme e përgatitur me tërë stafin e saje dhe me krenari thotë: „I’m proud to be Albanian“ – Jam krenar që jam shqiptare. Ajo kishte vendosur të vijë, pa pagesë që të mbajë koncert në qendër të Prishtinës. – A ju përgjigjem ne asaj siç e ka zakon shqiptari jo!?.

Rita Ora a zhgënjeve me Kosovën ?
– Rita Ora, je e madhe të njeh e gjithë Bota? Prandaj mos u mërzit për injorantet adoleshente në kulturë e në politikë. Ja vlejti qe serbët dhe armiqtë tanë i revoltove me prezencën tuaj në Prishtinë. Serbia është në shok, që nga dje! Iu ke plas zemrat e tyre!…

-Mediat botërore, shkruan për ty se ku ishe mbrëmë!-Prandaj përmbaju, mos humb durimin nga qyqarët tanë politikaj, që të thërrasin në koncert dhe të zhgënjnë!… Mos na u hidhëro, se ne jemi popull injorant ndaj figurave tona s’je e para…

– Kështu sillemi ndaj Skënderbeut që mbrojti me identitet shqiptarët, por edhe Evropën.
– Kështu sillemi edhe me Nënë Terezën, Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin etj. Nuk dimë ta përçmojmë tonin mos u çudit Rita.
– Ty të ruajt zoti! ”Do jemi krenar me ty gjithmonë”. Populli dhe historia do të nderojë edhe se injorantet abuzojnë me figurën tënde madhështore!?.

Rita Ora të duam, je e madhe, zoti të bekoftë, ty dhe familjen tënde. Urime Pavarësia edhe se është e përgjysmuar.

Rita Ora me simbole kombëtare nëpër Koncertet e Botës
– Ti ke dhënë prova edhe në “Pavarësinë e Shqipërisë”. – Të përgëzojmë në sukseset e mëtutjeshme.
– Je, njeriu që vjen nga Hollivudi i artit botëror nga Amerika!…

Prandaj edhe ne jemi krenar që je shqiptare, dhe që po e ndihmon vendin tuaj te identifikohet edhe përmes artit.