Poeti popullor, z. Kolë Beci nga Mirdita – fjalë në ditën e flamurit

0
1153
Kolë Beci

Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 28 NËNTOR 2016

Fala e mbajtur nga Poeti popullor, z. Kolë Beci nga Mirdita, në manifestimin Kulturoro-letrar, të mbajtur nga KL “Zahir Pajaziti” – Podujevë-Prishtinë

“Vëllezër dhe motra, Ju të gjithë të pranishëm nga e gjithë shqiptaria …
Po nis fjalën time në këtë eveniment kulturor sot këtu në zemër të Kosovës, në kryeqendrën e saj – PRISHTINËN, në qytetin e lavdisë, të shkencës dhe të kulturës, në kryeqendrën e rezistencës shekullore, burim i nderit njerëzor, të vuajtjes që përjetoi populli ynë, sidomos në dekadat e fundit më luftë, duke dëshmuar besë dhe heroizëm.

Ftesa që m’u bë mua për të marrë pjesë në këtë eveniment kulturor, me rastin e promovimit të librit të titulluar “Shqipëria” në ditën më të shenjtë në historinë e popullit shqiptar, me redaktor z. Rudi Berisha dhe recensent profesorin e fjalës shqipe, mikun tim Zymer Mehani dhe me rastin e Festës më madhështore të popullit shqiptar-Ditës së Flamurit tonë kuq e zi

– 28 Nëndorit, më solli shumë emocione. …
Ky libër, për mua është ndër më të këndshmit në të gjithë radhitjen e librave që i janë rreshtur në biblotekat kombëtare dhe ato që ndodhen në dorën e çdo lexuesi shqiptar, nga pëmbajtja dhe më shumë nga titulli që mban.

Unë kam jetuar dhe jetoj me dëshirat e jetës sime, që atdheu të shnëdrit me zhvillimin e tij sipas vullnetit të popullit shqiptar.
Ky popull të ndjehet i lumtur, i bashkuar dhe i dashur mes veti, duke qëndruar të pathyeshëm e të pa ndarë, siç na ka krijuar Zoti me emrin më të bukur në rruzullin tokësor “Djepi i Shqiponjave” prej nga edhe rrjedh emri “Shqiptari”.

Përshëndes shqipet në çdo skaj të botës, aty ku rrinë bashkë, ku mendojnë shqip, flasin shqip, dhe frymojnë shqip… …

Ah, sikur të isha shpend vetëm një çast… t'shikoj atdheun nga lart me këta dy sy, ... vendlidjen time plot blerim... Të shof Preshevën dhe Ulqinin, gjakun tim në Kumanovë... Çamëri dhe Kosovë. T'shikoj Drinat Bardhë e Zi.., të bashkuar në Shqipëri...
Tanë kreshtat e atdheut... T'shof bilbilat ku k'nojnë për ty!...

Në tana kalatë e Skënderbeut… T’shof krojet e tokës së lashtë… T’shof ara e bregdete….. T’i pershëndes shqipet ku rrinë bashkë… T’marrë flladin e falë prej bjeshkëve… Edhe zogjtë kur këndojnë mbi lisa… T’shof gjanë tuj mrizue…

T’shof agimin kur vjen drita… Edhe rrezet kur bien mbi mue… Veç t’shof yjet si i kam mbi krye.. T’shof ujëvarat si rrjedhin maleve… Dua me pa ku i ka trojet Shqipnia… Ku pushojnë heronjtë në varre… Ku l’shon dielli rrezet e tija… Veç njëherë t’kisha me e pa Kombin tim… bashkë ta përqafojsha….. Bash sa qielli do isha ba!…

Shqipëria e madhe është e bashkuar, sepse shpirtërisht ne jemi bashkë. Por të kërkojmë dhe të punojmë të gjithë që të bashkohemi edhe fizikisht dhe të jetojmë të bashkuar në këtë kohë moderne, si të gjithë popujt e tjerë të botës. Ky bashkim arrihet vetem me dije shkencë dhe me zhvillim e ne e kemi detyrim që të bashkuar t’u a lëmë brezave që vijnë.

Padrejtësisht na ndanë dhe na copëtuan; si populli më i vjetër në Ballkan, për shkak të kulturës që trashëguam nga paraardhësit tanë, që na e lanë amanet. Ne t’i thërrasim vetes dhe jetës, sepse jemi një atdhe, jemi një komb, jemi një gjak dhe kemi një gjuhë dhe një kulturë. Jemi të lidhur nyje… dhe me dashuri ndaj njëri- tjetrit, se jemi shqiptarë.

Duke ju përcjellë urimet e mia të thella e plot krenari për ju, të nderuar autorë të këtij libri, zotëri Rudi Berisha dhe Zymer Mehani, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj shëndet, lumturi e suksese të pandalshme në këtë rrugë fisnike”.

Miku juaj, Kolë Beci

E dërgoi për publikim prof. Zymer Mehani