Pse detyrohemi të flasim sot si katolikë, myslimanë apo ortodoksë?

0
777
Gravurë në dru - hanxhari turk

Turqit i çajnë me hanxhar të burgosurit e krishterë. Gravurë nga Marin Barleti “Jeta dhe historia e Skënderbeut” (Frankfurt 1561), një prezantim i jetës së princit shqiptar Skënderbeu. Gravura të këtij lloji u shpërndanë në Evropën e shekullit 16-të, për të ilustruar frikën nga turqit.

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Në Atdheun tim “fërkem” turku, as sllavi e romaku mos u ktheftë kurrë!
Në fakt Turqia në embrion provojë të shkatërrojë (gjenetiken) shqiptare. Më shumë se perandorit dhe sundimtaret tjerë në luftëra dhe periudhat historike të ndryshme.
Imagjinoni konvertimin, i cili është “Nyja e së Keqes”, sepse mu në baza të atij konvertimi ne, po detyrohemi të flasim sot si katolikë, myslimanë apo ortodoksë.

Foto te nxjerrura nga arkivat gjermane gjenocidi turk mbi shqiptaret!
Pastaj shkuarjet e detyrueshme në luftëra të huaja (imagjinoni një natë burri ka ndjetë me nusen e ma kurrë), ose pas 7 vjete!!! Mendone se si e ka shkatërruar turku atë që ne e quajmë të shenjtë: “familjen”.

Dhunën fizike (nga Shkupi derë në Merdar nëpër hunj avlije-gardhi kanë qenë fëmijë dhe nëna shqiptare, edhe shtatzëna).
Dhuna seksuale, binduni se mblidhte vashat më të bukura nëpër trojet shqiptare dhe iu dërgonte ushtarëve te të gjitha ngjyrave e fe-ve nëpër luftëra. Kurrë ma nuk u kthyen. Keni këngën e Sh.Fejzës “Treqind vashat e Gostivarit…”!!! Po në shtëpitë tona, kur donte turku hynte dhe duhej bërë darkë bile, e në fund ata shkonin në dhomat e gjumit të shkretëve shqiptarëve, derisa ata i ruanin vet në oborr.

Po gjithë tatimet dhe puna fizike e nahijeve të fshatarëve të mbledhura për bejlerët dhe agallarët pro turq.
Shikone skemën e bashkëbiseduesit DARDANIA-ANTIKE hapjen dhe mësim në gjuhën shqipe. Në raport me tjerë, për mbi 500 vjet robëri, kishim vetëm një shkollë, edhe atë vetëm 3-4 vite.

Imagjinoni njohjen e një autonomie Serbisë(1878) nga P.Turke, e neve…???
Kuptone se shpërnguljet e 1956(jo e largët për historinë) ende e ruan të Gjallë Marrëveshjen me Serbin, alias ish-Jugosllavinë, po nga kjo Turqi.

Të gjithë refugjatët drejtë Turqisë u vendosen në shkretëtira anadollake ku shumë vdiqën nuk pickimi i mushkonjave vetëm e vetëm me i popullzuar ato shkretina. As sot e asaj dite nuk kanë shkolla shqipe dhe iu janë konvertuar edhe emrat në turq, lëre më tjetër.
Turqia ishte me skenar të njëjta të shfarosjes së trungut shqiptaro sikur edhe Serbia qe beri dhe pretendoj të na zhduk nga faqja e dheut. Kësaj po i paraprijnë edhe sot e kësaj dite shërbëtoret dhe argatët aktual nga forcat politike i kanë përqendruar drejt ish pushtuesve, kur në krye te miqësisë historike kemi miqtë amerikan!

Lum ai që e kupton sa ma herët se humbjet historike do të janë më të vogla po qe i kthemi vetvetes sonë ne organizimin dhe bashkëpunimin në kornizat kombëtare për një komb gjuhë dhe gjak…
Politika aktuale venë situatën dramatike në teren me një politikë të shfrenuar antikombëtare servile dhe te paguar nga armiqtë e përbetuar sllavo-turko-grek.

Gjendja del me rezultate të pa shpresë dhe nëse e njohim dhe pranojmë vrasjen historike që na e bëri Anadolli në emrin e shpëtimit kombëtar siç shprehen disa koka të mykura. Kjo po zihet edhe në kazanët e kuzhinave të shqiptarëve të Kosovës qe nuk i kërkojnë llogari as Serbisë për gjenocidin që zhvilloj ndaj Kosovës! Shqiptarët e Kosovës po e bartin në supet e veta atë politikë të dobët qe bëjnë liderët e saj madje keto dite duke lejuar edjehe gjykata speciale kundër vetvetes për lutën e drejtë qe kishim karshi Serbisë që ushtroj gjenocid në Kosovë. Kjo po ndiqet edhe tek politika shqiptare në Maqedoni qe këto ditë një grup u dënuan nga gjykata maqedonase me mbi 7 shekuj !!!

Shqiptarë shërbeni atdheut dhe bashkohuni që Kurrë “fërkem” turku, aq sa edhe sllavi e romaku mos u ktheftë në Atdheun tonë. Zoti i bekoftë shqiptarët ku do që janë me popullin mik amerikan dhe me aleatet e vet.