TRE HETUESIT E TRI AKUZAVE

0
390

Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit”
Për dijeni zonjes nderuar Gentjana Sula e angazhuar, e përkushtuar për të informuar për dosjet makabre të sigurimit komunist.
Dikasteri i domosdoshëm që deri tani ka munguar.
Edhe për dijeni të Z. Edi Rama kryeministri shembull dhe model i përkushtuar për Vetingun dhe drejtësinë reforma kryesore juridike shumë e dobishme jetike kombëtare.

SALI LEKA

Të nderuar gazetarë të talentuar të kulturuar, të dituruar dhe me kontribut të çmuar të merituar.
Ju falenderoj për botimin e tregimit i titulluar “KORRUPSIONI KRIMI DEMASKIMI DHE NDËSHKIMI“
Me shumë admirim theksoj: Emrat e gazetave artistike mediatike publike eposike që juve i daktilografoni, i shkëlqeni, i ndriçoni për zemrat, dhe mendjet e lexuesve me vullnet të aftësuar, duhen pikturuar në shkronja të arta, të argjendta, kristali, qelibari dhe margaritari.
Kam dëshirë dhe vullnet të fortë solid, por nuk jam piktor, as skulptor, por isha dhe jam shkrimtari dhe poeti i dy shekujve XX dhe XXI.
Isha dhe jam shkrimtari dhe poeti lirik erotik dhe eposik Sali Leka me 105 libra të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore.
Shumë të admiruar gazetarë që kontriboni për letërsinë dhe gazetarinë e vërtetë shembullore faktike. Kontributi për tregimet e vërteta letrare artistike shembullore mediatike është kontribut i madh për drejtësinë dhe demokracinë njerëzore, triumfatore kombëtare publike. Juve gazetarë që u jepni në duar lexuesve të respektuar tregime faktike, që janë krijesa të dobishme. Se tregimet e vërteta me fakte konkrete janë krijesa dhe gjallesa jetike, për rritjen dhe zhvillimin e mirëqënjes së popullit. Mirëqënje biologjike për të jetuar të fortë, të shëndoshë viganikë.
Kurse gënjeshtrat, sajimet e trillimet e stisura janë pa vlerë, pa dobi për asnjeri sado me i zbukuruar me nuanca metaforike artistike.
Unë isha, jam dhe do të jem intelektuali dhe shkrimtari Sali Leka deri sot me bilancin 5502 tregime dhe poezi brilante të mahnitshme lirike, erotike eposike.
Tregimi me titull: “KORRUPSIONI KRIMI DEMASKIMI DHE NDËSHKIMI“ është tregimi i 5502, që nga muaji mars 1966, në kohën e skëterrit mizorist.
Konçidenca mahnitike iradinike ilmike teuratike.
Këto kombinime jetësore janë vegime të bekuara hyjnore.
2760 tregime u shkruan dhe u paraqiten për botim deri në vitin 1991, por nuk u botuan asnjë tregim as poezi.
Tregimi më i gjatë voluminoz në muajin nëntor 1976. Tregimi me titull: “105 PIKAT E MIA DUHET TI DIJË SHQIPËRIA EUROPA AMERIKA AZIA DHE AUSTRALIA”. Tregim me shtatë pjesë. E dërgova në gazetën “Bashkimi“ për ta botuar shtatë ditë me shtatë numra, por nuk botuan asnjë pjesë, as dy fjalë.
Me redaksinë e gazetës “Bashkimi“ kam shumë përballje të llahtarshme 25 vjeçare. Ishte gazeta e frontit antihumanist të internimeve, dhe të kulakëzimeve të familjeve, fisnike tradicionale shqiptare. Nga këto internime dhe kulakëzime të tmerrshme ekonomia dhe bujqësia u shkretuan. Dy milion shqiptarë ushqeheshin me tollon dhe rracion. Sot njerëzit mbi moshën 55 vjeçare janë të rraskapitur, të sëmurë, të dobësuar, të skremuar, të molepsur, të matufepsur.
Shumë të respektuar gazetarë të rinj, që keni filluar të punoni mbas vitit 1991, juve nuk i dini, as i keni parë me sy ingranazhet makabre të mizorizmit të egër enverist ramizist. Nuk ua kanë treguar gazetarët e vjetër të kohës të muzgut dhe skëterrit.
Ua kanë fshehur dhe do tua fshehin ata gazetarë langaruck, që në katër faqet e gazetës “Bashkimi” kanë shkruar: “Enver Hoxha gjeniu i madh i pamposhtur i komunizmit, i revolucionit i shtyp, i burgos, i vret armiqtë, tradhtarët, agjentët e rrezikshëm të imperializmit dhe reaksionit”.
Kurse e vërteta qëndron ndryshe: Enver Hoxha nuk ka vrarë, as armiq, as tradhëtarë të kombit të Atdheut.
Jo, jo asnjë armik nuk ka zhdukur, por bashkë me Ramiz Alinë kanë mbushur Shqipërinë me zuzarë, langarë, mizorë, fallsifikatorë, zgërdhec, gelboc, serviluck, reziluck, gënjeshtaruck, shtrembaluck dhe sharlatanistë monstruozistë.
Në vitin 1977 mua dhe shokët e mi intelektualë të kulturuar dhe shkrimtarë mendimtarë të talentuar na arrestuan. Hetuesi me operativin e sigurimit më thanë: Fol trego Sali Leka shkrimtari dhe poeti liberalist dekadent mikroborgjez reaksionar i rrezikshëm kundër partisë dhe komunizmit. Keni tronditur dhe lëkundur redaksinë e gazetës “Bashkimi” me tregimin me titull: “105 PIKAT E MIA DUHET TI DIJË SHQIPËRIA EUROPA AMERIKA AZIA DHE AUSTRALIA” sa keq keni vepruar i pandehuri Sali Leka i keni bërë presion dhe kërcënim gazetarëve revolucionarë të gazetës “Bashkimi” për të botuar medoemos artikullin armiqësorë agjenturorë.
Fol trego armiku i betuar me cilën argjenturë spiunazhi vepron dhe bashkëpunon në dëm të partisë dhe të popullit. Me CIAN Amerikane, me U.D.B-në Jugosllave, me K.G.B-në social imperialiste sovjetike, apo me Asfalinë monarko fashiste të Athinës Helenike.
Kurse unë u fola: Do të tregoj përpara tre hetuesve, duhet të jenë besimtarë Fetarë Apostolik ashtu si jam unë shkrimtari dhe poeti lirik eposik Sali Leka.
E kam obligim të kërkoj, të debatoj, të bashkëbisedoj me tre hetuesa besimtarë Fetarë, por jo me ateistë paganistë, as me kafiristë munafikistë lehebistë.
Hetuesi i parë katolik
Hetuesi i dytë ortodoks
Hetuesi i tretë Bektashian, por jo musliman
Mbas shtatë ditësh erdhi hetuesi katolik dhe më tha: “A ti je ai trimi i madh Selbanik që më ke kërkuar mua? A ti do të matesh me forcën e partisë? Fol trego kujt agjenture dhe ideologjie i sherben? Pse nuk e don, nuk e pelqen dhe nuk e propogandon ideologjinë revolucionare marksiste leniniste, në veprat e tua letrare artistike liberaliste moderniste?
Cili je ti Sali Leka? A je prift, murg, hoxhë apo dervish?
Jeni shtatë ditë i mbyllur në burg, por tregimet e tua shkojnë çdo ditë në redaksitë e gazetave “Bashkimi, Drita, Zëri i Rinisë dhe në revistën Nëntori. Kush i dërgon? Kush!
Fol, fol! A mos i dërgojnë fantazmat dhe xhindët e Muhametit apo djajt dhe demonët e Jezu Krishtit?
Gazetarët e devotshëm të partisë janë tronditur, lebetitur dhe ankuar: Mbajeni, kalbeni në burg, shkrimtarin Sali Leka. Aty të ngordhi! Mos e lironi! Mbani përgjegjësi përpara partisë dhe shokut Enver, nëse e nxirrni nga burgu armikun reaksionarin dhe fetarin Sali Leka, që bisedon me djajtë fantazmat, xhindët dhe demonët e rrezikshëm, duke i komanduar edhe nga burgu.
Kurse unë i fola: Shoku hetues katolik apostolik, mos, mos u frikëso! Unë ty do të mbroj. Ti do të bëhesh guximtarë aderik dhe kreshnik. Gazetarët nuk i mbroj, se janë obskurant skurrik. Gjashtë gazetarë langarë zuzarë do të çmenden, do të tromaksen, matufepsen dhe llumzhiten. Se edhe pa u çmendur janë të mangut zgerdheck, rrakitik mysibeck.
Kurse gjashtëdhjetë e gjashtë gazetarë dhe shkrimtarë të tjerë janë pa dobi dhe pa vlerë. Çdo ditë dimër dhe verë lëpijnë mjekrën e Marksit dhe mustaqet e Stalinit komunist i Kremlinit.
Tjetër gjë as dijnë, as bëjnë. Janë në garë me njëri tjetrin dhe rekordmenë me të rinjtë dhe të vjetrit për të lëpirë mjekra dhe mustaqe, për tu skermitur, zgërdhirë si vjerdullaqe.
Shoku hetues, u lodhe sot, shko tani në shtëpi. Eja nesër përsëri, ndërsa pasnesër dërgo hetuesin ortodoks.
Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka këtu në birucën e skëterrit më keni në këmbë më gjeni, duke vallzuar dhe kënduar.
Sonte bëj dashuri me nusen tëndë o hetuesi katolik Apostolik, se jeni dhe do të jeni burrë fisnik sublim jetik i nderuar, i kulturuar.
Kurse unë nuk kam nuse. Akoma nuk jam martuar. Dua nuse kreshnike, Stratege Viganike, si Frateshë Teuratike.
Jemi në vitin 1977, jam 35 vjeç i mbushur me vullnet, guxim dhe vitalitet, por nuk jam mbushur me lezet iradin ilmin dhe kimet.
Hetuesi katolik më tha: Jo, jo! Nuk jam lodhur. Nuk shkoj në shtëpi, por vazhdo, vazhdo! Fol trego, trego!
Hetuesia i din të tëra veprimet e tua, por duhen treguar me gojën tënde. Pse nuk martohesh me vajzën H.P. Ajo është burrneshë dhe trimëreshë si Nora e Kelmendit, por ti je horr vagabond, arrogant dhe e gënjen e mashtron.
Për shkakun tënd e larguan nga puna e mirë që kishte dhe në parti, në front dhe në rini ka thënë: “Shkrimtari dhe poeti Sali Leka ka tre fakultete, por do të martohet në moshën 45 vjeçare. Unë kam një fakultet dhe jam vajzë 25 vjeçare. Poetin Sali Leka e kam shok, dhe ai më ka mua shoqe. Kur partia ta ndalojë me ligj shoqërinë midis djemve dhe vajzave, do të burgosem e para.
Kështu horr mosmirënjohës spekullon ti me ndjenjat dhe dëshirat e pastra, të bardha si ajka e qumështit ndaj asaj vajze si dallëndyshe më tha hetuesi katolik.
Edhe unë i fola i kërkova: Më jep leje nesër të dal nga burgu dhe të shkoj të rrah fort shefin e zyrës punës në komitetin ekzekutiv. Të jap besën e besimtarit Apostolik Teuratik në orën 20 të darkës kthehem në burg.
Kurse dy gazetarë në redaksinë e gazetës “Bashkimi” nuk i rraha dot, se u strehuan në tualet dhe mbyllën derën nga brenda. Të kërkoj ty shoku hetues katolik, pasnesër dërgo dy polic të marrin dy gazetarë dhe ti sjellin në burg. Do ti rrah do ti ngjesh si gomari në duhan. Mos më pengo hetuesi katolik, por nisja dosjen prokurorit dhe të më dënojë 20 vjet burgosje në muzg skëterr.
Këtu po e ndërpres tregimin gazetarë të rinj të epokës së bardhë të demokracisë, që sapo ka filluar, por duan ta nxijnë gënjeshtaruckit dhe shtrembaluckit gelboc zgërdhec reziluck të llumzhuar.
Me betim u premtoj se tregimin për hetuesin katolik do ta vazhdoj rast tjetër. Do të tregoj edhe për hetuesin Ortodoks e Bektashian.
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka cel: 068 38 55 304
E tregova ngjarjen makabre të viteve 1976 e 1977, për arsye se: Ata mizoristë që kanë bërë masakra në vitet 1976 e 1977, janë po ata zuzaristë të tërbuar që bënë krime dhe shkretime në vitet 1996, 1997 e 1998 po ata narcizistë monstruozistë bënë zullume në vitet 2016 e 2017, dhe do të bëjnë kërdi dhe batërdi edhe mbas vitit 2018, nëse nuk demaskohen. Fjalën demaskim e theksoj se nga mos demaskimi fajtorët mizorë dhe fallsifikatorët janë graduar, shpërblyer dhe janë ngritur lart me poste dhe funksione nëpër ministry dhe dikasteret e shtetit, nëpër organet mediatike dhe strukturat artistike.
Emrin e admiruar të vajzës H. P shoqja ime kreshnike, guximtare dhe krenare eposike do ta lexoni në tregimin “Mrekullia teuratike hyjnore me shokët dhe shoqet besnike shembullore”.
Me shumë admirim për djemtë dhe burrat, vajzat dhe gratë e shekullit 20 me vullnet, guxim dhe vitalitet.
Me shumë admirim për shokët dhe shoqet e mia që ishin dhe janë si Shën Maria dhe Perëndia. Sot po tregoj emrat e dy shoqeve si Fratesha të larta Delije Marku dhe Jolanda Gjoni. Këto dy shoqe viganike Teuratike më kanë ndihmuar dhe mbrojtur në çdo situatë kritike.
Me shumë admirim për hetuesin katolik, besimtar i betuar Apostolik. Ai ua theu tërkuzkat dhe mysibeckat gënjështarëve reziluck skurrik shtrembalik.
Këta zgërdhec gelboc hetuesit katolik i thanë: “Vajza H. P është e përdalur, degjeneruese dhe bashkë me shoqet e saj si ajo, bëjnë dashuri bordelliste si në vendet borgjeze kapitaliste. Me shokët e shkrimtarit dhe poetit Sali Leka zhvishen nudo, duke lexuar revista pornografike Franceze.
Shoku hetues! Merreni me detyrim kurvën dhe lavirën H. P dhe dërgojeni tek gjinokologu me i bërë ekspertizën e organeve gjenitale për virgjërinë”.
Kurse hetuesi katolik zgërdheckëve, skurrikëve dhe gëlbockëve u tha: Hetuesia dërgon tek mjeku gjinekolog ato vajza që e kërkojnë vetë proçesin e cënimit të virgjërisë nga burra manjak seksual, por vajza H. P me shoqet e saj, nuk janë ankuar për abuzim as përdhunim.
Kurse shkrimtari Sali Leka thotë; Njëri nga shpifësit e jargosur për vajzën e nderuar H. P është miku i familjes, i babait, i kushërinjëve. Shpifësin zuzarist monstruozist e kam rrahur fort dhe do ta rrah përsë dyti kur të dal nga burgu.
Do të rrah edhe drejtorin e dikasterit me sekretarin e byrosë partisë nëse nuk e rikthejnë vajzën H. P në funksionin që kishte.

Tiranë, Mars 2018