Zgjedhjet në Kosovë: Do të kalojnë fill e për pe nëpër livadhin e kositur…!

0
226
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Paksa si debat

Do të ishte mirë që, përmes programeve politike dhe herë-herë më shumë fjalë e punë pak,të mendojmë për kahet e zhvillimit të shtetit të Kosovës, përmes botës kadrovike, e jo si deri tash (lexo:parti-shtet) koncept ky që i ka kaluar koha.

Demokracia kërkon rrafshe të reja të dijes, të përkushtimit, të spektrit kadrovik të përzgjedhur edhe nga vota e popullit, që të nisin pa u vonuar kahet e zhvillimit të shtetit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Isa Mustafa,kryetar i LDK-së pati thënë se, qytetarët nuk vendosin për zgjedhjen e kuadrove për ushëheqje të shtetit, por kjo e “drejtë” sipas tij u takon partive politike(sic!)

Ajme!

Përmes zgjedhjeve, sovrani i votës së lirë në Kosovë duhet të shikojë nga afër kontratën demokratike për të gjitha ata që, dalin në listat zgjedhore, të marrin këtë besim ose të prishet kontrata e votës së lirë për mandatin e ardhshëm…!

Mbi të gjitha: Shtetndërtimi kombëtar, demokratik dhe ligjor i Kosovës…! Sovrani duhet të vendosë për udhën dhe për të zgjedhurit e popullit në institucionet e shtetit…!

Jo vetëm fjalë për Kosovën…!

Çikago, janar të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com