Problematika e Arsimit të Lartë

0
661

Elena Kocaqi

Se pari ligji arsimit te larte duhet shfuqizuar, pasi është shkaktari i prishjes se sistemit arsimor, qe filloi te degradojë, qe pas viteve 2005, me hapjen masive te universiteteve private pa asnjë kriter. Politika është ajo qe degradoi Arsimin e Lartë, nga ana e cilësisë.

Ne duhet të mendojmë për te ardhmen e fëmijëve tanë dhe ajo qe ne mbjellim sot do të japë frutat ne te ardhmen dhe ajo qe po mbjellim, është një peme pa kokrra.

Ne parimet e BE-së, arsimi universitar është një e mire publike, qe merret me merite, qe do te thotë se shteti investon por për ata qe e meritojnë. Ligji jonë i jep mundësi çdo individi te vazhdojë studimet por nuk merr masa për cilësinë.

Nëse një student i mire nuk ka për te paguar, ai rrezikon mos te shkollohet edhe pse e meriton, ndërsa një student qe ka te ardhura ekonomike mund te shkollohet dhe pse nuk e meriton dhe ky është thelbi i padrejtësisë, pasi injoron meritën.

Shoqëria jone duhet te shqetësohet nëse studenti i shkëlqyer nuk shkollohet, se nesër ai ka vlere më tepër se 1 milion te diplomuar.

Rënia e cilësisë ne universitet ka ardhur si pasojë e trefishimit te numrit te studenteve dhe pedagogëve, ne mënyre te menjëhershme tek Publiku dhe hapja fare pa kriter te Privati, pa u bërë kjo gradualisht. U zgjeruan departamentet me pedagoge për te përballuar ketë fluks studentesh dhe kjo rrezoi cilësinë, pasi elita akademike nuk mund te krijohet brenda vitit.

Dhënia e doktoraturave pa kriter dhe pa merite ku aktualisht jepen vetëm nga një universitet privat dhe i janë prere kuotat te gjitha universiteteve publike dhe kjo është kulmi i padrejtësisë. A ka pedagogë, qe nuk e meritojnë aty ku janë dhe sillen me arrogancë me studentet?, po ka dhe nuk duhet te ketë. A ka nga ata drejtues qe kane vjedhur fondet publike? Po ka dhe ti çojnë ne prokurori te gjithë.

Duke qene se kam kryer tre fakultete ditën ne Universitetin e Tiranes, ku dy i kam fituar me konkurs te rreptë publik, ku pranoheshim 30 deri ne 90 studentë nga 1500 deri 3000 kandidate qe konkurronin dhe njërin prej tyre për shkak te rezultateve te shkëlqyera, unë njoh problematiken qe kane disa fakultete. Juridiku i Tiranes dhe Shkencat Politike ku kam kryer studimet pa frike kane pasur studentet me te mire te Shqipërisë por një pjese e pedagogeve te këtyre fakulteteve ishin rekrutuar aty politikisht dhe qe nuk e meritonin dhe këto ishin dhe ata qe torturonin studentet. Pa frikë mund te thuhet se aty kam pare studentë me te përgatitur se profesorët dhe disa prej profesorëve më te pafat qe denigronin studentin e tyre ne vlerësim dhe qe ishin ne përgjithësi fëmijët e politikaneve dhe shoqet dhe shokët e tyre, ose te futur nga politika.

Sigurisht qe ne to ka pasur edhe pedagogë te shkëlqyer, qe do kenë respektin tim gjithmonë, por një pjese e stafeve nuk ishin ne lartësinë e studenteve te tyre ne atë kohe. Kam pasur vet rastin te marr piket maksimale ne provim për notën 10 dhe pedagogu me ka thëne qe nuk me do mua qejfi te ve ty 10 edhe pse e meriton dhe nuk ma vuri kurre edhe ne vjeshte. Ky pedagog kishte mbaruar juridikun ditën, ne te njëjtën kohe qe punonte ne dogane, pra nuk kishte qene asnjë dite ne shkolle dhe as kishte idenë as te ligjit prapaveprues. Pra rangu i tille i pedagogëve te paafte dhe arrogant, nuk duhet te jete asnjë dite ne auditor. Edhe pse kam mbaruar 3 fakultete shkëlqyer ne Universitetin e Tiranes unë nuk jap mësim aty, për shkak te këtyre padrejtësive dhe as kam denjuar te çoj aty me dosje për konkurrim, se me te lehte e kam te filloj ne një universitet prestigjioz jashtë vendit se aty.

Pavarësisht këtyre problemeve, ka edhe profesorë te përkushtuar, qe janë me te persekutuarit ne bote. Pse?
Kane pagesën me te ulet ne Evrope dhe me gjere, madje vetëm Dardania ka 3 fishin e pagesës se një profesori shqiptar. Me indeksin e çmimeve pagesa e një profesori është e tille, qe nuk arrin dot nivelin normal te jetesës dhe nuk zë fundin e muajit.

– Profesori shqiptar për orën shtese te mësimit ne programin Master edhe ne fundjave, qe duhet te paguhet 2 fish, paguhet sipas urdhrit te fundit vetëm 6 euro për ore mesmi neto, sa ora e një sanitare ne vendet e BE. Kur dihet qe për një ore masteri atij mund t’i duhen mbi 1 mije euro libra për t’i blere, pasi librat akademikë ne tregun botërore janë mbi 40-50 euro. Dardania e ka pagesën 25 euro ora e mësimit ne publik dhe privati për mbi 50 euro ora mesmit.

– Profesori e ka zero pagesën për provime vjeshte
– Profesori e ka zero pagesën për drejtim diplome
– Profesori e ka zero pagesën për drejtim diplome master
– Profesori e ka zero pagesën për drejtim doktorature
– Profesori e ka zero fondin për kërkim shkencor për botime librash, konferencash etj.
– Profesori nuk ka status mbrojtës dhe imunitet.

Nëse doni te rrisni cilësinë
1- Kritere te forta merite për profesorin sepse cilësia e Universitetit është PROFESORI. Kjo paralel si ne universitetet publike edhe ne ato private, pasi privati e konsideron veten si biznes dhe është një nga shkaktaret e tragjedisë arsimore shqiptare dhe prodhimit te diplomave pa vlere.
2- Kritere merite edhe për studentin qe do te thotë jepja te drejtën e studimit, por duhen vendosur disa kritere te forta seleksionomi për degët ne vitin e pare ne disa provime me komision 3 profesorësh, qe kush nuk i kalon nuk do te vazhdoj me studimet. Ai mund te shkojë ne dege tjetër e ta provojë. Kjo duhet bere edhe tek privati, ku këto provime te kontrollohen nga shteti qe edhe ata mos te japin diploma pa vlere.
3- Rekrutimi i numrit te studenteve jo me tepër se kapacitetet akademike dhe infrastrukturore te universiteteve.
4- Rritja e pagesës se profesoratit te paktën sa i ka Dardania. Nuk mund te pretendohet për cilësi, nëse nuk rriten pagesat, pasi profesorit jo vetem qe i duhet te mbaj veten dhe familjen, por i duhet te përballojë nga paga e tij edhe botime librash, pjesëmarrje ne konferenca etj.
5- Rritja e fondit për kualifikimet e vazhdueshme për stafet akademike brenda dhe jashtë vendit.
6- Rritja e fondit për kërkimin shkencor.


Shënim:
Këta kanë hall me pagua miliona për fenë nga taksat e shqiptarëve, në vend, që të lihget feja të financohet nga besimtarët… e jo të paguajnë më mirë, për arsmimimin e shqiptarëve… /AÇ