Në Zllakuqan të Klinës, u mbajt një Tribunë shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe në fund nga të pranishmit u kërkua vëndosja e bustit të tij në qytetin e Klinës

0
1311

Lekë Mrijaj

Sot, me 25 korrik 2018, në Qendrën Rinore “Don Lush Lazri” në pjesmarrjen e shumë mysafirëve nga të gjitha trevat e mërgata shqiptare, nën organizim të Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe të Famullise së Zllakuqanit, për manifestimin tashmë tradicional “KUSHTRIMI I GJEÇOVIT” që mbahet tradicionalisht për çdo 25 korrik në Zllakuqan u mbajt një Tribunë Shkencore në shenjë të VITIT MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT.

Kësaj radhe tema e manifestimi i’u kushtua 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Manifestimi e cila u hap nga aktori mirënjohur Ismet Krasniqi – Lala dhe i riu Loni Azemi, me pjesën skenike-artistike kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,. Moderimin e këtij manifestimi e bëri don Pal Tunaj, i cili veq tjerash foli edhe për mbarëvajten e këtij manifestimi “KUSHTRIMI I GJEÇOVIT” dhe rëndësinë e saj.

Ndërsa që në fillim me një fjalë rasti u paraqitën nikoqiri don Izak Dodës, famullitar i famullisë së Zllakuqanit i cili bëri thirrje për bashkim gjithëpërfshirës kombëtar e politik në ngjasim të figurës së Skënderbeut. Me fjalët tjera përshëndetëse u paraqitën edhe Skënder Merturi, drejtori i kulturës në Klinë ( i cili ishte i pari i cili e mbeshteti dhe e nënshkroi kërkesën në vëndosj të shtatorës-bustit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut ), prof. Gjergj Marku, drejtor i kulturës në Rrëshen, Bardhok Pula, drejtor i arsimit në Lezhë, Gjergj Kabashi, publicist, mr.sci. Nue Oroshi, kryetar i intelektualëve “TROJËT E ARBËRIT”, Llesh Duhani, mësimëdhënës në Zvicërr etj.

Në këtë tribunë shkencore në kuadër të 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut u paraqitën:
1. Prend BUZHLALA (“Dekalog për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun”),
2. Ndue DEDA (shkrimtar, studiues, publicist), Mirditë (për krijimet e traditës popullore dhe tiponomnastikln që lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut),
3. Mr.Kastriot VESELAJ, historian, Suharekë (aspekte historike të figurës së Skënderbeut),
4. Don Fran SOPI, Pejë (për Gjergj Kastriotin si mbrojtës të vlerave kulturore e civilizuese evropiane e shqiptare),
5. Frrok KRISTAJ, Prishtinë (“Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në veprat e Gjeçovit”),
6. Prof. Pal CANAJ, Klinë (kumtesë kushtuar filozofisë së kastriotizmit shqiptar),
7. Idriz BERISHA, piktor akademik, krijues (kumtesë kushtuar figurës së Skënderbeut në artet figurative evropiane e shqiptare),
8. Lekë MRIJAJ, Klinë (për Martin Segonin,arbëror nga Kosova dardane, biografi i parë i Skënderbeut),
9. Mikel GOJANI (për shkrimet e disa autorëve kushtuar Skënderbeut),
10. Dodë NDRECAJ (“Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në letërsinë angleze”).

Në fund të kësaj tribune shkencore, ishin pjesmarrësit të cilët me anë të një kërkese me shkrim dhe me deponime të nënshkrimeve të tyre i’u kanë drejtuar Kuvendit Komunal të Klinës – Kryetarit prof. dr. Zenun Elezaj, të cilët kanë kërkuar miratimin e kerkesës në vendosje të shtatores – bustit të Skënderbeut në një vend të përshtatshëm në qytetin e Klinës.

Botimet të prezentuara në këtë Tribunë Shkencore do të botohën më vonë nga Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë, në një vëllim të veçantë. Don Ben Zymi, famullitar në Kishën e Mitrovicës, deklamoi një poezi për Skenderbeun ndersa ishin rapsodët e mirënjohur shqiptar Lekë e Gjokë Duhanaj, të cilët kënduan këngë për Figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në fund, me të pranishmit u bë një foto e perbashkët tek memoriali i vëndosur në Kishën “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan, memorial i vendosur në vitin e kaluar në kuadër të 120 vjetorit-“KUSHTRIMIT TË GJECOVIT”, ndërsa më vonë për të gjithë mysafirët në fjalë u organizua një ndeje vëllazërore dhe një koktel rasti, mbështeur nga Famullia e Zllakuqanit dhe njerëz të vullnetit të mirë.

Në një mesazh derguar për kronikën e sotme ditore, ishte Pren Lazraj nga Zllakuqani, veprimtar e mergimtar në Itali i cili në mes tjerash tha: “Do te kishte qene gëzim i veçante për mua po të më ishte dhënë mundesia të isha pjesë e një gëzimi mbarë kombëtar, që kishte pikë referimi Zllakuqanin Vendlindjen tonë. Siç dihet mergimi ka rregullat e veta, sidoqofte, jam shumë i lumtur për këtë kremtim madhështor në 550 – Vjetorin e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, për punimet shkencore, sidomos për keto takime të perafërta dhe shumë vëllazërore nga e gjithë bota shqiptare” tha nëfund të mesazhit të tij Pren Lazraj.