Mos i mbroni kufijtë e ish Jugosllavisë me Malin e Zi, se do të quheni Esat Toptana!

1
935
Ramushi - Demarkacioni

Nga Luan – Asllan Dibrani

Dje ishte një ditë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po shënon disfatën e radhës ndaj vetvetes!
Ratifikimit i synimit të “Marrëveshjes me Malin e Zi lidhur me Demarkacionin” po e shkallëzon mosmarrëveshjen dhe situatën politike mes shqiptarëve. Dita e djeshme ishte në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si “ditë e radhitur në mëkatet e shqiptarëve ndaj vetvetes”! Ishte një ditë, që po shënon (disfatën e radhës)!… Kosovës, po i shkulet edhe një krah që me shekuj, Qakorri dhe Rugova mbanjnë mend mitet e veta në rezistencë ndaj pushtuesve! Humbja e 80 km ² tokë etnike shqiptare, “do të thotë” po i humb tokat tua “turpshëm” nga një klasë e pa (papërgjegjshme) politike!

Po qe veprohet nesër kundër vullnetit të popullit dhe nënshkruat aktin e marrëveshjes, kjo do te thotë se po i hapim një “plagë të re Kosovës. Lind pyetja :
Pse ta ruajmë hartografinë, ku na e caktuan sllavët në mesin e trojeve shqiptare?

Apel i popullit është tek “Kuvendi i Kosovës”, (drejtuar deputeteve e deputetëve) që të mos e nënshkruajnë këtë “akt të turpshëm që baballarët tanë e mbrojtën me “gjak”, andaj mos bëni tradhti ndaj gjakut të tyre”. Deputet te Kosovës, ju të merituar dhe të pa merituar, vene gishtin në kokë dhe rikujtoni se çfarë (skandaliteti i sollët këtij populli që tri vite për Demarkacionin) qe u shpik nga një pjesë e “politikajve dhe pobratimave sllav”…!?

Rikujtoni se ju nesër në Kuvend duhet t’ju kërkoni sllaveve botërisht se “Kufijtë e Kosovës nuk duhet prekur në dëmin e tij”, por duhet të kthehen atje ku kane qene të “Molla e Kuqe”. Tokat qe po mendoni me i nënshkruar dhe falur “edhe andaj e këndej kufirit janë toka shqiptare”. Kërkoni kushte Malit te zi. Deputet të Kuvendit merrne guximin dhe shprehne para botës, qe ata kufij janë, dhe ishin ne mesin e shqiptarëve?.

Tash bëni thirrje botës, se do i përmirësoni “gabimet e copëtimeve të tokave shqiptare qe i bëri Evropa”!.
Të dashur gjysma e deputetëve të Kosovës “rikujtoni mbiemrat tuaj, nga toponimet e trojeve tona nën Serbi deri të Molla e Kuqe”.”!
Qytetar, motra dhe vëllezër, patriot dhe luftëtar, intelektual dhe historian, politikaj dhe shkencëtar dilni zot atdheut tuaj. Mos e gjymtoni Kosovën!… Mos e përgjysmoni, por kërkoni t’ja mbledhim gjymtyrët, (që na kanë mbet të shkapërderdhura në 6 shtete ballkanike nga pushtuesit “sllavo grek”…

– Të dashur gjysma e deputetëve të Kosovës “rikujtoni mbiemrat tuaj që i keni sot nga toponimet e trojeve tona nën Serbi deri te Molla e Kuqe”.T’ju rikujtojmë se mbiemrat që mbani sot “i keni të trashëguar nga baballarët e juaj nga toponimet tona qe na kanë mbet atje në bazë të vendbanimeve etnike shqiptare, jo më larg se në vitin 1878 deri në 1912”.Atje na kane mbete oxhaqet duke tymuar!-Atje na mbeten djepat tanë!… Në atë kohë u bë edhe marrëveshja sllavo turke për përndjekjen e shqiptarëve”… Pra hyni shihni hartat aktuale , se akoma nuk kanë mundur t’i zhdukin! Këta mbiemra i rezistojnë kohës qe ju ta ngrëni zërin te kërkoni edhe dëmshpërblemë dhe rikthimin e tokave tonanga atje e jo tei jepni falë nga kërrigat e buta.

Atje i keni rrënjët qe ne çdo mëngjes t’i rikujtoni këto toponime krahas mbiemrave tuaj si: “Bllaca, Muhaxheri, Kastrati, Kurshumlia, Mehana, Terpeza, Shillova, Kapiti, Rafuna, Borovci, Vrapaca, Tullari, Maqedanci, Vllasa, Vrella, Visoka, Tmava, Bajçinca, Klaiqi, Putoku, Ratkoceri, Lepaja, Dukati, Mikullovci, Gjigolli, Reçica, Qyqalla, Pllana, Breznica, Jasahanica, Popova, Gjurovci, Rashica, Paçarada, Zhegrova, Stublla, Spanca, Sekiraça, Lipovica, Kukavica, Prebreza” e shumë, e shumë të tjerë!… Prandaj mos falni toka më !… Mos ngushtoni ma, ato bukuri dhe mos i përgjysmoni vargmalet e Rugovës, ato bregore ma të rralla në Evropë. Kërkoni kushte Malit të Zi, për cungimin e te drejtave të shqiptarëve atje. Kërkoni more, se populli iu ka dhënë votën ta mbroni e jo ta sakatosni e t’ja trasoni një rrugë vdekjeprurëse?…

-Kërkoni që të mbrohen, Flamuri , gjuha ,Kishat mijëvjeçare shqiptare, që mos të tjetërsohen në sllavë! Kërkoni qe te hapen rrugë e pika kufitare ne mes Shqipërisë dhe Kosovës me ato troje e mos bëni kufij. Deri më tash, ajo rrugë ka mbet si urë lidhëse gjenetikisht në mes shqiptarëve me shekuj. Kërkoni qe mos të boshatisen, ma trojet shqiptare atje në mungesën e infrastrukturës dhe presionit qe kanë shqiptarët atje?!. Atje akoma në shumë familje shqiptare flitet gjuha sllave në shtëpi nga terrori dhe represionet qe patën nga serbo-malazezët gjatë historisë, si qëllim asgjësimi e asimilimi. Deputet, mos u bëni tradhtar, se do tu gjykoj historia. Zoti Ramush Haradinaj, mos bir ma në provime se thirrja e juaj pa kushte për nënshkrimin e kësaj marrëveshje të qon ne tradhti dhe heroizmi i yt i luftës po shuhet!

Lutja e fundit dhe apeli im është mos e bini veten të quheni “Esat Toptana”…
Ratifikimi i marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, mbi Demarkacionin, është momenti qe ta ngrëni zërin para bote që shqiptarët mos të mbesin pikë e zezë dhe të izoluar për shkaqe te interesave te sllaveve !.
– Duhet t’i kërkohen kusht Evropës, qe ti heqin disa pika qe i vendosnin si prag te izolimit të ketij populli, që me shumë vështirësi, po e paguan këtë salltanetet taksore te “euro-sllavëve ” të rijnë.

-Kur nuk dini dhe ju mungon guximi kërkoni ndihmë hapur aleatet tanë strategjik që i kemi. Ata iu këshillojnë se çka të veprohet, jo në forma verbale, por tamam politike. Apeli im është që të bashkoheni rreth kauzës tonë kombëtare, si “pozitë dhe opozitë”. Veproni në interesin e fëmijëve tanë, në interesin e (kombit tonë). Mos e nënshkruani, pa sens dhe parametra politike!!! Seanca parlamentare e Projektligjit për miratimin e Marrëveshjes së shënjimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, mos të jetë dite e zezë për ju zoti Hashim Thaqi kryetar shteti, për ju zoti Kadri Veseli kryetar i Kuvendit, për ju Ramush Haradinaj, Kryeministër aktual i Kosovës. Lutja e fundit dhe apeli im është mos e bini veten të quheni “Esat Toptana”…

Komentet janë mbyllur.