VAJZA NGA LEZHA DHE REVOLUCIONI SEKSUAL SHQIPTAR…

0
117
Ec e kuptoj djemtë

Arben Çokaj

Një histori e nisur për kënaqësi maksimale, që përfundon keq…

Një vajzë nga Lezha po bënte dashuri me të dashurin e saj, dhe po shikonin për teknika të reja seksuale. Kishin parë atë skenën e filmit amerikan, me disa të rinj në anije, ku njëri nga djemtë duke bërë dashuri me një vajzë, për ta bërë vajzën që të provonte orgazmën më të fortë, e godet me grusht nga pas kokës dhe ajo bie, vdes…

Por këta nuk donin ta bënin me grusht, mendonin se do e provojnë këtë klimax me mbajtjen e frymës dhe partneri po e ndihmonte të dashurën e tij të mbante frymën, duke e kapur fort për fyti, ndërsa vazhdonte seksin me të … por si duket ia mbajti frymën pak më gjatë se duhet, dhe vajza bie në kulmin e ekstazës, kënaqësisë…

Tregojnë se kur një njeri varet, ai i çliron sfinterat dhe rrjedhin sekrecionet… Kjo gjendje si duket ndodhë edhe kur dikujt i bllokohet frymëmarrja, si në rastin në fjalë, ndërsa enët e gjakut në tru janë të mbushura/fryra me gjak nga aktiviteti seksual, gjaku bllokohet aty në tru nga shtrëngimi i qafës, dhe shpërthen…

Kështu që vajza ra përtokë se një enë gjaku në tru, ose më shumë, i shpërthyen, dhe ajo pësoi rrjedhje gjaku, apopleksi në tru. Përfundoi në spital dhe tani do i duhet të bëhet operacion në kokë, për të riparuar dëmin, me shpresë se do të rikuperohet, aq sa do të mundet tani, se pasojat mund të jenë për gjithë jetën.

Revolucioni seksual nga njëra anë, por jo hallakatje, që rrezikojnë seriozisht jetën, kujdes, se mund të përfundoni keq. Mos bëni gjëra të rrezikshme, që nuk e dini se si përfundojnë…