Vetëm në të njëjtin nivel me Serbinë

1
366
Eine flagge des Kosovo

Një flamur i Kosovës i varur në Prishtinë në mes të shkurtit

KOSOVË:

NGA ALBIN KURTI, 03/07/2020 – FAZ.NETpërktheu Arben Çokaj

Marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë mund të normalizohen vetëm nëse shtetet bien dakord për rregulla dhe parime, që të dyja pajtohen. Një postim i dërguar.

Një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë është e mirë, një marrëveshje e mirë është më e mirë. Megjithatë, një marrëveshje e mirë duhet të bazohet në parime demokratike në mënyrë që të kurorëzohet me sukses afatgjatë. Reciprociteti ndaj Serbisë, i kërkuar nga qeveria kosovare, e cila synon të krijojë kushte të drejta fillestare për një marrëveshje të qëndrueshme, paraqet në një afat të shkurtër një hap të rëndësishëm në arritjen e stabilitetit ekonomik dhe politik midis Kosovës dhe Serbisë. Në planin afatgjatë, është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë derisa ato të normalizohen plotësisht.

Sidoqoftë, mund të ketë një normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare, nëse palët që do të “normalizohen” bien dakord mbi rregullat dhe parimet që respektohen nga të dyja. Vullneti i mirë dhe takimet ballë për ballë janë parakusht për çdo negociatë, që synon krijimin e marrëdhënieve paqësore. Politika që synon hakmarrjen është jetëshkurtër dhe pa perspektivë. Ne ftojmë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të monitorojnë procesin dhe të paracaktojnë masat, që duhen marrë në rast të mosrespektimit të parimeve dhe çdo shkelje të marrëveshjes. Si forcë progresive e qendrës së majtë, premtimi zgjedhor i partisë time “Vetëvendosje” – e cila u propagandua edhe nga partneri ynë i koalicionit konservator të krahut të djathtë – nuk ka për qëllim ndëshkimin, por në këtë parim, barazinë dhe drejtësinë për të ndërtuar marrëdhënie konstruktive, bilaterale (tregtare).

Albin Kurti - ministerpraesident Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës: Foto: AFP

Unë trashëgova tarifën doganore prej 100 përqind për importet nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nga qeveria ime e mëparshme. Megjithatë, parimi i reciprocitetit ka qenë gjithmonë parimi udhëheqës i partisë time. Për më tepër, reciprociteti rrjedh vlerën e tij nga koncepti i barazisë dhe është i kudondodhur në marrëdhëniet ndërkombëtare. Paqja dhe barazia e vazhdueshme janë parimet udhëzuese të qeverisë kosovare, për të cilën kam qenë kryeministër që nga fillimi i shkurtit. Respektimi i ndërsjellë është thelbësor për arritjen e këtyre qëllimeve, sepse vetëm në këtë mënyrë, një marrëveshje e mundshme mund të ketë një ndikim vërtet pozitiv në jetën e njerëzve.

Marrëveshjet e bëra përmes shtrëngimit dhe kërcënimeve, që nuk bazohen në respekt të ndërsjelltë nuk ia vlen letra në të cilën nënshkruhemi. Prandaj, si një shenjë e vullnetit tonë të mirë dhe gatishmërisë për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike, ne dëshirojmë të heqim tarifën për lëndët e para të importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nga 15 marsi 2020. Në kthim, ne i bëjmë thirrje Serbisë, që të përfundojë fushatën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe të heqë barrierat jo tarifore në tregti. Nëse pala serbe tregon vullnet të mirë këtu, qeveria kosovare do i heqë plotësisht detyrimet e importit për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina për një periudhë prej 90 ditësh, nga 1 prilli i vitit 2020. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do të ofrojë liberalizimin e vizave për palën kosovare para Samitit të Zagrebit në 7 maj.

Në rast se Serbia nuk respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare ,për të hequr pengesat ekonomike, tregtare dhe politike, dhe rrjedhimisht vazhdon fushatën e saj ndërkombëtare kundër Kosovës dhe nuk arrin të heqë barrierat ekzistuese të tregtisë, do të fillojmë në 1 Prill zbatimin gradual i parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në biznes në përgjithësi dhe në politikë. Atëherë do të duhet të përqendrohemi në qëllimet kryesore të qeverisë sonë vendore, që janë thelbësore për jetën e njerëzve: vendet e punës dhe sundimi i ligjit. Për këtë ne do të luftojmë korrupsionin me të gjitha mënyrat dhe kështu të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Autori është Kryeministri i Kosovës.

1 KOMENT

  1. Raporti Serbi-Kosove varet ekskluzivisht 100% pa asnje dyshim vetëm nga :

    Forca ushtarako-politike e Serbise dhe e Kosoves.
    Ketu s’ka barazi as drejtesi… vetem FORCA i përcakton raportet.
    Pik

Komentet janë mbyllur.